Ekskluzive: Miku i shqiptarëve do të zgjedhet drejtor i CIA-s - Bota Sot
Ekskluzive: Miku i shqiptarëve do të zgjedhet drejtor i CIA-s

Amerika

Ekskluzive: Miku i shqiptarëve do të zgjedhet drejtor i CIA-s

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 31 korrik 2019 Në ora: 07:07
John Ratcliffe dhe Lazim Destani

John Ratcliffe është kongresmeni amerikan i cili pret miratimin e Senatit për t’u bërë drejtor i Inteligjencës Kombëtare të Amerikës. Ai njihet si një mik i mirë i shqiptarëve si dhe përkrahës i çështjes shqiptare në Ballkan.

Pas dorëheqjes së Dan Coats, presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar kongresmenin teksan, John Ratcliffe, për postin e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

53 vjeçari Ratcliffe njihet si besnik i presidentit Trump dhe ky i fundit e ka përshkruar si një ish-prokuror mjaft të respektuar.

Por interesant është fakti se John Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan. Në 2016-ën, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim.

Në takime të tjera, John Ratcliffe shfaqet në krah të biznismenit tetovar Lazim Destani, Pandeli Majkos, ministër për Diasporën, Fatmir Mediut, ish-ministër i Mbrojtjes, dhe Teuta Sahatqijës, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York.

Ai shërben aktualisht në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan.

Për t’u emëruar në krye të Inteligjencës Kombëtare, kandidatura e Ratcliffe duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...