Pamje: Aksidenti i tmerrshëm në SHBA, vdes i riu shqiptar - Bota Sot
Pamje: Aksidenti i tmerrshëm në SHBA, vdes i riu shqiptar

Amerika

Pamje: Aksidenti i tmerrshëm në SHBA, vdes i riu shqiptar

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 13:53
Pamje nga aksidenti

Një aksident tragjik në autostradë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në SHBA. Altin Nezaj, 17 vjeç po udhëtonte me shokë të tij, një djalë dhe një vajzë. Automjeti doli nga rruga dhe ra në trasenë e hekurudhës. Në këtë aksident humbi jetën edhe shoqja e të riut shqiptar, e moshës 15-vjeçare, ndërsa djali tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Siç duket edhe nga fotot, pasojat e aksidentit janë tragjike. Automjeti është shkatërruar krejtësisht.

Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku mësonte, pikërisht shkolla e mesme “Pearl River”.

Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës, e cila ka ndezur edhe qirinj në shenjë homazhi për te.

Sipas të dhënave të para, makina ka rënë nga një mbikalim shumë i lartë, në Route 304, dhe ka rënë përmbys mbi shinat e trenit, poshtë, ku ka marrë flakë. Per pasoje makina eshte shkaterruar, nderkohe qe dy te rinjte kane vdekur menjehere.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat