Nacionalistët shqiptar denoncojnë regjimin hipokrit të Ramiz Alisë në Amerikë dhe varjen e Nelës - Bota Sot
Nacionalistët shqiptar denoncojnë regjimin hipokrit të Ramiz Alisë në Amerikë dhe varjen e Nelës

Amerika

Nacionalistët shqiptar denoncojnë regjimin hipokrit të Ramiz Alisë në Amerikë dhe varjen e Nelës

Nga: Beqir Sina - New York Më: 10 gusht 2019 Në ora: 19:54
Varja në litar e Hivzi Nelës dhe krimet e komunizmit në Shqipëri

Varja në litar e Havzi Nelës në Kukës më 1989- u denoncua me anë të pankartave të protestuesve Shqiptar të Amerikës, në një protestë të emigrantëve shqiptar, të cilët dolën para Misionit shqiptar në Nju Jork...... ditën kur Ramiz Alia erdhi në Nju Jork, të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithëshme, të Kombeve të Bashkuara. Pankarta që tregonte varjen e Hivzi Nelës ishte  vepra nga nji artisti  patriot e atdhetar i flaktë në mërgim, ish i arratisur, një  anti komunist të përbetuar, luftëtar i pa kursyer dhe te kudo ndodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, the regjimit komunist të Enver Hoxhës. 

Të arratisurit, patriotet e atdhetaret , ishin ata qe u dalluan në luftën që bën nacionalistët shqiptar në mërgim, për 46 vjet për liritë e të drejtat e shqiptarëve në tokat e tyre, stërghyshore, nën ish- Jugosllavin e athershme,(Luginën e Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi )dhe në Çamëri, dhe nuk u ndalën deri në rënjen e komunizmit në Shqipëri, demokratizimin e saj, pavarësisht pasojave që patën ku më së shumti e vuajtën familjet e tyre në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare, nga Sigurimi i Shtetit dhe UDB-ja.

Footografitë, dhe shkrimet e asaj kohe janë sot materiale, qe jan ruajtur në albumet fotografive historike, nga jeta e tyre në mërgim, të sjellura në një datë si kjo kur kujtohet martiri i demokracisë Hivzi Nela, me shkrime, kujtime dhe fotografi që sot quhen: ”Fotografia flet më shumë se 1000 fjalë”.

Image

Në mesin e këtyre fotografive, qe ruhen origjinale edhe sot janë edhe këto fotografi te përdorura në protetstat anti - komuniste në Nju Jork, ku protestuesit para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara, në protestën e famshme kundra Ramiz Alisë, pikërishtë në pjesmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme me 28 Shtator 1990, denacuan atë që emigrantët e kan cilësuar nëpërmjet pankartave të tyre, regjimi hipokritë i Ramiz Alisë, çka shifet me anë të një posteri vendosur në një pankart me pikturën e piktorit anti-komunist dhe të arratisur nga Tropoja, Isa Nuredin Gjoçajt.

Në pikuturën e Gjoçajt, e titulluar :”Hypocrite Stalinist Albanian Regime 1944 - 1990”, duket një portret i Ramiz Alisë, “Gjysmagjel” die një vinç ku litarët ganxhat e tij mbajn të arur Hivzi Nelën.

Image

Pankarata me ngjyra tregon Ramiz Alia, në këmbë duke ngritur lart flamurin e kuq të komunismit me Yll, dhe gjysma në anën tjetër me një flamur të zi në mes, pikturuar në radhë kafakat e të pushkatuarve, dhe gjysma tjetër “Ramiz Alia”, i shtetit diktatorial dhe policor, “Shqipëria 1944 - 1990”. Po ashtu polici simbol i diktatures, paraqitet në pikturë duke e rrahur me dru një kundërshtar politik, i lidhur në të dyja duart me zinxhir, mbyllyr dhe kyçur gojën me një kyç të ndryshkur, dhe nxjerrur sytë. Ai është portreti një i të ish burgosuri politik, që mban deri në vdekje flamurin kuq e zi pa yll, megjithëse, ai është i shtrirë ei mbuluar nga gjaku i torturave barbare, poshtë tij lexohet diçitura ; “Albanian People Live Under Stalinist Chain for the past 46 years”.

Ajo që të bie në sy në këtë poster, me karikaturën e piktorit Isa Nuredin Gjojçaj, një anti komunist dhe ai ish i arratisur nga Shqipëria komuniste, është edhe një skel e një vinçi të lart ndërtimi, ngritur deri në kup të qiellit, ku dallohet në qendër të saj një hartë hyjnore me aureolën e Shqipërisë Etnike, e cila ka nisë të rrezatojë qysh nga Kosova, dhe viset shqiptare, nën ish Jugosllavi, ku në ganxhën e hekurt, është vendosur edhe litari në qafë të varur, i poetit disident Havzi Nela, që dy vjet para se ai rregjim i komunist, të rrëzohej, ai do të përfundonte me varje në litar, nën regjimin e Ramiz Alisë.

Në këtë diçiturë lexohet :” Avzi Nela a political Prisoner was hung in Kukës, Albania in August after 16 Years in prison”……..

Pra bëhet fjalë poetin disident Havzi Nela, dhe gjyqin e tij, që përfundoi me varje në litar. Një ngjarje e dhimbshme e ndodhur në qytetin më verior të Kukësit, në vitin 1988, që do të shënonte dhe fundin e rregjimit komunist në Europë, për të cilën akuzohet si firmosës i varjes së Hivzi Nelës, babai i Kryeministrit të Shqipërisë, ish nën kryetari i Frontit Demokratik të Shqipërisë, Kristaq Rama. 

Pra, bëhet fjalë për poetin disident Havzi Nela dhe gjyqin e tij, që përfundoi me varje në litar në mes të qytetit të Kukësit të ri me diktaturën e vjetër të Enver Hoxhës. Pikërisht, kur, jo më shumë se dy vjet më vonë, rregjimi hipokritë, i Ramiz Alisë, dhe veglat e tij, që disa prej tyre vetë ose me të bijtë e tyre, për fat keq të gjithë shqiptarëve, janë edhe sot në krye të Shqipërisë, dhe qeverisë shqiptare, perfshire edhe Kryeministrin e Shiperise sot Edi Rama, i cili eshte i biri i ish anetarit te Komitetit Qendror dhe nën/ Kryetar i Frontit Demokratik, qe drejtohej në atë kohë nga Nexhmije Hoxha, dhe dhane urdherin e firmosen se bashku varjen ne litar te Hivzi Neles.

Per faktkeq ne Shqiperi sot, janë vet-pjestar, dhe, vet nga ata që i shërbyen ose dhanë urdhëra, pushkatimesh, burgosjesh dhe interrnimesh, perfshire kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci, ish Ministrin e fundit te Punve te Brendeshme, ose edhe Ministrin e Brendeshem sot ish gjeneralin e Enver Hoxhes, Sander Lleshaj- kuadrin e Shkollës së Bashkuar të Oficerave " Enver Hoxha".

Por jane ne pushtet dhe nga ata qe deri dhane urdhera ose firmosen denimin me varje në litar, per dy poetët disdent : Genc Leka, Vilson Blloshmi. Dhe, nga ata që vazhdonin të pushkatonin - egzekutonin, madje pa gjyqë dhe pa i arrestuar , të gjithë ata djem e vajza të reja, bijë e bija nënash, shqiptar, që tentonin të arratiseshin nga Shqipëria komuniste, ato dy vjet, për në liri.

Aqsa, krimi i tyre arriti deri aty sa të i tërhiqnin edhe zvarrë, nëpër rrugët me gurë e pluhur, të lidhur pas rimorkjove të traktorve, duke demostrauar në mes të fshatrave dhe qyteteve kufitare, duke i masakruar në sy të popullit, ata që kapinin - duke tentuar në ato vite (1988 - 91) për të dalë në botën e lirë.

I ndjeri Musli Mulosmani, para largimit ne amshim me dhurojë këte foto album me disa fotografi të viteve 1960 - 1990, kur tregohen përpjekjet e emigrantëve shqiptar si kan vepruar për të denoncuar dhe sesabilizuar Washingtonin dhe OKB, mbi krimet e diktaturës, së rregjimit të Enver Hoxhës, dhe shqiptarëve në Kosovë, e viset shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, si dhe demostratat për Çamërinë, dhe Shipërinë e Bashkuar - Shqipërinë Etnike.

Mes tyre ishte dhe kjo fotografi e ruajtur me kujdes nga Muslia, ku ai shkruante  :” Këto fotografi, janë të mirë njoftunit nga të persekutuemit, në Amerikë, janë të marra nga një karikaturë të Piktorit- Isa Nuredin  Gjoçajt, nga Tropoja “ I pa harrueshëm për jet qoftë kujtimi tij”, thoshte ai duke shtuar :” i kemi vendosur këto fotografi të tij, në pankarta dhe i kemi  kemi përdor gjatë demostatave anti sllavo-komuniste, në New York, para OKB-së, kur erdhi i fundit President komunist Ramiz Alia, në OKB, por i kemi perdor edhe në Washington, gjithashtu edhe para Shtëpisë së Bardhë - Kongresin e Senatin amerikan, në demostratat e vazhdueshme për lirinë e të drejtat e shqiptarëve, aty kah vitet 1989-90, deri në përfundimin dhe rrëzimin e diktaturës komuniste(me llafe….si e quante ai gjithmonë), dhe deri në shpërbërjen e Jugosllavisë, në demostratat “Kosova Republik, dhe, luftën për lir dhe pavarësi të Kosovës”.

Ndërkohë, në shënimin e tij  Muslia, do të linte edhe shënimin e fundit :” lexoni dhe besoni, se i ndjeri Isa Gjoçaj, ka ba ma se 18 vjet burgë, në rregjimin komunist, Ai është pjestar i nji familje e persekutueme me burra dhe gra, burgje dhe internime, nuk asht nga ata siç i thonë sot, i atyre dekoratave ; “Mjeshtër i Madh ose Artist i Popullit”, marrë gjatë rregjimit komunist, në Shqipëri, per sherbimin qe i kan bere atij rregjimi.

“Por, është nga Malësia e Gjakovës, e cila gjatë diktaturës së regjimit komunist ku e gjithë Malësija, ka pas gjithmon trima dhe patriot, por ja që edhe sot për fat keq, janë të harruem, t’ja thuesh gati krejt “sot për sot”. Nuk di se cka bahet mot…….! por gjithësesi Zoti e bekoft Shqipërinë dhe Shqiptarët, Zoti e bekoftë Malësine Gjakovës, me të mirat që ka pas-dhe ka ishalla”, ka shkruar i ndjeri Musli Mulosmani. i cili vdiq më 5 qershor 2017 në New York.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...