Anëtarët të Shoqates American Jewish Center vizituan Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” - Bota Sot
Anëtarët të Shoqates American Jewish Center vizituan Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”

Amerika

Anëtarët të Shoqates American Jewish Center vizituan Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”

Nga: Beqir Sina Më: 17 tetor 2019 Në ora: 22:13
Foto nga vizita

HARTSDALE NY : Sot në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, morën pjesë në Meshë dhe pastaj në takim me popullin në Qëndren Nena Tereze, antarët e Shoqates American Jewish Center(Qendra Amerikano-Hebraike).

Anëtaret e kësaj shoqate janë pjesë AJC, e cila është organizata kryesore globale e avokatisë hebraike, me një qasje të pashembullt për zyrtarët qeveritarë, diplomatët dhe udhëheqësit e tjerë botërorë. Ku përmes këtyre marrëdhënieve dhe pranisë sonë ndërkombëtare, AJC është në gjendje të ndikojë në opinion dhe politikë mbi çështjet që kanë më shumë rëndësi: luftimin e antisemitizmit dhe ekstremizmit në rritje, mbrojtjen e vendit të Izraelit në botë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë njerëzve.

“Pjesemarrja e tyre, ashtu sikur në shumë institucionet e tjera, ishte për të shprehur miqësi midis besimeve të ndryshme dhe për të zbuluar kulturat dhe traditat e komuniteteve që rrethojnë zonën e Hartsdale, qyteti i Kishës sonë”, citohet të ketë thënë Famullitari i Kishës Dom Pjeter Popaj, i cili falenderoje pjesemarrsit dhe i kujtojë ata, për rrënjet që nga Krishtërimi dhe afrimitetin që kemi me popullin Hebraik”.

Ishin anëtarët e Keshillit Kishës, simbas statusit në Facebook , të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Nikoll Grishaj, Pashko Camaj, Lola Gjokaj, Lisa Gjokaj dhe Esterina Frangaj të cilët i mirëpritën në këtë vizitë miqtë e nderuar të Shoqatës, dhe i shoqëruan gjithën kohën duke i njohur ato me Historine dhe Traditën e popullit Shqiptar.

Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, me këtë rast falenderojë znj.Maria Përpepaj, që posaçërisht përgatiti ushqimin kosher në përshtatjen e tradites hebraike, por edhe byreket Shqiptare u pëlqyen shumë nga miqte mysafirët nga anëtarët e AJC-ja

Njojftimi i kësaj kishe, raporton Bota sot, nga Nju Jorku, thotë se :”Shoqata e “American Jeëish Center” falenderojë përzëmersisht Famullinë e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, për mikpritjen dhe ngrohtsinë që kisha shqiptare katolike ka ofruar mysafirëve nga AJC, dhe ka marr një ftesë që kisha shqiptare të marrnim pjesë në Qëndren e tyre Kulturore.”

Një suprizë e kësaj vizite ka qenë se grupi i AJC ka shprehur dëshirën e tyre për ta njohur popullin shqiptar më mirë, ku disa anëtare të Shoqatës blenë bileta për marrë pjesë në Festivalin Shqiptar, që do mbahet me 17 Nëntor, në Lehman College - Bronx Nju Jork.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat