Vogëlushi nga Kosova në ekranin gjigant në “Times Square” të New Yorkut - Bota Sot
Vogëlushi nga Kosova në ekranin gjigant në “Times Square” të New Yorkut

Amerika

Vogëlushi nga Kosova në ekranin gjigant në “Times Square” të New Yorkut

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa fotografi të Benit, djaloshit të vogël nga Kosova, janë paraqitur sot në ekranin gjigant të “Times Square” në New York.

Në njërën nga fotografitë, Beni që është me Sindromën Down është bashkë me Fjolla Rracin që në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët dhe të rriturit me Sindromën Down dhe ata me autizëm.

Nëna e Benit, Gresa, ka qenë bashkë me të birin për ta përjetuar këtë moment shumë emocional kur fotografitë e Benit e kanë ‘pushtuar’ sheshin Times Square në New York.

Fotografia e pesë vjeçarit Beni Godeni u përzgjodh në mesin e 100 më të mirave në konkursin e përvjetshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...