Dështon atentati i Lobit Sllavo-Grek në SHBA ndaj atdhetarit Fatlum Rushiti

Amerika

Dështon atentati i Lobit Sllavo-Grek në SHBA ndaj atdhetarit Fatlum Rushiti

Nga: Emin Gaxha Më: 18 gusht 2019 Në ora: 09:07
Fatlum Rushiti

Lobi Sllavo-Grek në SHBA është në luftë të ashpër me politologun, diplomatin dhe veprimtarin e njohur të kauzës shqiptare, Fatlum Rushiti, i cili lobon fuqishëm në qendrat botërore për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet.

Policia e qytetit të Dallasit raporton që tentim-atentat i tmerrshëm ka ndodhur pardje mbrëmë ndaj stërnipit të Ajet Rushitit, i cili ka qenë në dalje nga një takim zyrtar në Dallas Sheraton Hotel.

Kanë reaguar në kohë truprojet: Shannon Johnson dhe Max Romo, të cilët kanë nokautuar në vendngjarje agjentët sllavo-grek: Kostas Vlachodimos dhe Milivoj Pantić. Në kumtesën e policisë gjithashtu shkruhet që Fatlum Rushiti është përballur guximshëm me sulmin pa asnjë panikë duke mbajtur orientimin ekuilibrues.

Fatlumi njihet si person që posedon konfidencë të madhe dhe mentalitet fituesi. Presidenti i Lobit Botëror Shqiptar me seli në Dallas, Texas, ka qenë i shoqëruar nga nënkryetarja Tomi Lahren, PR Menaxherja Rocio Servantes dhe Këshilltari Politik Jimmy Brown.

A po e ndjek Fatlum Rushitin fati i shumë atdhetarëve e veprimtarëve në diasporë që janë likuiduar nga dora e tradhtarëve shqipfolës dhe armiqve shekullor? Fatlumi ndiqet nga sigurimet shtetërore sllavo-greke dhe është shpallur persona non-grata në Serbi, Mal të Zi dhe Greqi. Qoftë në mbrojtjen e Zotit përgjithmonë intelektuali kërçovar që me shpirt punon për realizimin e çështjes kombëtare. Biri i Isnijes nga Zajazi legjendar vazhdon rrugën e Mefailave për Shqipërinë Etnike.

I madhi Fan Noli ka thënë: "Mbahu nënë mos ki frikë se i ke djemtë në Amerikë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat