Nëse vazhdon anarkia, duhet me ikë natën...! - Bota Sot
Nëse vazhdon anarkia, duhet me ikë natën...!

Amerika

Nëse vazhdon anarkia, duhet me ikë natën...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 29 korrik 2019 Në ora: 07:32
Skënder Karaçica

Përditë na vijnë lajme të këqija nga Kosova! Nuk kalon asnjë ditë e lume që, për fatin jo të mirë vijnë lajme me ,,kostumin,, e anarkisë nga të gjitha rrafshet e pushtetit (poshtë-lartë) dhe nga vetë sjellja e qytetarëve tanë.

Për çudinë e kohës (Kosova shtet udhëhiqet nga shqiptarët), madje edhe për policinë si një nga mekanizmat e krahut të respektimit të ligjit të shtetit në mbrojtje të qytetarëve, dalin zyrtarët e këtij pushteti dhe sillen ndaj tyre sikurse ata të ishin të huaj për ne (sic!).

Pse me këto sjellje të anarkisë...? E kujt është policia e Kosovës, mbase nuk keni harruar kur përjetonim orën e vdekjes kolektive nga regjimi i Serbisë se Millosheviqit dhe,atëherë në atë kohë kur ne thoshim më zë të lartë: Veçsa të çlirohemi se me një lugë do të hajmë drekën...!

E tashti, çfarë po ndodh me harresën e të djeshmes varr kolektiv për Kosovën nga regjimi serb...?!

Të mësohemi të jetojmë lirinë, pavarësinë dhe shtetin ligjor të Kosovës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...