SHAD: E duam Dibrën

Amerika

SHAD: E duam Dibrën

Nga: Beqir Sina Më: 1 gusht 2019 Në ora: 00:06
SHAD : "E duam Dibrën"
DIBËR : Kryetari Dashnor Mifatri, dhe disa anëtar të kryesisë së Shoqatës Atdhetare "Dibra", nga New York - SHBA, të cilët ndodhen me pushime verore në qytetin e Dibrës së Madhe, vendlindjes së tyre, së bashku me familjet, shkruan në faqen e tyre në rrjetin social Facebook, se :" Në emër të SHAD, falenderojnë Klubin Bjeshktar & Ciklist “Dibra”, për këtë bashkëpunum si dhe për angazhimin e tyre maksimal që ç'do gjë të shkojë në mënyrën më të mirë të duhur".
 
Gjithashtu, ata falenderojnë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona nga SHBA-të dhe Europa, të cilët ju bashkangjitën këtij aktiviteti, duke i dhënë edhe më shumë peshë dhe rëndësi ketij aktiviteti.
 
"Na ndajnë oqeane dhe kilometra, por kur dëshirojmë të organizojmë diçka sëbashku nuk na ndalon asgjë, këtë e dëshmon edhe e diela e fundit që sapo kaloi me rreth 100 pjesmarrës u ngjitëm në majën e Stogovës," shkruan SHAD në satusin e saj në rrejtin social Fb.
Më tej ata sqarojnë në këtë njoftim se në këtë aventurë të bukur nuk mungoi zbavitja, bisedat me bashkëatdhetarët tanë, ajri i pastër, pejsazhet e bukura të qytetit tonë të dashur të Dibrës, që më së shumti i emociononin pjesëmarrësit e këtij marshi.
 
Dibranët në Amerikë, të cilët për çdo verë nuk e harrojnë Dibrën, që ata e duan shumë, dhe bëjnë aq shumë për vendlindjen e tyre, me të cilën ata mburren në SHBA, thonë se edhe ky aktivitet si shumë aktiviteter të tjära që organizojnë ata me bashkëqytetarët e tyre, nga Europa, Australia, dhe SHBA - Kanada, kam i mirë se pritur dhe i vlerësuar nga dibarnët, të cilët iu bashkëngjitën aktiviteve verore, të kurbetqarve dibran në kujdesin dhe organizmin e Shoqatës Atdhetare "Dibra" , me organizatat dhe aktivist të Dibrës.
 
Duke four për ngjitjen në mal në kurorën e qytetit të Dibrës, malin e Stogovës, ata thonë : "Gjithçka, kaloi më mirë se e planifikuam, ngjitjen e bëmë me ecje, disa me motor e dikush me makina tereni gjithçka për të shijuar dhe kënaqur pjesëmarrësit dhe të dëshmojmë se edhe ne kemi mundësinë e sporteve të ndryshme. Para nisjes dhe pas ngjitjes në majën e Stogovës të gjithë pjesmarrësve u shërbyem sanduiçë, ujë dhe fruta që ta bëjmë këtë ngjitje më atraktive."
 
Ndërkohë, shpërndajnë edhe mesazhe faleminderime sidomos ata Falenderojnë fabrikën e ujit "Maya" që na ofroi ujin falas, falenderojnë kompaninë "Dashi Komerc" që mundësoi 120 sanduiçët për pjesëmarrësit,ujë dhe fruta, falenderojnë, Shoqatën Atdhetare "Dibra" që mundësoi nga një kanatjere me logon e Klubit dhe SHAD nën moton " E duam Dibrën" dhe për lajmërimin që e ngjitëm në qytet.
 
Njëkohësisht : "Falenderojmë, Butrint Selën, që na transportoi ushqimin, ujin dhe frutat në majën e Stogovës për koktelin e organizuar dhe ndihmesën e tij finansiare për mbulimin e transportit të pjesmarrësve deri në fshatin Broshticë dhe kthimin. Klubi mbuloi shpenzimet e frutave dhe të tjera. Falenderojmë Spitalin e Dibrës që gjatë aktivitetit të kemi ekipin e ndihmës së shpejtë dhe autoambulancën në afërsi gjatë gjithë aktivitetit"
Dhe, natyrisht, që nji falenderimë simbas tyre shkon me këtë rast edhe për të gjithë pjesmarrësit që ndihmuan që ky aktivitet të mbetet në kujtim të bashkëatdhetarëve tanë për një kohë të gjatë dhe dhanë mundësinë që të njohin bukuritë e vendlindjes së tyre nga afër dhe jo vetëm se të ndëgjojnë me fjalën e prindërve apo të afërmve pasi nuk thonë kot: "O ju malet e Dibrës, O ju o lisa të gjatë, Që ju kam ndërmend ditë e natë"...
Një set me fototografi prej tyre, shprehen ata në njoftimin e SHAD, fletë më shumë se "1000 fjalë",për atë që smund të përshkruajnë fjalët, shkruhet në njeftimin e Shoqatës Atdhetare "Dibra", raporton gazeta Bota sot,nga Nju Jorku.
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat