“Aksioni, për Nëna dhe Fëmijë”, për të 5-in, vit në qytetin e Nju Jork-ut

Amerika

“Aksioni, për Nëna dhe Fëmijë”, për të 5-in, vit në qytetin e Nju Jork-ut

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 11 tetor 2019 Në ora: 23:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

NEW YORK CITY : “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, u rikthye përsëri në qytetin e Nju Jork-ut, me mbrëmjen filantropike për të ngritur fonde për shpëtimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, me nji mbrëmje te bamirësisë të mbajtur në klubin prestigjoz Yale të Qytetit të Nju Jork-ut, mbrem (datën 10 Tetor 2019) nderojë me ne kete 5 vjetor, me një "Mirënjohje", të vecantë, fotografin e famshëm shqiptar, ne Amerike, Fadil Berisha, për kontributin e tij të madh në bamirësi dhe inspirimin e promovimin e shqiptarve në SHBA.

AMC -Action for Mothers and Children , bashkë me partneret, donatorët dhe miqtë e tij, filantropist, artist, afarist e biznesmen, gazetar, student, veprimtar të komunitetit, activist shqiptar dhe amerikan, ishte pjesë edhe këtë vit per organizimin në Nju Jork, të mbrëmjes bamirëse për rritjen e fondeve të saj– në një mbrëmje e madhe koncentrale, kjo që tashmë mbahet për të pestin vit në radhë, dhe është bërë tradicionale.

Ne kete mbremje Gala moren pjese diplomatet e Kosoves ne Nju Jork e Uashington , Ambasadorja Vlora Citaku, Konsullja e Pergjithshme , Ambasadorja Teuta Sahatqija,me diplomatet, Bylykbashi, Ymeri, Demiri e Krasniqi,, perfshire, filantropistin Richard Lukaj, Edd Hamel, Ilir Rusi, Ramiz Kukaj, Martin Shkreli, Lui Fundo, Mark Kosmo,Shpresa Xhaklli,Gani Shehu, Bruno Selimaj, Eva Kokalari, Gorigio Kola, Lumi Hadri dhe Patric Devine e tjer.

10 Tetori që shënoi vitin e pestë të organizimit të mbrëmjes bamirësisë ‘Meet us Halfëay’ - “Takohuni me Gjysmë rrugë” , në Nju Jork në njërin pre gradacileve në zemër të qytetit, Klubin “ Yale Club”, gjatë së cilës mblidhen fonde për shërbime shëndetësore në të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, u pasurua më një preformancë të muzikës klasike dhe asaj popullore.

Këngë e valle nga repertori i “Mbretëreshes” se këngës së Shqipërisë së Mesme, Merita Halili, dhe mjeshtri I fisarmonikës Raif Hysnei, Sopranoja e njohur Dëshira Ahmeti Kerliu dhe vilionistja e talentuar nga Tirana Joana Kaimi.

"Mirënjohja" të vecantë, pwr fotografin e famshëm shqiptar Fadil Berisha, për kontributin e tij të madh në bamirësi dhe inspirimin për bamirësi në komunitet, u dorezua, nga Ambasadorja e Kosovës, në Uashington , znj. Vlora Citaku,.

Ambasadorja Citaku që ja dorëzojë fotografit shqiptar në Amerikë, Fadil Berisha, pllakwn me e "Mirenjohjes" duke e vlerësuar artistin shqiptar si një vlerë e cmuar artistike e shqiptarëve të Amerikës, për promovimin e cdo gjëje të bukur shqiptare nëpër botë., tha se "Fadil Berisha, është dalluar edhe për humanizmin e tij të pashëmbëllt në SHBA, organizmin e koncerteve të bamirësisë për Shqipërin, Kosovën, dhe mbarë Trojet Shqiptare, Ai kapromovuar cdo gje te bukur per Shqiperine e Kosoven, dhe ka insipruar dhjetra e qindar artistet te rinje"

Si cdo here mbrëmja do të përfshinte përvec muzikës, dhe vlerësimeve, edhe një Rrjetëzim, Koktel dhe Ankand të Qetë, ndërsa folëse kryesore e mbrëmjes ishte sopranoja me fame botërore Inva Mula në cilësinë e Ambasadorës për shëndetin e mirë të nënave dhe fëmijëve.

Kjo mbrëmje u bë e mundur falë miqve dhe anëtareve të bordit të fondacionit që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë siç janë, Valon Xharra, Drin dhe Rialda Kukaj, Fadil Berisha, Elizabet Peraj dhe Tess Kukaj.

“Të gjitha fondet e ngritura këtë vit do të orientohen për të furnizimin me medikamente esenciale për të shpëtuar 300 foshnje gjatë 2020, të sigurohen prenatal vitamina, amoxicilin dhe spirale për 700 gra, të edukohen 1338 prindër rreth planifikimit familjarë, shtatzënisë së hershme, lindjen dhe periudhën pas lindjes, të identifikohet canceri i qafës së mitrës me anë të ofrimit të pap-testit falas për 3600 gra dhe vajza.” tha Valon Xharra, një ndër udhëheqësit kryesor të Fondacionit “Action for Mothers and Children -“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”

Më pas u shfaq një video -projeksion ku flitej për aktivitetin dhe misionin e Fondacionit Action for Mothers and Children -“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”

Menjëhere pas lufte në Kosovë, në 2000tën, shkalla e vdekshmërisë së foshnjeve ishte 29 vdekje për 1000 lindje – kalonte normat Ballkanike dhe ato Europiane. “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” bashkë me partneret, donatorët dhe miqtë e tij ishte pjesë e betejës së shumë individëve që këtë shifër ta ulim në afro 11 për 1000 lindje sa është sot. Por beteja s’ka përfunduar ende! Përreth “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë” shumë individë u bashkuan që ta përmbushin ëndrrën e tyre dhe fillimisht themeluan “Fondacionin për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha” në 2009-tën, me iniciativën e Dr. James Strickler.

Qysh nga 2013ta, individë me ndikim dhe vullnet të mirë nga fusha e shëndetësisë, biznesit, kulturës dhe ekonomisë nga Kosova e Diaspora (përfshirë midis tjerësh Ardiana Bunjaku, Jehona Gjurgjeala, Rexhep Hoxha, Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj, Ilirjana Bajraktari, George Little, Philip Sigëart, Ilir Hoxha dhe së fundi princesha e ardhshme Elia Zaharia) bashkuan forcat në përkrahje të kauzës dhe e rritën fondacionin në atë që sot quhet “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Misioni jonë është të shpëtojmë sa më shumë jetëra të fëmijëve dhe nënave në Kosovë.

'Aksioni për Nëna dhe Fëmijë' (AMC), në mbledhjen të 5-të të fondeve vjetore ne mbremjen Gala me titull : 'Takohuni me Gjysmë rrugë' më 10 tetor , në Sallën e Madhe të Yale Klubi i New York City, u mbyll me kenge e valle nga te gjitha trevat.

Pritja e mbledhjes së fondeve të organizuar nga Fondacioni "Aksion për Nëna dhe Fëmijë" synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe fondet e nevojshme për vazhdimin e programeve të tij shëndetësore për të përmirësuar dhe shpëtuar jetën e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Në përvjetorin tonë të 5-të ‘Takohuni me ne gjysmë të rrugës’, AMC angazhohet të:

- Siguroni ilaçe thelbësore, për të shpëtuar jetën, për 300 foshnje të parakohshme në vitin 2020;

- Siguroni mbi 700 gra me Vitamina Prenatal, Amoxicilin dhe Spirale në vitin 2020;

- Edukoni 1338 prindër për planifikimin e familjes, shtatzëninë e hershme, lindjen dhe periudhën pas lindjes në vitin 2020;

- Ndihmoni 3,600 gra që të diagnostikojnë kancerin e qafës së mitrës përmes testimit falas Pap-njollë në vitin 2020;

- Përmirësimi i Disiplinës Pozitive në 1000 fëmijë birëdhënës dhe jo-birë në Kosovë në vitin 2020.

'Aksioni për Nëna dhe Fëmijë' (AMC), shkruan ne faqen e saj te internetit se: Fondacioni Hitchcock njihet nga Shërbimi Amerikan i të Ardhurave të Brendshme si një seksion 501 (c) (3) organizatë jofitimprurëse. Tatimpaguesit e Shteteve të Bashkuara mund të zvogëlojnë kontributet e Fondacionit nga taksat e të ardhurave të tyre deri në masën e lejuar me ligj.

Fondacioni Hitchcock ka rënë dakord të administrojë mbledhjen e fondeve për organizatën tonë si një 501c3 dhe të ndihmojë në prishjen e kostove të tepërta dhe të infrastrukturës për AMC, duke mundësuar kështu përkushtimin e fondeve të mbledhura për t'i shërbyer drejtpërdrejt nevojave të Nënave dhe Foshnjave.

Si cdo here mbrëmja do të përfshinte përvec Muzikës, dhe Vlerësimeve, një Rrjetëzim, Koktel dhe Ankand të Qetë, ndërsa folëse e mbrëmjes ishte sopranoja me fame botërore Inva Mula në cilësinë e Ambasadorës për shëndetin e mirë të nënave dhe fëmijëve.

Kjo mbrëmje ub bë e mundur falë miqve dhe anëtareve të bordit të fondacionit që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë siç janë, Valon Xharra, Drin dhe Rialda Kukaj, Fadil Berisha, Elizabet Peraj dhe Tess Kukaj.

“Të gjitha fondet e ngritura këtë vit do të orientohen për të furnizimin me medikamente esenciale për të shpëtuar 300 foshnje gjatë 2020, të sigurohen prenatal vitamina, amoxicilin dhe spirale për 700 gra, të edukohen 1338 prindër rreth planifikimit familjarë, shtatzënisë së hershme, lindjen dhe periudhën pas lindjes, të identifikohet canceri i qafës së mitrës me anë të ofrimit të pap-testit falas për 3600 gra dhe vajza.” tha Valon Xharra, një ndër udhëheqësit kryesor të Fondacionit “Action for Mothers and Children -“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat