Mërgimtarët nga New Yorku dhurojnë çanta falas për shkollarët e Plavës

Amerika

Mërgimtarët nga New Yorku dhurojnë çanta falas për shkollarët e Plavës

Nga: Beqir Sina Më: 9 shtator 2019 Në ora: 13:35
Mërgimtarët nga New Yorku dhurojnë çanta falas për shkollarët e Plavës

Ditë më par me vetiniciativën e bashkëvendasve tonë Max Hoti dhe Imer Mehaj – Hoti,  përndryshe mërgimtar nga Hoti i Plavës, këtu në New York blenë mase 113 çanta për nxënësit  shqiptar  të shkollës së Plavës . Siç na deklaruan për portalin tonë  me modesti Maxi dhe Imeri se ky veprim i yni është  diçka simbolik në krahasim me atë se çka ndiejmë ne për vendlindjen , dhe thjesht është  një kujdes i vogël por edhe obligim moral për fëmijët që po rriten në trevën tonë.

Shpërndarja e këtyre dhuratave e bëri profesori shkollës së Plavës  z. Arton Sinanaj me datën 05 Shtator 2019. Është e rëndësishme të theksohet se transportin falas nga New Yorku e ka bërë kompania  Alba Shipping LLC me pronar Burim Fida.

Përndryshe edhe Maxi dhe Imeri  janë aktivist të dalluar të komunitetit tonë dhe se edhe në të kaluarën janë dalluar për vepra te kësaj  natyre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat