Presidenti i Kosovës, Thaçi, në New York, merr pjesë në pritjen me komunitetin shqiptar

Amerika

Presidenti i Kosovës, Thaçi, në New York, merr pjesë në pritjen me komunitetin shqiptar

Nga: Beqir SINA Më: 23 shtator 2019 Në ora: 16:16
Presidenti i Kosovës, Thaçi, në New York, merr pjesë në pritjen me komunitetin shqiptar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, se bashku me zv/kryeministrin e Kosoves, z Bexhet Pacolli, Minister i Jashtem e Kosoves, i shoqeruar edhe nga Ambasadorja e Kosoves ne Uashington, Vlora Citaku, kan marre pjese ne një pritje me komunitetin shqiptar, organizuar nga msioni i Kosoves ne Nju Jork, Ambasadorja Teuta Sahatqija

New York, 21 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në New York, se bashkume udhëheqësit botërorë të cilet kan ardhur për te marr pjese ne Asamblenë e 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara( 23-30 Shtator), pervec takimeve zyrtare, po takohet edhe me komunitetin shqiptar ne zonen e “Tri-Shteshit”.

Mbrëm Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, se bashku me zv/kryeministrin e Kosoves, z Bexhet Pacolli, Minister i Jashtem e Kosoves, i shoqeruar edhe nga Ambasadorja e Kosoves ne Uashington, Vlora Citaku, kan marre pjese ne një pritje me komunitetin shqiptar, organizuar nga msioni i Kosoves ne Nju Jork, Ambasadorja Teuta Sahatqija .

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruajti ne llogarine e tij ne Facebook , se ai mbrëmë kishte kënaqësinë të takoj përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Kosovës në New York.

“Është, kënaqësi të dëgjosh për sukseset e shqiptarëve në Amerikë, dhe të kesh mundësi t’i falënderosh për përkrahjen e parezervë që i kanë dhënë Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Roli i tyre është një ndër shtyllat mbi të cilat është ngritur liria dhe pavarësia e Kosovës.” shkruan Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat