“Toka e Lamtumirës”, familjarë dhe bashkëvuajtës i japin lamtumirën e fundit Sherif Kaloshit në Toronto- Kanada

Amerika

“Toka e Lamtumirës”, familjarë dhe bashkëvuajtës i japin lamtumirën e fundit Sherif Kaloshit në Toronto- Kanada

Nga: Beqir Sina - New York Më: 18 gusht 2019 Në ora: 19:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

TORONTO - CANADA : Anëtar të familjes Kaloshi në Kanada dhe SHBA, bashkëvuajtës të tij, miq dhe shok u bashkuan për një shërbim përkujtimor për të nderuar jetën e tij të Shtunën, 17 Gusht 2019, njeriut më të dashur të tyre Sherif Kaloshi.

Ceremonia mortore nisi në Xhamin Shqiptare - Shoqëria Myslimane Shqiptare e Torontos në rrugën St Annette, në Toronto.

Më pas kortezhi niset për në varrezat “Kopshtet Përkujtimore të Glenview” Woodbridge, në Toronto - Ontario, ku vëllai i tij Gazmiri, bashkëshortja, e Sherifit Xhikua, Lulja, fëmijët e Sherifit, dhe Gazmirit, të afërmit e tij, nga SHBA, dhe Kanadaja, miqt, shokët e dashamirët, bashkëvuajtës të shumtë, përcollën me shumë dhimtësi Sherif Kaloshin.

I cili, pas gjithë atij kalvari, nën kthetrat e një sëmundjeje të pashërueshme, në moshën 80-vjeçare, i mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një histori vërtet të trishtë, me bilanc tragjik dhe pa mundur të vendosë drejtësi për gjithë terrorin e përjetuar. 

Sherif Kaloshi, ishte njëri prej atyre që i përket brezit të fëmijëve të kampeve të interrnimit, një i mbijetuar i rrallë i kampeve të punës më të ashpër të epokës Staliniste, në Shqipëri, i cili vdiq në moshën 80 vjeç në Tiranë, ndërsa u varros dje në Toronto- Kanada, një vit mbasi tragjikisht humbi jetën djali i tij.

Sherif Kaloshi, kishte kaluar së bashku me familjen e tij një jetë të tërë nëpër të gjitha kampet e tmerrshmet të punës, duke  mbijetuar  së bashku me shumë bashkëvuajtës format të ndëshkimit dhe si fëmijë pa me syt e tij, torturat dhe burgosjet në sistemin famëkeq të burgut e kampeve staliniste të Enver Hoxhës, për 45 vjet në Shqipëri.

Historia e Kaloshve të Dibrës, nën regjimi komunist, është një histori e gjatë e presekutimit të tmerrshëm , ku ata së bashku mijëra familje të tjera, nga e gjithë Shqipëria, prej nga Vermoshi deri në Konispol, nga Kosova, dhe trojet shqiptare, mysliman, katolik, the ortodoks, përgjat regjimit 45 vjecar stalinist, u pushkatuan, burgosën, interrnuan, ua morën dhe ua plackitën pronat, dhe anetaret e familjve te tyre, i  dërguan si mijëra "armiq të popullit", në kampet e burgjet komuniste. 

Kampet e punës, në Shqipëri, ishin vetëm një qelizë ndëshkimi, në “akullin e trashë” të përndjekjes dhe presekutimit, ku mijëra vetë vdiqën gjatë diktaturës komuniste - në dënime me pushkatim, burgosje, tortura dhe dëbime, uri, kolektivizim të detyruar, ekzekutime dhe kampe burgu.

Enver Hoxha, ishte një admirues i shkëlqyeshëm i shokut Stalin. Kur sundimi i 30 viteve të diktatorit Sovjetik, mori fund papritur me vdekjen e tij në 1953, shoku i tij shqiptar, ishte ai që urdhëroi një shfaqje masive të zisë publike. Qytetarët e Tiranës, i madh i vogël  duhej të mblidheshin në sheshin Skëndërbej, sheshin më të madh në kryeqytetin e Shqipërisë, për të demonstruar pikëllimin e tyre për vdekjen e Stalinit.

Diktatori komunist shqiptar zbatoi më egërsisht edhe metodat e shtypjes së Stalinit. Me vdekjen e Stalinit marrëdhëniet midis Tiranës dhe Moskës u ftohën, pasi Hoxha e zbatoi tiraninë Staliniste mbi popullin e tij. 'Armiqtë e Popullit', u dënuan me vdekje, burgje ose kampe pune. Gjatë gjithë sundimit të tij, një në njëqind shqiptarë vlerësohet se i është nënshtruar dënimve dhe të ashtuquajtura "riedukim" ne Kampet e punës.

Sherif Kaloshi (1929 - 2019): 

Simbas portalit "Kujto.al" thuhet se Sherif Kaloshi ishte 6 vjeç kur e internuan në vitin 1945, dhe përjetoi gjithë kalvarin e kampeve të internimit në Shqipëri, nga Berati në Turan, në Tepelenë e deri në Gradisht të Lushnjes, ku jetoi nën terrorin komunist, deri në vitin 1991… Me një varg fatkeqësish, ai u nda nga jeta më 7 gusht 2019, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 80-vjeçare.

Rreth 46 vjet, përjetoi mbi lëkurën e tij, persekutimin më të egër që mund të përjetojë një fëmijë që rritet, burrërohet dhe nis të plaket, një jetë të tërë kampeve të internimit në luftë të përhershme me urinë, varfërinë ekstreme, terrorin psikologjik dhe mungesën e përhershme të lirisë.

Sherif Kaloshi ishte simbol i këtij persekutimi të egër e të pashoq. I lindur në vitin 1939, në Dibër, jeta e tij u shenjua prej privimit të lirisë dhe vështirësive të shumta nëpër kampe që në moshë fare te re, duke nisur nga viti 1945, kur regjimi komunsit u instalua dhunshëm në Shqipëri.

Familja Kaloshi, dhe sidomos Azisi, i ati i Sherifit dhe vëllezërit e tij kishin pasur aktivitet të ngjeshur nacionalist gjatë viteve të luftës dhe si të tillë, ishin shpallur kundërshtarë të regjimit dhe ideve komuniste. Për këtë shkak, së bashku me shumë familje të tjera antikomunsite, familja Kaloshi, mes tyre edhe Sherifi atëkohë 6 vjeç, u morën me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe u internuan fillimisht në Berat, ku pas disa vitesh, do t’i largonin për t’i çuar fillimisht në kampin e Turanit, ku u përballën me vdekjet masive të fëmijëve dhe pleqve, prej epidemive dhe urisë e më tej, në kampin e Tepelenës, i ngritur në breg të lumit të Bënçës, ku dikur kishin qenë kazermat e ushtrisë italiane.

Pas vitit 1953, prej kampit të Tepelenës, Sherifi dhe familja e tij u internuan sërish, këtë herë në Lushnje në Gradisht, ku ata qëndruan deri në vitin 1991.

E gjithë familja përjetoi gjatë këtyre viteve, persekutim të pashoq dhe fatkeqësi të shumta. Në arkivën tonë, profilet e të burgosurve, të pushkatuarve dhe të internuarve të fisit Kaloshi, janë të shumtë.

Me përmbysjen e regjimit komunist, për të luftuar për secilën padrejtësi që iu bë fisit të tij dhe gjithë të përndjekurve të tjerë të regjimit në Shqipëri, Sherif Kaloshi i përqendroi gjithë energjitë dhe vullnetin e tij për rehabilitimin e klasës së të përndjekurve, duke qenë për shumë vite edhe në krye të Komitetit të të Përndjekurve Politikë në Shqipëri. Po ashtu, ai u angazhua, që prej themelimit të Partisë Demokratike, në vitin 1990, si një prej themeluesve të degës së Lushnjes, ndërsa jetonte ende në Gradisht në Lushnje.

Edhe pse epoka e persekutimit ishte mbyllur përgjithmonë, në familjen e tij, Sherif Kaloshi vijoi të përjetonte dhimbje të mëdha, me vrasjen e të nipit, Bujar Kaloshit, në vitin 1996 e pak vite më parë, edhe të djalit të tij, në Kanada. Pas gjithë këtij kalvari, nën kthetrat e një sëmundjeje të pashërueshme, në moshën 80-vjeçare, Sherif Kaloshi i mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një histori vërtet të trishtë, me bilanc tragjik dhe pa mundur të vendosë drejtësi për gjithë terrorin e përjetuar./materiali biografik marr nga Kujto.al/

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat