Mirëseerdhët! Nxënës të Dashur : Gëzuar “Biblioteka jonë e re” - Bota Sot
Mirëseerdhët! Nxënës të Dashur : Gëzuar “Biblioteka jonë e re”

Amerika

Mirëseerdhët! Nxënës të Dashur : Gëzuar “Biblioteka jonë e re”

Beqir SINA - Riverdale New Jersey Nga Beqir SINA - Riverdale New Jersey Më 16 shtator 2019 Në ora: 06:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane (QKSHA) në Riverdale-NJ ditën e parë të Shkollës shqipe e inaguroi me një Biblotek të re- e cila është bibloteka më e madhe shqiptare në Amerikë, ku Kryetari z.Burim Zhuta dhe Ambasadoria Teuta Sahatqija, preu shiritin e inagurimit në pjesmarrjen e disa verpimtarve të komunitetit , lider dhe udhëheqës fetar, nxënës shkolle, mësimdhënës dhe prinder e fëmijë.

Riverdale NJ : Shkollat e arsimit plotësues në të gjithë diasporën, një e nga një nisën të hapin dyert për nisjen e vitit të ri mësimor 2019-2020. Nga që asnjë nga shkollat në diasporë nuk kanë të përcaktuar një datë për nisjen e mësimit, viti i ri shkollor fillon për sa i takon pushimeve dhe sezonit të të tyre simbas shteteve.

Në Qendrën Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale NJ, shkolla më e madhe në komunitetin shqiptar, dhe vetmja në zonën Nju Jork- Nju Xhersi, me klasat e saj, e kompletuar me të gjitha strukturat shkollore, më 7 shtator 2019, filloi regjistrimi i nxënësve, për të gjitha nivelet.

Risi për këtë vitë, në Shkollën Qendrën kulturore shqiptaro – amerikane, është se shkolla hapi dyert edhe për nxënësit parashkollorë, të moshës pesëvjeçare. Kjo tregon seriozitetin e Këshillit të Qendrës kulturore shqiptaro – amerikane, udhëheqësit të saj Burim Zhutës, përgjegjëses për arsim Gonxhe Metës dhe stafit të drejtuesve dhe arsimtarëve të kësaj Qendre.

Edhe pse ka edhe disa afate për regjistrimin e nxënësve, mjaft prindër thanë se ata vazhdojnë që të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën në Qendrën Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale NJ, e hapur 30 vjet më parë.

Regjistrimin e nxënësve e bënin udhëheqësja për arsim e kësaj qendre znj. Gonxhe Meta dhe prof. Bexhet Asani.

Dita e parë e shkollës, në Qendrën Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale NJ, u hap me inagurimin e Librarisë së re të Qendrës, e cila u inagurua me prerjen e shiritit - ditën e parë të fillimit të shkollës më 14 shtator 2019, dhe organizojë një ceremoni dhe një pritje me këtë rast.

Kryetari i Qendrës kulturore shqiptaro – amerikane, Burim Zhuta, së bashku me Ambasadoren Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës, në SHBA, prenë shiritin e inagurimit të Librarisë së re të Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane , në Riverdale - Nju Jersey, kapaciteti i së cilës është për mbi 100 mijë libra. Paisur kjo me sallë leximi me kompjutera, ajër të kondicionuar dhe hapsira të tjera studimi e leximi.

"Nga një libër për shtëpi, do të bëjmë mrekulli..!"

“Le të bëhet Qendra kulturore shqiptaro - amerikane në Riverdel, një vend takimi, të përditshëm, për gjithë shqiptarët dhe një vend leximi për të nxënë dituri!Biblioteka e Qendrës kulturore shqiptaro-amerikane njëherit do të bëhet edhe një qendër për mbajtjen e simpoziumeve, konferencave shkecore, tryezave të rrumbullakëta dhe e aktiviteteve të ndryshme kulturore në të gjithë komunitetin tonë”, tha Kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane , në Riverdale - Nju Jersey, z. Burim Zhuta.

Ceremonia e hapjes së ditës së parë të shkollës dhe inagurimi i librarisë së re, nisi në këtë qender gjigande me intonimin e dy hymneve kombëtare atë të SHBA dhe Shqipërisë.

Udhëheqësja e këtij programi Rajmonda Zhuta, mbasi ju faleminderua udhëheqësve të kësaj qendre, mysafirve të nderuar, prindërve dhe nxënësve, tha se në Qëndrën Kulturore Shqiptaro -Amerikane, mbas shumë përpjekeve dhe pune të pa lodhur i erdhi dita që ti hapen dyert e një ëndërre shumevjecare, në këtë komunitet .

“Sot kemi hapjen e Biblotekës , të cilën të parët tanë e kan ëndërruar dhe kanë punuar, janë përpjekur për shumë dekada këtu në diasporë, prej se kur lanë vendlidnjen e tyre," tha, ajo duke shtuar se :”Sot ne jemi krenar që kemi arrit të realizojm ëndërrën tonë shumevjecare shqiptare.”

Më tej znj. Zhuta, theksojë se Shqiptarët, ndër vite gjithmon kanë luftuar për liri , shkollë, libra , pavarësi. Shqiptarët, gjithmon kan dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laik ose fetar , kan dhën personalitete kulturore, që i kan kaluar edhe kufijtë e Europës. Andaj, sot, të nderuar Zonja e Zotërinj - ne ja arritëm qëllimit tonë.

Për të marrë fjalën në cilësinë e mikëpritësit, të kësaj ceremonie, ajo ftojë personin i cili ka mundësuar realizimin e kësaj ëndrre, ka punuar ditë e natë, dhe është angazhuar në maksimum, duke dhënë gjithcka edhe nga vetja, e tij - Kryetarin e Qendrës zoterin Burim Zhuta.

Duke folur për hapjen ditës së parë të shkollës, dhe inagurmin e librarisë së re, pranë kësaj qendre, kryetari Zhuta, tha se fëmijët tanë në këtë shkollë, kanë të vetëmen mënyrë që të ruajn identitetin tonë kombëtar, dhe vetëm në këtë mënyrë, ne të gjithë së bashku do të ruajm fëmijët tanë nga asimilimi! Ne jemi një komunitet i vogël në Amerikën e madhe, mundësia e zhdukjes së gjuhës, adeteve, zakoneve është shumë e madhe! tha ai.

Duke vazhduar, : “Sipas programit arsimor, shkolla e Qëndrës Kulturore Shqiptaro -Amerikane, do të ndihmojë dhe do të përkrah zhvillimin e proçesit mësimor të gjuhës shqipe në pjesëtarët e Diasporës, duke kontribuar kështu në ruajtjen e kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të Diasporës me vendin e origjinës”.

Ai tha se :“Vetëm duke i sjell fëmijët tuja në shkollën shqipe, ne së bashku do ta trashëgojmë brez pas brezi gjuhën tonë hyjnore, të cilën e kemi trashëguar prej të parëve tanë-”

Ndërsa, Biblioteka e re, pranë kësaj qendre, ka për të luajtur një rol të veçantë, tha ai, duke u kthyer në një qendër e të mësuarit të diturisë gjatë gjithë vitit.

“Mjediset e reja, të krijuara, janë për të gjitha moshat, për moshën parashkollore, nxënësit e klasave, të rinjët e të rejat, dhe të rriturit, që do të jenë lexuesit e ardhshëm, ata që do e kthejnë Bibliotekën, e re tonën, në një institucion, që ofron jo vetëm ambjent dhe kohë për lexim librash dhe materialesh të tjera, por edhe një qendër edukuese. Bibloteka e re, do të jetë shtëpia e librit si strehën e dijes, e cila do t'i ndihmojë të gjithë komunitetin tonë, gjatë gjithë vitit, dhe do të zhvillojë tek ata aftësitë krijuese nëpërmjet leximit të librit. Qendra jonë në bashkëpunim me shkollat e tjera për reth nesh, organizatat e shoqatat shqiptare në komunitet, do të programojë veprimtari dhe do të organizojm së bashku, aktivitete të ndryshme për edukimin e vlerave morale dhe letraro-artistike, të komunitetit, promovimin e librave dhe aktivteteve”.

Më pasë në këtë ceremoni folën edhe udhëheqësit, e kësaj qendre, si drejtoresha e arsimit Gonxhe Meta, Profesor doktor Bexhet Asani , imami i Qendres Arun Pollozhani .

Në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në SHBA, fjalën përshëndëtese e bëri Amabasadoria Teuta Sahatqija. E cila së bashku me stafin e saj, me këtë rast dhuruan për shkollën dhe librarinë e re, një duzinë me libra, fletore pune, libra shkollor, Abetare, e tjera, përfshirë edhe disa libra, të tier jashtë shkollor, si veprën voluminoze të Prof. Isuf Buxhovit “Kosova”.

Po ashtu gjatë kësaj ceremonie u prezantua edhe Kryetari i Organizatës Rrënjët Shqiptare, i cili më 29 Shtator, do të shpallë kandidaturën e tij për deputet në Asamblenë - Parlamentin e Nju Jorkut, zoterin Marko Kepi .

Me një fjalë përshëndetëse erdhi në këtë ceremoni inagurimi edhe përfaqësuesi nga Shoqata Bijtë e Shqipes nga Filadelfia, zotëri Dritan Matraku. I cili kishte ardhur me grupin udhëheqës së Shoqatës "Bijtë e Shqipes",Tajar Domi, Llazar Vero, Vllashi Fili , Sadik Elshani, e tjer,, duke i dhuruar nga Bibloteka e tyre, dhe disa libra te shkruar nga ata vet dhe nga komuniteti atje.

Në emër të shkollës shqipe në Bronx - Nju Jork, erdhi në këtë ditë të parë të shkollës në këtë qender dhe inagurimin e Librarisë së re, mësuesja Drita Gjongecaj.

Si të ftuar nderi përshëndetën edhe Dr Tahir Kukaj – Chaplin në Departamentin e Policisë së Qytetit të New Yorkut - NYPD Muslim Chaplin,Dashnor (Dashi) Miftari, kryetar i Shoqatës Adthetare Dibra.

Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan (KSHA), Haxhi Dauti, i cili në këto ditë ka shënuar 28 vjetorin e ditës së krijimit të kësaj organizate, duke marrë fjalën, kujtoi 28 vjet më parë 11 shtator 1991, kur ai së bashku me bashkëpuntorët e tij, organizuan Këshillin Shqiptar Amerikan, me, Philip Mamos dhe Jashar Buqolli, : “Ne, kishim një ëndërr të ndihmonim shqiptarët në Shqipëri, ish-Jugosllavi, nga Kosova, Maqedonia, Mal të Zi, Çamërinë, shqiptarët në mbarë botën dhe kontribonim edhe në komunitetin shqiptar”, tha Dauti.

Haxhi Dauti – i cili ka qënë i lidhur me këtë komunitet (komunitetin strugan prej edhe nga ai vet ven) qysh në fillimet e para, dhe, ka qenë edhe për një kohë të shkurtër edhe kryetar i këtij komuniteti, kujtojë me shumë respekt , duke vlerësuar edhe punën e secilit prej atyre me emra, simbas vitetve, prej nga krijimi i Fondit të Përbashkët të Patersonit, tha se "çdo njeri prej tyre ka pjesën e vet të kontributit dhe duhet dhënë merita e rispekti, sepse, mbi të gjitha ishin ata që e themeluan dhe e udhëhoqën për dekada, komunitetin strugan në Nju Xhersi – New Jersey".

“ Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane, në Riverdale - Nju Jersey, është sot njeri prej atyre, si dhjetra shoqatave dhe organizatave të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me veprimtari të pasur, me shkollën e saj, due është një nga Shoqatat e komunitetit shqiptar në Amerikë, nga më të fuqishmet e organizuar mirë, dhe me qendrën e saj multifunksionale më të madhe shqiptare në Amerikë, me xhaminë, shkollën dhe tani edhe me Librarinë e re, që për ti kontribuar edhe me shumë dijes, che veprimtarive të saj, së pari çështjes sonë kombëtare – gjithë komunitetit shqiptar, dhe komunitetit Strugan, pa harrier vëndlindjen tonë”, tha ai duke përgëzuar për gjithë këtë punë të madhe Kryetarin e kësaj qendre zotin Burim Zhuta..

Mbas prerjes së shiritit nga Kryetari i Qendres, dhe Ambasadorja Teuta Sahatqija, është hapur edhe zyrtarisht Biblokteka e re e Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane , në Riverdale - Nju Jersey, dhe kryetari Burim Zhuta dhe nën/kryetari mbasi njohën të pranishmit me mjediset e kësaj wender të madhe, dhanë një pritje në lokalin luksoz “Black Bulls” .

Kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve shqiptaro - amerikanë Mhill Velaj, bibliotekës së re me rastin e inaugurimit më 14 shtator 2019 i dorëzoi 300 libra me vlera të çmuara, duke ia dorezuar kryetarit të Qendrës kulturore shqiptaro - amerikane z. Burim Zhuta.

"Me këtë rast poeti Mhill Velajt dhe vëllait tonë i shprehim mirënjohje për këtë gjest kulturor me qëllim të pasurimit të bibliotekës sonë. Shembullin e kryetarit të Lidhjes së shkrimtarëve shqiptaro - amerikanë z Mhill Velaj do ta ndjekin edhe të tjerë. Ju mirëpresim të gjithve sot më 14 shtator 2019, më ora 13 e 30 minuta te Qendra kulturore shqiptaro - amerikane me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe me rastin e hapjes së bibliotekës sonë!" Me nderime Kryesia e Qendrës, Burim Zhuta kryetar Gonxhe Meta përgjegjëse për arsim, Stafi i mësuesve

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...