Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, vizitoi memorialin e vëllezërve Bytyqi, në Yonkers Nju Jork

Amerika

Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, vizitoi memorialin e vëllezërve Bytyqi, në Yonkers Nju Jork

Nga: Beqir SINA - Yonkers New York Më: 24 shtator 2019 Në ora: 06:28
Pamje nga vizita
“Me nderimin që ju bëjmë së bashku tre vëllezërve dëshmor - vëllezërve Bytyqi, ne nderojmë vet-veten, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, skarficën e të gjithë atyre që ranë për liri. Ne, nderojmë lirinë e pavarësinë, nderojmë Kosovën”, tha Kryetari i Shoqatës Atlantiku, z. Gani Shehu.
YONKERS NY : Te varrezat në Yonkers, New York, nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pushojnë eshtrat e vëllezërve Mehmet, Agron dhe Yll Bytyqi, dëshmorë të kombit, të cilët brutalisht u vranë nga pjesëtarë të MUP-it serb, në qershor të vitit 1999.
 
Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, dhe stafi i Konsullatës së Përgjithëshme të Kosoës, në Nju Jork, u takuan pjesëtarët e batalionit “Atlantiku”, në hotelin Royal Regency, duke bërë homzhe së bashku te memoriali i tre vëllezërve dëshmorë të kombit.
 
Sheshi para hotel Royal Regency aty prej nga ky batalion edhe u nis për të luftuar krah për krah bashkëkombësve në radhët e UÇK-së, u zhvillua një takim ku u bisedua për zhvillimet në Kosovë, zgjedhjet e ardhëshme, tërmetin dhe Shqipëri, si dhe për tema që e preokupojnë diasporën tonë në SHBA.
 
Më pas, së bashku me prindërit e djemve Bytyqi, ata u nisën për te varrezat, për të nderuar veprën dhe sakrificën e tyre duke bërë homazhe shtetërore dhe vendosje të kurorës me lule.
 
Babai i tre vëllezërve, Ahmet Bytyqi, ka falënderuar Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi, për këtë vizitë, dhe u shpreh se është i nderuar që shteti i Kosovës, Presidenti i saj së bashku me Ambasadoren Çitaku, erdhën për të nderuar sakrificën sublime të tre bijve të tijë.
 
“Ata kanë rënë dëshmorë, mirëpo në momente të tilla kur ju vini që t’i kujtoni, atëherë ata mbesin gjithmonë të gjallë. Ju faleminderit”, tha ai, duke falënderuar Presidentin e Kosovës, edhe për titullin “Dëshmor i Kombit” e ndarë për tre bijtë e tij - tre vëllezërit Bytyqi, vitin e kaluar.
 
“Vepra e tre vëllezërve Bytyqi, nuk do të harrohet asnjëherë. Neve na mbetet të punojmë dhe të bëjmë trysni ndaj Serbisë që t’i dorëzojë kriminelët përgjegjës të këtij krimi sa më shpejt, ndërsa veprën dhe sakrificën e tyre ta kujtojmë gjithmonë”, u shpreh Thaqi.
 
Gani Shehu, Kryetari i Shoqatës “Atlantiku”, me ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, ose UÇK-ja e Amerikës, mbasi i urojë Presidentit Thaçi mirëseardhjen, e faleminderojë atë që gjeti rastin të nderojë me vendosjen e një kurore me lule të freskta, për tre vëllezërit dëshmor Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi.
 
“Me nderimin që ju bëjmë së bashku tre vëllezërve dëshmor - vëllezërve Bytyqi, ne nderojmë vet-veten, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, skarficën e të gjithë atyre që ranë për liri. Ne, nderojmë lirinë e pavarësinë, nderojmë Kosovën”, tha Kryetari i Shoqatës Atlantiku, z. Gani Shehu, duke ia dhënë fjalën e rastit ish zëdhënsit të Batalinit Atlantiku, z. Uk Lushi.
 
Është, shumë mirë që jemi mbledhur së bashku, me bashkëluftëtarin tonë Presidentin e Kosovës, z, Hashim Thaçi, tha në fillim të fjalës së tij Lushi.
 
“Secila, nga këto pllaka memoriale, ka nga në citim(epitaf të veçantë)( të cilat janë përzgjedhur nga ish luftëtari i Batalionit Atlantiku Arbër Muriqi), me një qëllim të qartë : Të cilat fillojnë me fjalët e Primo Levit, fjalët e të mbijetuarit të Holokaustit, ku thuhet : “ Mbani këto fjalë në zëmrat tuaja dhe kurr mos thoni Jemi” tha ai.
 
Lushi, më pas spjegojë se këtu kemi shumicën e atyre që vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, që kanë kontribuar për ndërrmarrjen më të suksesshëme, pas shpalljes së pavarësisë Shqipërisë më 1912.
 
“Edhe, Amerika, vetë e ka parë, luftën heroike dhe e ka mbështetur Kosovën. Neve të gjithëve na vyen të kthejmë pak kokën prapa, dhe, të refelektojmë se do të na ndihmojë shumë, e të ecim përpara. Që do të thotë se ky është një ndër mesazhet e këtyre epitafeve”.
 
Mesazhi tjetër, u shpreh Lushi, është për ç'donjerin që sa her vjen të vizitojë këtë memorial, dhe kur lexon një strofë të himnit tonë kombëtar, që thotë : “ Se Zoti vet e tha me gojë, që kombet shuhen përmbi Dhe, po Shqipëria do të rrojë për të luftuam Ne!”
 
Ai tha se kjo do të thotë pavarësisht ndonjë dallimi, mes vetit çdo shqiptar duhet ta ketë të qart se nuk ka dallim se nga jemi,: Shkupi, Prishtina, Tirana, Dibra, Malësia, Çamëria, Ulqini, Plava e Gucia, Lugina e Preshevës, dhe ne diaspora, të gjithë jemi bashkë, kemi qenë e dotë mbetemi të tiillë, sa të jet jeta.
 
Në fund ish zëdhënsi i Batalionit Atlantiku, z. Uk Lushi, lexojë epitafin e njërit prej vëllezërve Bytyqi - Ylli Bytyqit, ku shkruhej: “ Në qoftë se çmimi i Lirisë ishin Jetërat tona - Ne nuk mundëm të japim më shumë!”.
 
Çka tregon kjo?, pyeti Lushi, duke u vet përgjigjur : “ Se të gjithë kur të shkojmë në atë botë, nuk do të marrim kurr një gjë me vete…..!Nuk ka një gjë më të lart dhe më të çmuar se sa sakrfica sublime për vendin tëndë”.
 
Uk Lushi, e mbylli fjalën e tij, me një thirrje, që është e të gjithë ish luftëtarëve të Batalionit Atlantiku, - Shoqatës, Atlantiku, ku në mënyrën më diskrete, ata kërkojnë nga të gjithë udhëheqësit tanë, Prishtinë e Tiranë, personalitetet politike e të tjerë, sa herë të vizitojnë Nju Jork-un, të vijnë në këtë vend peligrinazhi, të shprehin një respekt, dhe bërë një nderim para këtij memoriali - kushtuar tre vëllezërve dëshmor, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi.
 
Ish gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj, i cili nga SHBA, ka qënë gjatë luftës së Kosovës, edhe zëdhënës, i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Familjen Bytyqi në Nju Jork, e quajti “Jasharajt e Amerikës".
 
“Shumë familje fisnike, ngase po e ruajn me shumë dinjitet atë atdhedashurinë, patriotizmin dhe fisnikërinë shqiptare. Ashtu si kjo familje, që me dinjitetin dhe krenarinë e luftës për liri, e ruan ashtu si edhe Familja Jashari në Kosovë, atë të tre bijve të saj rënë për lirinë e Kosovës.”
 
Gjonlekaj, një gazetar i karriers, në Amerikë, më pas tregojë se ai i ka përcjellur me vëmendje të madhe në të gjitha mjetet e informacionit në Amerikë, rëndësinë që i kanë dhënë dëshmive të tyre, Ilir Bytyqi, dhe vëllai i tjeter i tre dëshmorve, pra për atë që kan bë të dy së bashku më vëllain tjetër Fatosin, duke bërë gjithcka që të vendoset drejtësia, ata kan qenë edhe zëdhënsit e kësaj çështje, e cila tashmë ka marr përmasa ndërkombëtare, tha ai.
 
“Prania, juaj sot këtu zoti President, është shumë e rëndësishme, ashtu si dhe prania e të gjithë udhëheqësve nga Kosova, është edhe më e rëndësishme, për të gjithë ne shqiptarët e Amerikës, sa herë të takohen me komunitetin shqiptar në Amerikë”, tha Gjonlekaj, duke shtuar se vite më parë këtu, "kan ardhë nga Kosova, Shqipëria, dhe viset shqiptare, lider për të na ringjallur, nga që ringjallja e diasporës vjen vetëm prej jush, dhe, pjesëmarrja juaj, këtu, për mendimin tim tha Ish gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj, “Është, tepër-tepër e rëndësishme”.
 
Poeti dhe shkrimtari Tom Paloka, mbylli këto homazhe teksa recitoi me këtë rast, një poezi dedikuar për të vëllezërit dëshmor të Batalionit Atlantiku, Ylli Agrton dhe Mehmet Bytyqi.
 
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, më pasë para se të ndahej me ise luftëtarët e Batalionit Atlantiku, UÇK-ën e Amerikës, drekoj në lokalin e famshëm të traditës shqiptare në Bronx-New York "Çka ka Qellue", së bashku më disa ish luftëtar të Batalionit Atlantiku, në Bronx - Nju Jork, she veprimtar të komunitetit, ku u pritën nga pronarit i këtij lokali Ramiz Kukaj.
 
Po ashtu Presidenti i Kosovës, zoti Hashim Thaçi, e përcolli nëpërmjet statusit të tij në Facebook, ndenjësinë e tij për këtë nderim, që bëri ai së bashku me ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, memorialit të tre vëllezërve Bytyqi, Yllit, Agronit dhe Mhemet Btyqit, të cilët janë të varrosur në Yonkers Nju Jork, aty ku ata 20 vjet më parë u nisën për lirinë e Kosovës.
 
“U mbusha me ndjenjat më të thella të respektit, nderimit, por edhe dhimbjes në vizitën që bëra te varrezat e vëllezërve Bytyqi në Yonkers të Neë Yorkut, së bashku me prindërit e heronjve të kombit, Yllit, Agronit dhe Mehmetit, me bashkëluftëtarë të tyre dhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA. Para varrit të tyre, si President i Republikës së Kosovës, shpreha nderimet më të thella në emër të popullit dhe institucioneve të shtetit të Kosovës, për sakrificën që ka bërë familja Bytyqi për Kosovën” shkruan Thaçi.
 
Ndërkohë, që thotë se ndjenja të respektit të thellë kisha edhe në takimin me bashkëluftëtarë nga Batalioni i Atlantikut, së bashku me komandantin e tyre Gani Shehu, në vendin prej ku ata janë nisur për të ardhur dhe për të luftuar për Kosovën. Bijtë tanë nga të gjitha trojet shqiptare kishin lënë ëndrrën amerikane për të ardhur dhe ndihmuar në realizimin e ëndrrës sonë për liri, pavarësi e barazi në Kosovë.
 
“Do u jemi përjetësisht mirënjohës për këtë”.
 
“Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe sot është i përkushtuar me të njëjtin zell për realizimin e plotë të shtetësisë së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në vendet e rajonit. Për këtë ua shpreha mirënjohjen më të sinqertë komunitetin shqiptar në Bronx të Neë York.” shkruan Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat