Në Chicago-Illinoi u mbajt pikniku dhe vrapimi ne natyre “2019 Uskana 5K Run / Walk” - Bota Sot
Në Chicago-Illinoi u mbajt pikniku dhe vrapimi ne natyre “2019 Uskana 5K Run / Walk”

Amerika

Në Chicago-Illinoi u mbajt pikniku dhe vrapimi ne natyre “2019 Uskana 5K Run / Walk”

Nga: Beqir Sina Më: 15 shtator 2019 Në ora: 17:00
Foto nga pikniku

Ajo shkruan se Pikniku dhe vprapimi Run / Walk Uskana 5K 2019! Është, një nga aktivitet më të mëdha të këtij komunitetit, e cila organizohet dhe sponsorizohet nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane "USKANA" në Chicago Illinoi.

Ndërsa, të gjitha të ardhurat nga gara do të shkojnë drejt Fondit të Bursave Uskana.

Gara fillojë menjëherë pas regjitrimit në 10:00 të mëngjesit dhe ne kete vrapim moren pjese 105 garues. Garuesi me i moshuar ishte Dr.Beqir Elezi. 75 vjec

Në fund të këtij aktiviteti organizatori i saj prezantojë fituesve medaljet për meshkuj dhe femra, groupmimet për grupmoshat garuesve të vendit të parë, dytë e të tretë në secilën kategori e grupmoshe .

Vendin e pare per garen e meshkujve e fitoje Gent Beluli me kohen 20 minuta e 35.9, sekonda, ndersa per femra Fekrije Beluli me kohen 30 minuta e 10.7 sekonda.

Ne faqen e Facebook Uskana po ashtu ka lene shenimet e tyre , pjesmarresit : “Një tjetër Uskana 5K awesome! Faleminderit Florim Zendeli dhe ekipi për organizimin e një eventi kaq të shkëlqyeshëm! Faleminderit për të gjithë sponsorët dhe vullnetarët që u angazhuat për të ndihmuar! Me fat që jam pjesë e këtij komuniteti të shkëlqyeshëm!” shkruan njeri prej tyre".

“Një tjetër Uskana 5K e mahnitshme ! Punë e shkëlqyer Florim Zendeli në organizimin e aktivitetit! Faleminderit sponsorizuesve tanë për mbështetjen - Miz Ramadani, Meti Articleha, Ben Zendeli, Urim dhe Shega Bekteshi. Faleminderit Ben që na ushqeni mirë pas kësaj vrapimi! Faleminderit për të gjithë vullnetarët për ndihmën tuaj. Faleminderit këtij komuniteti të mahnitshëm për pjesëmarrjen tuaj! Kishim shumë kohë! - duke marrë pjesë në Uskana 5K 2019 në Mallard Lake County Preserve Forest.”

"Faleminderit Florim Zendeli për koordinimin e kësaj ngjarje dhe faleminderit për të gjithë vullnetarët e tjerë të Shoqatës "Uskana" që ndihmuan të kemi një ditë tjetër të mrekullueshme së bashku. Mot më mirë!" Shkruan nje tjetër.

Ilir Zenku veprimtar i dalluar i ketij komunitetit mbasi shpreh nje faleminderim per Florim Zendeli për koordinimin e kësaj ngjarje, ka edhe nje faleminderim për të gjithë vullnetarët e tjerë të Shoqatës "Uskana" që ndihmuan per një ditë tjetër të mrekullueshme së bashku, thotë ai: “Mot më mirë! - Faleminderit Ikmet Rizmani - me Rushit Ajroja, Musa Zendeli, Liridon Rrushaj, Afrim Shabani, Florim Zendeli, Lisa Zenku, Ahmed Matt Beluli, Burim Ramadani, Luan Elezi, Bardhyl Ahmedi dhe Arta Zenku”.

Florim Zendeli, po i ben pothuajse te gjithe punet, Luan Elezi, gjithashtu cdo vit mbledh sponsore te vjeter e te rinj, na tha ne nje komunikim ne Fb, Ilir Zenku, duke shtuar se te gjithë ne komunitet gezohen shume qe vazhdojne te punojne, mbasi cdo gje eshte me pune vullnetare.

“Sidomos, na gezon fakti kur nje gjenerate i hap mundesite gjenerates tjetër.Secila prej tyre do te lere gjurmete saj nga keto aktivitetet te cdo aktivitet i Shoqates Uskana, ne Chicago Illinoi, aktivitete keto qe jane risi te gjenerates se re.Dje ndodhi edhe nje gje tjeter e bukur Nene e bir ishin fituesit” tha Ilir Zenku.

Faqja e tyre ne Facebook, shpjegon se Uskana 5K është maratona që organizohet nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane USKANA, ndersa fondet nga perfitimet do të përdoren për Bursat Studentore nga Shoqata USKANA.

Ne keto aktivitete ata ftojne të gjithë Shqiptarët që jetojnë në SHBA të bashkangjiten dhe të kalojnë se bashku një dite të bukur bashkë nen moton : “ Asgjë nuk është më e rëndësishme se koha e kaluar me miq të mirë.”

Kesaj radhe Shoqata Uskana shkruan se “Në emër të Bordit për Bursa studentore në kuadër të Shoqatës Uskana, kemi kënaqësinë të shpallim 4 fituesit meritorë të bursës inauguruese “Bursa e Kërçovës” për vitin akademik 2019-2020.

Përfitojmë nga rasti të urojmë fituesit dhe të faleminderojmë të gjithë aplikantët. Në vitin e parë aplikuan 15 studenta, dhe ne mbetëm të befasuar nga numri i aplikimeve, kualiteti i tyre si dhe dedikimi që ata i kanë vënë vetes për edukatë më të mirë dhe për të qenë qytetarë të mrekullueshëm në komunitet.

Përgëzojmë fituesit:

• Afije Sherifi – do fillojë studimet në vitin e parë, ku do studjojë Marrdhënie me Publikun. Pas diplomimit shpreson të punojë në fushën e menaxhimit të konflikteve ndërnacionale.

• Arlinda Seferi – poashtu do fillojë studimet në vitin e parë në fushën e mjekësisë. Aspiron të bëhet mjeke e cila do punojë në rajonin e Kërçovës me ç’rast do të kontribuojë për mirëqenien e familjes dhe miqve të saj, si dhe njereëzve që do kenë nevojë për shërbimet e saja mjekësore. Më pas shpreson të specializojë në ndonjë fushë të medicinës.

• Sabri Lika – Për momentin është student i mjekësisë në Shkup, dhe ka dëshmuar që është student shumë i mirë deri tani. Dëshiron të diplomojë në mjekësi dhe të specializojë për Neurologji.

• Edlira Sadiku – Për momentin studjon Biznes dhe Ekonomi në Univerzitetin e Tetovës. Planet e saja afatgjate janë të magjistrojë në biznes, dhe të bëhet biznesmene e suksesshme e cila do sjelli inovacione me të cilat jeta e njerëzve në rrethin e Kërçovës do bëhet më e rehatshme.

Inkurajojmë të gjithë aplikuesit dhe gjithë studentët tjerë të vazhdojnë me punën e shkëlqyeshme akademike, dhe të vazhdojnë të jenë qytetarë shembullorë.

Ne planifikojmë të vazhdojmë me Bursat për Studenta në Kërçovë përmes fondit Nënat e Uskanës, në mënyrë që studentave ambicioz dhe meritorë tju mundësojmë ndihmën e nevojshme për studime të suksesshme dhe karrierë të mire më pas.

Ata të cilët sivjet nuk u zgjodhën fitues i inkurajojmë të aplikojnë sërish vitin e ardhshmëm.

Faleminderim të posaçëm për komunitetin Kërçovar që na përkrahi në punën tonë dhe në mbledhjen e fondeve. Ndihma Juaj e bëri të mundshme që këta studenta të vazhdojnë rrugën drejt realizimit të ëndrrave të tyre.

Çdo fitues do marri nga $1,000 në vit, në afat prej jo më shumë se 4 vitesh dhe deri në kompletimin e nivelit Bachelor (gjithnjë me kusht të plotësojnë kriteriumet akademike të definuara nga Shoqata Uskana).

Kjo bursë kryesisht do të përdoret për të mbuluar shpenzimet akademike (përfshirë banesën, regjistrimet, librat etj). Ju lusim të shpërndani kampanjën tonë në GoFundMe që të vazhdojmë të përkrahim akoma më shumë studentë në vitet e ardhshme.

Shumë suksese të gjithë studentëve, dhe shumë faleminderit të gjithë përkrahësve të kësaj iniciative - Shoqata USKANA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...