Greta Thunberg fëmija që “dridhi” liderit botëror . Ajo dënoi udhëheqësit e botës në fjalimin emocional në KB - Bota Sot
Greta Thunberg fëmija që “dridhi” liderit botëror . Ajo dënoi udhëheqësit e botës në fjalimin emocional në KB

Amerika

Greta Thunberg fëmija që “dridhi” liderit botëror . Ajo dënoi udhëheqësit e botës në fjalimin emocional në KB

Nga: Beqir Sina Më: 28 shtator 2019 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

UN - NEW YORK : Greta Thunberg, 16 vjeç, erdhi në Nju Jork, nga Suedia me një anije të vogël së bashku me shtatë bashkëmoshatar të saj për të protestuar , për atë që ajo thotë se qeveritë dhe liderit e botës kanë tradhtuar të rinjtë :  “Ju nuk jeni aq të pjekur sa t’i thoni ashtu siç është. Ju po na dështoni ' tha ajo.

Greta Thunberg ka ekspozuar liderët botërorë për "tradhtinë" e tyre ndaj të rinjve përmes inercisë së tyre për krizën klimatike në një samit të Kombeve të Bashkuara që nuk arriti të sigurojë angazhime të reja ambicioze për të adresuar ngrohjen e rrezikshme globale.

“Nëse udhëheqësit botërorë vendosin të na dështojnë, brezi im nuk do t'i falë ata kurrë” tha Greta Thunberg.

Në një fjalim tronditës të hënën, nga foltorja e Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara ku morën pjesë , mbretër, president dhe kryeministër , diplomat e tjer, nga kryq e tërthor planetit, aktivistia adoleshente suedeze për klimën u tha qeverive se "ju nuk jeni akoma të pjekur sa duhet t'i thoni ashtu siç është. Ju nuk mund të na mashtroni më. Sepse,  të rinjtë kanë filluar ta kuptojnë tradhtinë tënde ”.

Ditë pas dite miliona të rinj u bashkuan në protesta në mbarë botën për të kërkuar veprime urgjente mbi ndryshimin e klimës, ndërsa udhëheqësit e gjithë botës këto ditë u mblodhën për asamblenë e përgjithshme vjetore të Kombeve të Bashkuara me qëllim të injektimit të momentit të ri në përpjekjet për të frenuar emetimet e karbonit.

Por Thunberg parashikoi që samiti nuk do të ofronte ndonjë plan të ri në përputhje me shkurtimet radikale të emetimeve të gazrave serë për të cilët shkencëtarët thonë se janë të nevojshëm për të shmangur prishjen katastrofike të klimës.

"Ju keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe," tha një Thunberg që dukshëm ishte një fjalim tepër emocionues.

“Sytë e të gjitha brezave të ardhshëm janë mbi ju. Dhe nëse vendosni të na dështoni, unë them se nuk do t'ju falim kurrë. Ne nuk do t'ju lejojmë të largoheni me këtë. që po bëni ju të gjithë tani këtu, pikërisht tani është vendi ku ne mund të tërheqim vijën e ndarjes me ju që duhet tju vijë “turp” nga vetja” tha 16 vjeçarja nga Stokholmi.

Greta Thunerberg në Kombet e Bashkuara për klimën: “Ju vodhët ëndrrat e mia “ ishte edhe Surpriza më e madhe për dy liderit botëror Trump dhe Putin

"Ju keni vjedhur fëmijërinë time, ëndrrat e mia." Kjo ishte akuza që adresoi ndaj liderve botërorë aktivizja e mirënjohur  për ndryshimin e klimës, adoleshentja suedeze, Greta Thunberg, teksa foli në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën.

"Ne jemi të zhgënjyer, por të rinjtë kanë filluar të kuptojnë tradhtinë tuaj, sytë e të gjithë brezave të ardhshëm janë mbi ju, dhe nëse vendosni të dështoni, ne nuk do t'ju falim kurrë", shtoi ajo, duke theksuar se "bota po zgjohet dhe ndryshimi po vjen, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo ".

Së bashku me Alexandria Villaseñor, një aktiviste shumë e re amerikane, Greta ishte atëherë në mesin e 16 nënshkruesve të një peticioni zyrtar të paraqitur para Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.

Ankesa  e saj nënshkruhet nga të rinjtë midis 8 dhe 17 vjeç nga 12 vende kundër pesë fuqive: Argjentinës, Brazilit, Francës, Gjermanisë dhe Turqisë. 

Peticioni argumenton se paaftësia e shteteve Anëtare për të adresuar krizën e klimës është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe i kërkojnë organit të pavarur që ta urdhërojë atë të veprojë për të mbrojtur fëmijët nga ndikimet shkatërruese të ndryshimit të klimës.

Edhe nëse vetëm në mënyrë indirekte, fjalimi i Gretës dha disa rezultate: 

"Gjashtëdhjetë e gjashtë vende, 102 qytete dhe 93 kompani - kanë njoftuar Kombet e Bashkuara - janë angazhuar të arrijnë emetimin zero deri në vitin 2050 ".

Njëzet kombe e kanë përfshirë këtë angazhim në ligjet kombëtare ose kanë identifikuar plane konkrete politike për ta zbatuar atë.

Bashkimi Evropian, nga ana e tij, shpreson të arrijë një konsensus midis anëtarëve të tij deri në vitin 2020.

Një tjetër rezultat i rëndësishëm është ratifikimi nga Rusia i Marrëveshjes së Parisit mbi ndryshimin e klimës. 

Kryeministri Dmitry Medvedev shpjegoi se "është e rëndësishme që vendi ynë të marrë pjesë në këtë proces: kërcënimi i ndryshimit të klimës mund të rrezikojë ekuilibrin mjedisor, të rrezikojë zhvillimin e suksesshëm të shumë sektorëve kryesorë, siç janë bujqësia, dhe mbi të gjitha, siguria e njerëzve tanë që jetojnë në veri".

Surprizë gjithashti ishte shfaqja e Trump në samitin e Klimës edhe pse më herët kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë.Ai qëndroi për 50 minuta, kohë e mjaftueshme për të dëgjuar fjalimet e Angela Merkel dhe kryeministrit indian, Narendra Modi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...