Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA), shënojë 28 Vjetorin e krijimit në SHBA

Amerika

Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA), shënojë 28 Vjetorin e krijimit në SHBA

Nga: Beqir Sina Më: 14 shtator 2019 Në ora: 16:10
Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA), shënojë 28 Vjetorin e krijimit në SHBA

Dauti : “28 vjet më parë 11 shtator 1991 kur ne organizuam Keshillin Shqiptar Amerikan, me, Philip Mamos dhe Jashar Buqolli, ne kishim një ëndërr të ndihmonim shqiptarët në Shqipëri, ish-Jugosllavi (Kosova, Maqedonia, Monte Negro), Camerine dhe shqiptarët në mbarë botën”

NEW JERSEY : Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA), e cila thotë se është një organizatë jo përfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj përkrahjes së çështjeve shqiptare, promovimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan për të forcuar politikat demokratike, për të inkurajuar respektin për të drejtat e njeriut nëpërmjet ofrimit të programeve të zhvillimit dhe edukative me bazë në Nju Xhersi (43 – Washington Street West Orange NJ), ka shënuar dje më 14 Shtator 2019 – 28 vjetorin e ditës së krijimit të saj.

Kryetari i saj – Haxhi Dauti – i cili e themelojë dhe e drejtojë me vullnet dhe përgjegjësi të madhe kombëtare, thotë se është i lumtur që e krijojë dhe e drejton këtë organizat lobiste , për të cilën ai fillimisht faleminderon në mënyrë të vecantë ish kongresitin arberesh – Joseph J. DioGuardin, Presidentin e të parit dhe të vetmit Lob shqiptar në SHBA, Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, nga i cili thotë kreu i AAC-KSHA, z.Haxhi Dauti, mësova shumë “ mësova a.b.c.. e politikës, si bëhet lobizmi, dhe si gjenden lidhjet” .

Haxhi Dauti, i cili është themelues dhe kryetar i një organizate të vjetër lobiste( 28 vjet), këtu në SHBA, sot ne kete 28 vjetor – kujton : “28 vjet më parë 11 shtator 1991 kur ne organizuam Keshillin Shqiptar Amerikan, me, Philip Mamos dhe Jashar Buqolli, ne kishim një ëndërr të ndihmonim shqiptarët në Shqipëri, ish-Jugosllavi (Kosova, Maqedonia, Monte Negro), Camerine dhe shqiptarët në mbarë botën. Por sot ne jemi te lumtur dhe krenar per keto tri dekada, ngase Shqipëria jonë - Shqipëri mëmë, është një vend demokratik, mbas 45 vjet diktatur sllavo -komuniste, Kosova është një vend i lirë pavarur, dhe pjesa tjetër e shqiptarëve ata kan më shumë liri e të drejta, dhe jan ende duke luftuar për më shumë liri e të drejtat themelore të njeriut. Prandaj edhe misioni ynë historic, që ka nisur 28 vjet më parë nuk ka mbaruar! Këshilli Shqiptarë Amerikan do të vazhdojë lombimin, dhe jap kontributin e saj në këët misionin, deri sa të përfundojë puna”.

Këshilli Shqiptaro Amerikanë, me bazë në Nju Xhersi - New Jersey, është njeri prej atyre, si dhjetra shoqatave dhe organizatave të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i kontribon me veprimtarin e saj cështjes sonë kombëtare – cështjes Shqiptare.

Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan zoti Haxhi Dauti, thotë se :

“Këshilli Shqiptar Amerikan, është i hapur të bashkëpunojë dhe të ketë lidhje të mira me të gjithë shqiptarët,.Kontributi ynë ka qenë prej themelimit të kësaj organizate tre dekada më parë, që ti ndihmojë me çdo mënyrë çështjes shqiptare, kudo dhe kur ajo e ka kërkuar- Prej vitit 1991 dhe në vazhdim, për tre dekada ne me këto takime vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të rritur lidhjet tona me udhëheqësit shqiptar, që vijën në SHBA, nga Shqipëria, Kosova, Mal të Zi, Lugina e Preshevës, e tjer.”

Veprimtari nga Suedia Avni Dervishi në mesazhin e urimit shkruan nga Oslo, se : “Këshilli Shqiptar Amerikan, në New Jersey -SHBA, është një model roli për pjesën tjetër të Diasporës edhe në Evropën Perëndimore. Ju uroj shumë vite më të suksesshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat