“Ditë Përkujtimore për Simbolin e Rezistencës Adem Demaçin” - “Adem Demaçi në Shtatore”

Amerika

“Ditë Përkujtimore për Simbolin e Rezistencës Adem Demaçin” - “Adem Demaçi në Shtatore”

Nga: Beqir Sina- Yonkers NY Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:51
Miqtë e Adem Demaçit e përkujtuan atë në një vjtetorin e vdekjes

YONKERS NY : Të dielën në Nju Jork, një vit nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit - “Mandela i Kosovës”, Këshilli Inicues “Adem Demaçi në Shtatore” në bashkëpunim me Shoqatën “Atlantiku”- Shoqatën “Malësia e Madhe” dhe Fondacionin “Plavë e Guci’’, mbajtën në Royal Regency Hotel në Yonkers NY një “Ditë Përkujtimore për Simbolin e Rezistencës Adem Demaçin”.

Në këtë përkujtimore, morën pjesë dhjetra vetë, lider, dhe veprimtar të dalluar të komunitetit, udhëheqës e veprimtar të Fondacionit Vendlindja Thërret dhe Shoqatës Atlantiku.

Diplomtët e të dy vendeve tona, të Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara këtu në Nju Jork, dhe të Konsulatës së Republikës së Kosovës gjithashtu në Nju Jork, veprimtarë të çështjes kombëtare ndër vite, nga Detroiti, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Batalionit Atlantiku, invalidë dhe familjarë të Dëshmorëve të UÇK-së, Ylli, Muhamet e Agron Bytyqi, anëtare të Shoqatës së grave shqiptaro-amerikane Hope &Peace

Përkujtimorja u hap me intonimin e hymneve kombëtare, të SHBA, Shqipërisë e Kosovës, hymnet e flamujve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Flamurit Kombëtar Shqiptar si dhe atij shtetëror të Kosovës:.

Ndërsa, më një minutë heshtje të pranishmit nderuan simbolin e rezistencës si dhe të gjithë dëshmorët e kombit shqiptar.

Ndërkaq, gjatë fjalimeve të tyre oratorët, thanë se Demaçi, që u njoh si veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe që luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera, për angazhimin e tij politik vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë, do të mbetet shpirti i rezistencës sonë kombëtare. Ata e kujtuan Adem Demaçi edhe mbasi ai u lirua, dhe kur menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik, për liri e pavarësinë e Kosovës.

Udhëheqësia e Programit - Studentja Rilindjonë Muhadri, përcolli në emër të Këshillit Iniciues “ADEM DEMAÇI në Shtatore” Nju Jork, Shoqatave:“Atlantiku” dhe ”Malësia e Madhe” si dheFondacioni “Plavë Guci” një përshëndetje për respektin dhe nderimin në këtë ditë përkujtimore të organizuar për simbolin e qëndresës dhe rezistencës shqiptare, Bacën Adem Demaçi, me rastin e njëvjetorit të kalimit të tij në amshim.

“Sot jemi mbledhur këtu për të përkujtuar Simbolin e Rezistencës sonë Kombëtare, të pavdekshmin Adem Demaçi, me emrin e të cilit krenohemi ne shqiptarët, kudo që jemi, sepse me emrin e tij ndërlidhen të gjitha ngjarjet e gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, që kanë të bëjnëme rezistencën e shqiptarëve të Kosovës, në kërkim të tëdrejtave të tyre, për liri, barazi, demokraci, Republikë, pavarësi e Bashkim Kombëtar. Me emrin e tij, padyshim ndërlidhet edhe lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës, sepse duke qenë zëdhënës i saj, ai ngriti lart moralin dhe sakrificën sublime të bijve dhe bijave më tëmira të Kosovës që luftonin istikameve për të sjellur lirinëe munguar e për të cilën luftoi dhe u burgos e vuajti ai vetë për 28 vite me radhë kazamateve jugosllave” tha moderatorja, zonjusha Muhadri, ndërsa shtoi se : “Bac Adem Demaçi, padyshim se ishte dhe mbetet figura më e nderuar, simbol jo vetëm i qëndresës dhe irezistencës, por edhe i dijes dhe i guximit intelektual, qëditi, në çdo kohë të asimilojë kërkesat që ndërlidheshin me aspiratat e popullit shqiptar të Kosovës.”

Fjalën kryesore të kësaj përkujtimore, e mbajëti publicisti, ish korespondenti i “Zërit të Amerikes”,seksioni në Gjuhën Shqipe, veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare, si dhe mbuluesi kryesor i sektorit të propagandes të ish Fondit “Vendlindja Thërret” për Amerikë e Kanada në mbështetje të UÇK-së, z. Gjekë Gjonlekaj, i cili me fjalimin e tij prezantoi edhe shoqatën Malësia e Madhe.

Pavarësisht, se ata u quajtën të burgosur politik, në ish Jugosllavi, ceku Gjonleka, duhet theksuar se të gjithë ata të burgosur shqiptar në atë kohë ishin të burgosur për shpëtim kombëtare, dhe natyrisht, që kampioni i tyre ishte Adem Demaci.

“Burgjet në Shqipëri ishin 100 përqind për liri e demokraci - ishin burgje politike, ndërsa burgu i Adem demacit, ishte për shpëtimin kombëtar, për ta shpëtuar Kosovën nga rreziqet që i kanoseshin. Për këtë Adem Demaci, është i vecantë. Dhe, ky meritonë ndertime të vecanta. Unë në një shkrim e kam kam thënë, që ky duhet të jet në pjedestalin e figurave kombëtare. “

Gjonleka, hodhi mendimin e tij se Ditëlindja e Adem Demacit, duhet të bëhet festë kombëtare.

“Ngaqë në SHBA, ke vetëm një festë kombëtare, e cila është ajo e Martin Luther King që është i njëjtë me atë të Adem Demacit. Në të gjitha kushtet është i njëjtë, edhe Adem Demaci. Sepse, ai ka qenë për liritë e të drejtat e të gjithëve - barazi dhe liri, për luftën e tjera e tjera. Në Kosovë duhet të bëhet fest kombëtare Ditëlindja e Adem Demacit”.

Gjonleka, gjatë fjalës së tij u shpreh edhe për organizmin e një konference ndrkombëtare për Adem Demacin.

“Aq shumë ka për t’u thënë, për të, sa që ne shpresojmë, vitin e radhëshëm të organizojmë një konferencë ndërkombëtare, këtu në Nju Jork, me njerëz që kan shkruar dhe e kan njohur Adem Demacin,” tha ai, dhe kujtojë se vetëm gazeta Neë York Times, ka mbi 25 artikuj per Adem Demacin.

“ Për një kohë kemi qenë në frikë se po verbohej, ngaqë thonin atëhere se po e mbanin në errësirë. Turqia në kohën e perandorisë së vet, armiqt e saj kur donte ti eleminonte i dergontë nëpër qelit e kështjellave të errëta që gradualisht të humbnin shikimin e jetën. Një frigë e tillë gjithmonë sa ishte në burg, egzistontë edhe për Adem Demacin në burgjet e Serbisë.

“Jam i kaherëshëm në SHBA, pothuajse 50 vjet.Dhe më duhet t’ju kujtojë se nuk ka pas demostrat që kemi bërë në Uashington, “Shtëpinë e Bardhë”, dhe Capitol Hill, Nju Jork, në Kombet e Bashkuara, që të kemi bërë pa fotografinë e tij. Parrulla kryesore ka qenë “Free Kosova! - Free Adem Demaci”. Pra, kjo do të thotë se cdo gjë në atë kohë është indetifikuar, si liria e Kosovës me Adem Demacin.”

Ka një thënje amerikane : “Tregoma sakrificën që ke bërë, dhe, unë kam për të ndihmuar, respektuar dhe nderuar” tregojë Gjonlkeka.

“Ne e kemi pasur këtë sakrificë, madje edhe të njohur ndërkombëtarisht. Dhe, sinqerisht lusë Zotin, dhe shoqërinë shqiptare, që të na ndihmojë në këtë kuazë tonën, që ta vëmë figurën e Adem Demacit, aty ku e meritonë. Jo sepse ai e ka kërkue- ai nuk e sheh më , por edhe në se do të ishte gjallë nuk është “lodhur” shumë për fjalë të mira, por vetëm për të bërë vepra të mira, dhe mirën tonë, që i tregojmë botës, se kemi pasur njerëz, që kan sakrifukuar. Bile 30 vjet në burgjet serbe, për lirinë e popullit tonë. Adem Demaci, për këtë sakrificë ka qenë Ylli i politikës” tha Gjek Gjonleka,

Me një kumtes të shkurtër erdhi në këtë përvjetor që të thotë një fjalë rasti studiuesi, shkrimtari dhe profesori i letërsisë, Dr. Besim Muhadri.

“Baca Adem, i takonte edhe komunitetit të letrave tona, pra ishte shkrimtar, ndërkaq romani i tij “Gjarpnijt e gjakut”, i shkruar dhe i botuar më 1958, në revistën letrare “Jeta e re”, për shkak të tematikës dhe mesazhit që përçonte te lexuesi, u bë edhe sebepi i burgosjes së tij nga ana regjimit serbo-sllav.” tha shkrimtari dhe profesori i letërsisë, Dr. Besim Muhadri, nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”.

Ndërkaq, nga Michigani i largët, kishte ardhur për të nderuar figurën e Adem Demaçit, edhe veprimtari i hershëm i mërgatës Shqiptaro-amerikane, zoti Rrok Dedvukaj, një ish i burgosur në vitin 2006 nga regjimi serbo-malazez. Zoti Dedvukaj, tani është kryetar i Organizatës “Shqiptarët e Bashkuar” në Michigan.

Më pas moderatoja, ftojë kryetarin e Shoqatës “Atlantiku”, zotin Gani Shehu: “Atë që si tha ajo ishte i radhitur në radhet e UÇK-së që në ditët e para tëfillimit të luftës, pas plagosjes rëndë në Betejën e Junikut në korrik të vitit 1998, në detyrën e Komandantit, dhe vjen për shërim në SHBA.

Ndërkaq, pas organizimit nga veprimtarët e Fondit “Vendlindja Thërret” të Batalionit “Atlantiku”, mu në këtë vend ku jemi mbledhur të përkujtojmë Bacën Adem, ai vendos që t’i bashkohet Batalionit dhe të kthehet sërish në vijat e frontit, ku gjatë operacionit “Shigjeta” në Zonën e Pashtrikut, ngarkohet me detyrën e Shefit të Shtabit, Drejtimi i Nikoliqit, i cili tha se “Personalisht ndihem i përmbushur, kombëtarisht dhe familjerisht, që u linda dhe u rrita, kisha mundësi të jap një kontribut për Kosovën, jetova epokën e Adem Demacit- Jam shumë krenar që i takojë kombit, dhe cfarë kam bërë për të dhe atë dashuri për kombin do ta cojë deri në fund - Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Adem”.

Luigj Gjokaj, që kishte udhëtuar posaqërisht për këtë përkujtimore nga Detroiti, i cili është një veprimtar i hershëm Diasporës Shqiptare në Amerikë. I pamunguar në asnjë moment bashkë me malësorët e tjerë, gjithnjë në të mirë të Atdheut, pjesëmarrës në protesta e demonstrata, në rrugtime të gjata, sa e sa herë nga Michigeni për Nju Jork, Uashington e deri në Ohajo. I cili gjatë luftës së Kosovës, ishte kryetari i Fondit “Vendlindja thërret” për Michigen, gazetar në televizionin e shqiptarëve atje, si dhe Sekretar i Shoqatës “Malësia e Madhe” në Detroit, erdhi të thotë disa fjalë në këtë tubim përkujtimor , për të nderuar dhe respektuar figurën e madhe të Adem Demacit.

Luigj Gjokaj, ndër të tjera tha se jemi sot që ta përkujtojmë në një vjetorin e ndamjes nga jeta njerin ndër figurat më të merituara që ka dhan kombi yn nëpër shekuj, shkrimtarin, Desidentin dhe Heroijn tonë të dashur, dhe të respektuarin Adem Demaci. Ai është nda nga jeta vetëm fizikisht, por ai është i pandashëm nga “mishi e gjaku” ynë Shqiptar, nga Kosova, Shqipëria, Illirida, Camëria, Malësia e Presheva...pra nga Shqipëria Etnike, për të cilën ai vuajti aqë shumë, punojë , veprojë dhe sakrifikojë krejt jetën e vet.

“Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, me shpatën e diplomacisë e bashkoi kombin tonë në një Beslidhje, kurse, Heroi Adem Demaci e celi dritën e kuptimit të lirisë, rezistencës, dhe moralit të lart kombëtar, dhe ndezi shpirtin e revoltës popullore kundër pushtetit Serbo - sllav në trojet Ilirisë...e në vecanti për Kosovën Dardane, të cilës ja kushtoj tërë jetën, duke u djegur nëpër qelit e burgjeve të tmerrshme serbijane, vetëm e vetëm që Kosova, të gëzojnë lirinë, Pavarësinë dhe një ditë Bashkimin tonë Kombëtar.”

Gjokaj, tha më pas se : “Vuajtja dhe dhimbja e tij, e ka emrin Liri, e ka te i biri Shqiptari dhe e bija Abetarja….. E ka te emri i krejt popullit shqiptar, trim dhe liridashës i Kosovës martire. Papa Gjon Pali i Dytë, ju kishte thënë popullit Polak, “ Mos u Frigoni po Rezistoni dhe luftoni që të rrëzoni komunizmin dhe Diktaturën Sllavo-Komuniste, nga Polonia, pikërisht, ashtu si na tha Demaci i Madhë, ne shqiptarëve : “ Rezistoni, armatosuni dhe luftoni për lirinë e Kosovës, se pa luftë nuk do të fitojmë asgjë…”, dhe, ashtu si ai tha, edhe doli ma vonë me luftën e shejtë të UCK-ës, të cilët luftuan dhe fituan, sollën Lirinë e Kosovës”.

Duke paraqitur folësin e radhës, ideatorin dhe organizatorin e këtsaj përkujtimore, Shefki Mexhuanin, udhëheqësia e Programit - Studentja Rilindjonë Muhadri, tha se në kohë lufte së bashku me veprimtarë të tjerë, ai mori përsipër të udhëhiqte projekte dhe aksione të mëdha, të cilat i kontribuan sensibilizimit të shqiptarëve për të ndihmuar luftën e Kosovës. Ai përveç që ishte Drejtor Ekzekutiv i Fondit “Vendlindja Thërret” për SHBA dhe Kanda, njëherësh ishte edhe njëri ndër Themeluesit si dhe Organizatori Kryesor i Batalionit “Atlantiku”.

Shefki Mexhuani në këtë tubim përkujtimor me moton “Adem Demaçi në Shtatore”, është si Kryesues i Këshillit Iniciues, u paraqit me një fjalë rasti:

“Të nderur bashkëkombas, Populli ynë është me të vërtetënjë popull heroik, një popull i guximshëm, i papërkulur, dhe i paepur. Këtë nuk e themi sepse jemi romantik, sepseduam ta mashtrojmë vetëveten, por sepse faktet dhehistoria flasin kështu”, ishte deklerata e parë publike e Adem Demaçit të bërë pas lirimit të tij nga burgu, në vitin1990.

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërnij, sot, në njëvjetorin e vdekjes, kujtojmë dhe nderojmë frymëzuesin e gjithë atyre që përqafuan idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit, Bacë Adem Demaçin, që përfaqëson idealin e kthesës historike dhe politike të Kosovës së vitit: 1968, 1981, 1989.

Gjithashtu, Adem Demaçi ishte dhe lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zonja dhe zotërnij, të gjithë pushtuesit, punën e parë që e bëjnë është robërimi i fjalës së lirë. Prandaj, të gjithë ataqë janë ithtarë të fjalës së Lirë, kanë qenë të përndjekur, tëdënuar e të burgosur, të ekzekutuar e të masakruar ngarobërues të fjalës së lirë.

Andaj, Adem Demaçi me të drejtë quhet, Hero i fjalës sëlirë dhe hero i lirisë, dhe, sot, nderohet nga e gjithë botademokratike, sidomos nga Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, ku liria e fjalës është e drejtë themelore e garantuar me kushtetutën e SHBA – së.

Andaj, të gjithë së bashku, të punojmë që: heroin e fjalëssë lirë, Fituesin e çmimit Saharov dhe Mandelën e Evropës, udhërrfyesin e lirisë së popullit tonë, t’a sjellimnë bronz, dhe të jetoj përherë, këtu në shtet simbolin e lirisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të nderuarkombin shqiptar dhe gjithë botën demokratike!

Vepra dhe jeta e Adem Demaçit, do të jetoj përherë, tekçdo shqiptar dhe tek çdo popull liridashës, si vlerë universale të lirisë.

Ne, duke nderuar Bacën Adem, e nderojmë vetëvetën, nderojmë sakrificën e kombit shqiptar, nderojmë tëkaluarën tonë të lavdishme dhe vetëm kështu kemi tëardhme prosperuese.

I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për BacënAdem, si si simbol I rezistencës, sakrificës, lirisë dhe ndërgjegjjes sonë kombëtare.

I lehtë I qoftë dheu i Kosovës.Lavdi! JU FALEMNDERIT!

Uk Lushi, ish-zëdhënës e kronist i shquar i Batalionit “Atlantiku” gjatë luftës, ndërsa ka qene edhe publicist dhe analist pas luftës, ku edhe i rrëfeu opinionit luftën në Pashtrik, dhe kontributin e ushtarëve të Batalionit “Atlantiku” në kuadër të operacionit “Shigjeta”, veterani i UÇK-së, në këtë ditë përkujtimore për Adem Demaçin, në fjalën e tij përshëndetse, tha se rezultati i veprës së Adem Demacit, duket edhe në këtë përkujtimore, ku vepra e tij na bëri të gjithë bashkë shqiptarët e të gjithë trojve shqiptare pa dallime dhe veprimtar të cilët po realizojmë vizionin e tij kombëtar.

Më kujtohët në disa takime që kemi pasur me Bacën Adem : “Ai asnjëher nuk e ka pasur për shumë qejf pozitën e të treguarit, sepse atij gjithmon i ka interesuar e tepër puna dhe vepra, ma shumë se sa fjalët. Por cfarë me ka mbetur mua në mendje prej historisë së tij, si një njeri i vecantë. Prë arsye se njerëzit e ecantë e kan dallim përkundrjet disa njërëzve të rëndomtë fatin se ata e kuptojnë shumë heret se ka dy jet! Njëra jet normalisht është jeta fizike të cilën të gjithë e kemi dhe e përfundojmë një ditë.Dhe, jeta tjetër është jeta e internale!Ai ka ka kuptuar më mirë se cdokush dimezionin filozofik të jetës më shumë se cdo shqiptar tjetër. Eprimtarësh që e kan jetuar jetën fizike.Dhe kur ra në burg herën e parë, ai dinte shumë mirë se aktivitetin të cilin ai e bënte do ta conte eentualisht në burg, Pra ai shkonte në burg me një vetdije të plotë, si njrëzore dhe kombëtare, shoqërore dhe intelektuale. Nëna e tij e cila ihste një grua e pa-shkollë, i thotë “ Biri im, mos u ngjit për mua për arsye se sepse unë dihet që jamë Nëna jote dhe të dua më shumë se veten time, dhe unë dihet se do të vdes një ditë, dhe ti do të mbetesh pa mua. Ngjitju Nënës Shqipëri, për rasye se Nëna Shqipëri nuk vdes kurrë”

Dhe, këtu Adem Demaci e kuptojë se kombet e civilizimet nuk jetojnë etëm sa është jeta e qenjeve njerëzore, ato shkojnë përtej jetëve njërëzore…., duke shkuar mijëra dhe qindra vjet. Kështu që ai e dinte se një qenje njërëzore nuk e ka fuqin të luftonte një mini perandori në fakt,Jugosllave,. Por, ajo mini perandori megjithë ata qindra mijëra ushtar , policë dhe para-militar, mijëra torturues e kishte frigë një burr të vogël për arsye se ai kishte një vizion të madh. Dhe, pse unë mendojë atë se Adem Demaci arriti edhe ja doli e sot të ketë jetën e dytë e cila është jeta internale - Për arsye se ne ai na bashkojë, ne jemi këtu - Për arsye se rëmndonsia e qenjeve njerëzore nuk e kupton këtë vizion mijëra vjecar më përpara dhe normalisht nuk reagon me kohën e duhur. Por kjo e dallonte Adem Demacin! Për arsye se nuk kishte shqiptar që në zemër dhe në shpirt e trungun shqiptar të kishte një dashuri për atë shtet shtypës dhe pushtues - Jugosllavinë. Por njerëzit kishin frigë! Ndërsa Adem Demaci nuk kishte. Ndërsa dënimet atij ja kan dhënë në gjuhën shqipe, dhe gjyqëtarët kan qenë shqiptar, por ai kishte madhështinë ti bënte për vete ata. Sepse ishte kjo jeta internale . Sot po të ishte gjallë Adem Demaci, pikërisht ai njeriu fizik i gjallë, ai do të ndihej i lumtur . Dhe cdo her shqiptarët bëhen bashkë, pavarësisht dallimeve që kemi pavarësisht qëndrimeve ne veprojmë si na ka mësuar Baca Adem. Deri sa shohim shqiptar bashk, deri sa vazhdojmë të punojmë me vizionin që kishte ai për Nënën Shqipëri, si thoshte ai Nëna e vërtet, nëna natyrore e Adem Demacit, athere ne jemi duke respektuar dhe nderuar Adem Demacin , dhe duke respektuar atë ne respektojmë në fakt vet-veten tonë - dhe gjithë shqiptarët kudo që janë.

Nga folësit e kësaj përkujtimore në program ishte edhe aktivist i hershëm i Diasporës Shqiptare këtu në Amerikë, i cili ka qenë gjithëmonë pjesëmarrës në protesta e demonstrata, përkrahës i UÇK-së, ndërsa tani Kryetar i Fondacionit Plavë Guci, zoti Fahredin Kukaj, i cili u paraqit në këtë përkujtimore me një fjalë rasti:

“Së pari të gjithë bashkëatdhetarëve të besimit mysliman ua urojë përzemërsisht Gëzuar festën e Bajramit!.Duke shkuar gjithmonë me atë thënjen e Gjergj Fishtës, “ Ne festojmë Bajram e Pashkë - Por Shqiptarinë e kemi Bashkë!” Ju të gjithë e dini se krahina e Palvë e Gucisë, e ka një histori të begatëshme për sa i përket cështjes sonë kombëtare.Prandaj dhe Fondacioni Plavë e Guci që nga krijimi i tij në vitin 1994 e deri më sot bashkëpunon dhe kontribon me të gjithë ata që e sigurojnë dhe punojnë për një ardhmëri sa më të mirë të gjithë shqiptarve kudo janë.Prandaj me këtë rast ju kisha ftuar të gjithëve, që së bashku t’a përforcojmë diasporën tonë shqiptare. Sepse, diaspora jonë e bashkuar, sa her është bashkuar, jamë më se si sigurt se mund të ndryshojë shumë gjërat dhe cështjen politike e shoqërore, në vendlindjen tonë të dashur.Dhe këtë me vite e dekada në vazhdim e kemi treguar ne si diasporë e bashkuar. Më së miri kësaj i ka prirë liria e pavarësia e Kosovës, të drejtat e liritë e shqiptarve në trojet e tyre etnike e tjer. Lavdi rezistencës titanike të Adem Demacit, dhe të gjithë atyre që kan pas iden dhe vizionin e njëjtë për cështjen tonë kombëtare. Vetëm të bashkuar ja kryejm amanetin Bacës Adem dhe të gjithë atyre që bënë aq shumë për kombin e atdheun tonë prej Gjergj Kastriotit, Fishtës, DedGjolulit, Adem Jasharit, Adem demacit e të gjithë të tjerëve. Vetëm të Bashkuar dhe një zëri të ecim përpara dhe të kërkojmë atë që të gjithë dëshirojmë Bashkimin tonë Kombëtar”.

Moderatorja, zonjusha Muhadri, për të folur disa fjalë, për bacën Adem ftoi z.Hysen Ulaj, aktivist i mërgatës shqiptare të Nju Jorkut, dhe njohës i vjetër i Adem Demacit, për më shumë se 4 dekada, kur ai ishte studentë në Prishtinë.

Ndihem i privilegjuar që e pata mik shtëpie dhe mik personal , e për ju sot do të ndaj disa kujtime dhe mbresa që kisha me Bacin Adem, tha Ulaj.

Mes të tjerave Ulaj tha se : “…………...“Eshte fatkeqsi se kur doli Adem Demaci nga burgu Kosova ishte nje burg kolektiv. Nuk kishte ndonje institucion apo subjekt qe ta priste, vleresonte dhe emronte ne vendin ku e meriton. Nelson Mandelen nuk e priti dhe deshti vetem Afrika e Jugut, e deshti dhe e mbeshteti per Kryetar te Afrikes se Jugut e gjithe Afrika. Adem Demaci nuk ishte i nje individi, i nje klani, grupi apo nje partie politike e me se paku klinetelizmi apo per hater te dikujt. Adem Demaci ishte vet Liria e Kosoves. Me Adem Demacin eshte e lidhur nje ushtri e tere e disidentve politik, legal dhe ilegal. Jane te lidhura demonstratat e Kosoves dhe liria e flamurit shqiptar me 1968. Eshte i lidhur Universiteti i Prishtines, Demosntratat e 1981-shit, 1989-es, Rezistenca Paqesore e viteve 90-ta, Lufta e UCK-se, Adem Jashari dhe cdo ngjarje gjere ne Pavarsine e Kosoves. Pa Adem Demacin nuk do kishte as intervenim te NATOS- dhe miqesi me Ameriken. Per Adem Demacin Kombi shqiptar dhe atdheu kan qene mbi te gjitha.

Kosova kishte nje lider shpirtnor intelektual ku mund te bashkoheshi te gjithe rreth tij. Adem Demaci nuk u shperblye nga Kosova per sakrificen dhe veprat qe i dha kombit shqiptar. JO per interes te tij personal, por per interesin e shqiptarve dhe vet Kosoves. Partite politike qe kane qene ne udheheqeje pas luftes ne Kosove e kane shpefill Bacen Adem. E kan shperfill per interesat e tyre jo te shendosha lideriste , politike e nepotiste dhe per tu pasurua jo ligjerisht. Per ket arsye edhe e izoluan, tjetersuan me raste edhe e etiketuan nga me te zezat.

Dua te besoj se ne cdo tranzicion dhe ndrrim sistemesh ,njerzit qe i sherbejne shoqerise, ne ket rast edhe kombit per nje periudh te shkurter nuk vleresohen. Jane si njerzit e artit apo te shenjtit. Duhet te kaloje nje kohe te vleresohen drejt.

Shpresoj dhe uroj qe shqiptart te formojne ndonje institucion te strategjise kombetare, le te ndajne fonde te mira per te qe figurat tona kombetate te cilet i kan kaluar kufinjet tone, te jene shtylla mbrojtse te interesit nacional shqiptar. Ata na kane dhene neve , botes dhe humanizmit. Uroj qe ne te ardhmen envenimente dhe pervjetor per Adem Demacin te behet ne menyre institucionale dhe nga vet shteti i Kosoves!”

Një poezi për Adem Demaçin e deklamoi Tomë Gjergji, ndërsa një poezi të shkruar nga vet ai, e lexoi Nosh Camaj

Tubimi, në përkujtim të njëvjetorit të kalimit në përjetësi të simbolit tonë të qendresës dhe të rezistencës, Adem Demaçit, përfundoi me një falënderim në emër të Organizatorëve për pjesëmarrësit, dhe për kontributin e atyre që organizuan këtë një vjetor përkujtimor të ndarjes nga jeta të “Mandelës së Kosovës” Adem Demacit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat