Harry Bajraktari telegram ngushëllimi për At Artur Liolinit

Amerika

Harry Bajraktari telegram ngushëllimi për At Artur Liolinit

Nga: Harry Bajraktari Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:28
At Arthur

I dashur At Arthur,

Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe më të thella për kalimin në amshim të vëllait tuaj shumë të nderuar Kryepeshkopi Nikon.

Me gjithë zemër jam pjesë e këtij hidhërimi për Ju dhe e tërë familja juaj.

Ikja e Tij është një humbje e madhe për familjen, komunitetin shqiptar dhe
Kishën tuaj në Amerikë.

Ai do të mbahet mend për kontributin, besimin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj kishës së tij. Ai u dallua në mbajtjen e ruajtjen e trashëgimisë të Nolit dhe të parëve të tjerë të komunitetin shqiptar të Kishës Ortodokse Shqiptare këtu në Amerikë.

Vetëm disa ditë më parë, vizitova Katedralen Shqiptare të Shën Gjergjit dhe
patëm kënaqësinë dhe nderin të rikujtojmë momentet tona më  të bukura të cilat janë pjesë e historisë së shqiptarve në Amerikë. 

Unë gjithashtu solla kujtime nga kontributi i madh i familjes Liolin që nga koha e Fan Nolit deri në ditët tona.. 

Kujtime të përbashkëta të pa harruara për më shumë se gjysmë shekulli .

Në dhimbjen tuaj unë ju bashkohem në lutje dhe në zi për Kryepeshkopin Nikon.

Zoti të ju jap juve dhe familjes tuaj forcën për ta përballuar këtë moment të vështirë, 

 Kujtimi i vëllait tuaj le të jetë i përjetshëm!

Me shume respekt,

Harry Bajraktari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat