Familja, dhe, qindra shqiptar në Nju Jork, e rrethinat, i dhanë nderimet e fundit për qëndrestarin anti komunist - veprimtarin shqiptaro-amerikan Marash Mernaçaj
HARTSDALE NY : Atdhetari i mirënjohur, qëndrestari antikomunist Marash Ndue Mërnaçaj nga Vermoshi - emigrant i vjetër i këtij komunitetit shqiptar, me banim të gjatë në Nju Jork, vdiq më 10 Tetor 2019, duke u ndar nga jeta në moshën 97 vjeç.Ai la pas vetes bashkëshorten e tij Mrija (Nilaj) Mrnaçaj, vëllain Pjetrin, dhe pesë fëmijët e tij Paul, Lula, Aleks, Elizabeth, Vera dhe 14 nipër e mbesa të tjera.
Familja e Marash Mernaçaj, është një ndër familjet e para të Kelmendit, që nuk ju nënshtrua diktaturës komuniste në Shqipëri - dhe u arratisë duke u vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës-
Nënë Marashit, e quajtur Mrika Mrnaçaj, nga Malësia e Mbi Shkodrës - Tamara e Kelmendit, e cila ishte 110-vjeçare, kur, në vitin 1974, mbërriti në SHBA, dhe kërkoi strehim politik, për të jetuar në liri, si amerikane, në moshë 111 vjeçare, u bë në atë kohë, edhe një lajm dite në SHBA.
Nngase Nëna e Marrashit, mbetet edhe sot një rast i rrallë, që me ligj të veçantë ne moshen 111 vjeçarja Mrika Mrnaçaj, fitoi edhe shtetësinë amerikane, të firmosur drejtëpërsëdrejti nga Presidenti i 38të i Shteteve të Bashkuara Gerald R. Ford.
Një rast i rallë ky, dhe i pari në historinë e emigracionit amerikan – kur vetë një Presidentë i SHBA, firmosi shtetësinë e një qytetari të huaj – që kërkonte të bëhet shtetase amerikane.
Ndërkohë, që i biri i Marashit, dhe Mrisë Nik Mrnaçaj(Nick Mrnacaj), humbi jetën më 22 Janar, të vitit 1990, në moshen 31 vjeçare. Vdekja, e djalit te tyre, ndodhi në një aksidenet automobilistik, në rrugën maxhistrale, që lidh Nju Jorkun me Nju Xhersin. (I ndjeri po kthehej në shtëpinë e tij në Yonkers – Nju Jork, s’bashku me një bashkëkombasin e vet, pasi kishte marrë një ditë më parë, pjesë në një demostratë, kundër regjimit komunistë të Tiranës ( vizitës në SHBA të presidentit të fundit komunist Ramiz Alisë), i cili, po merrte goditjet e fundit dhe po gërrmisej me vështërsi, si vendi i fundit nga ish vëndet e kampit të Europës Juglindore).
Ndërkohë, simbas zakoneve, Trupi i të ndjerit, u mbajt në shtëpinë mortore Yorktown Funeral Home, ne nje ceremoni mortore ku lider, veprimtar, familjar, miq dhe dashamirë të familjes Mërnaçaj. bënë nderime dhe i dhanë një respekt të fundit Marash Ndue Mërnaçaj - një ish - i arratisur nga Shqipëria - gjashtë dekada më parë, dhe vendosur se bashku me familjen e tij ne Shtetet e Bashkuara.
Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit u kremtuan të Mërkurën më 16 Tetor 2019, në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, në një lutje te kryer nga Padër Gazment Tinaj, Don Nikolini, dhe Meshatri Don Pjetër Popaj. dhe Sokol Smalaj.
Mbas meshës nisën disa të rëna nga Kumburoja, dhe, intonimi i melodisë së lamtumirës nga autorpolanti i kishës, ndersa, djemtë e Marashit, nipat e tij dhe anëtar të tjer të familjes Mërnaçaj, bën bartjet ne krah te arkivolit me trupin e të ndjerit, e cila do të përcjellej me nderim e respekt te madh, lot dhe hidheti nga qindra vet, për ta percjell në varrezat Gate of Heaven, në kantonin Yonkers, Haëthorne , pjesa veriore e Nju Jorkut, ku iu dha dhe lamtumira e fundit.
Gjatë ceremonisë mortore me lutje fetare, si dhe fjalime të shkurtëra përkujtimore, iu drejtuan masës së madhe të pjesëmarrësve, Famullitari i Kishës Katolikë “ Zoja e Shkodrës” Don Pjetër Popaj, Don Nikolini, Padër Gazemti, Drejtori i Qëndrës Kulturore “Nëna Tereze” Marjan Cubi, Sofia Shkreli, Nosh Mërnaçaj, Sokol Smalaj, dhe Marcela Nonaj - Cali.
Në nderimet e fundit për veprimtarin shqiptaro-amerikan Marash Mernaçaj në Nju Jork, i arratisur gjatë viteve të diktaturës së komuniste nga Shqipëria, i cili vdiq javën e kaluar në moshën 93 vjeç, morën pjesë anetaret e familjes, veprimtar te njohur mnjohur te komunitetit, personalite, përfshirë, Prof. Dr. Elez Biberaj, Dr. Gjon Buçaj, Shoqëria Kulturore “Kelmendi”, dhe të tjer bashkëvendas të tij
Gjek Gjonlekaj, publicist, dhe aktivist i njohur në komunitetin katolik, e ish gazetar i Radios Zërit i Amerikës, si njohës i mirë i familjes Mërnaçaj, duke folur për jetën dhe veprimtarinë e Marash Mërnaçaj, i tha Televizionit Kulutura Shqiptare në Nju Jork, Adem Belliut, se Marashi, dhe familja e tij, u bë për vite të tëra Shtëpia e qëndrës Anti - Komuniste, në diasporën shqiptare, në Amerikë, duke kontribuar dhe luajtur kështu edhe një rolë të madhë me veprimtarinë e tyre, në shërbim të çështje kombëtare.
“Marashi, prej se kur erdhi në Amerikë, ka pasur një veprimtari të madhe për çështjen kombëtare, e cila është kryer në frymën e familjes dhe të traditës së fisit, Mërnaçaj, për atë që bënë këtu në komunitete në të mirë të kombit, dhe në mënyrë të veçantë, prej andej edhe nga vjen kjo familje, që është dalluar prej krahinës së Kelmendit - Malësisë së Mbi-Shkodrës, per trimeri dhe patriotizem, duke e ruajtur ate edhe këtu në Amerikë, si një familje qëndrestare, anti sllavo -komunizmit në diasporë”.
Ish-Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj, që kishte udhëtuar nga Virgjinia, për të dhënë lamtumirën e fundit, bashkëluftëtarit të tij, Marsh Mërnaçajt, si e quajti ai, po ashtu duke folur për Televizionin Cultura Shqiptare, i tha drejtorit të këtij televizioni Adem Belliu, se veprimtaria e Marsh Mërnaçajt dhe vëllait të tij Pjetrit, me gjithë familje, prej se kur u arratisën nga Shqipëria, por edhe në Shqipëri, e ish Jugosllavi, ka qenë e dalluar si patriotike, atdhetare dhe anti sllavo - komuniste.
Edhe, Zëri i Amerikës, në emisionin e saj “Ditari” kujtojë Marash Mërnaçajn me një kronologji të saj ku ajo tha se : “Marash Mernaçaj lindi në Kelmend me 21 Dhjetor te vitit 1921 dhe u arratis në vitin 1959 me gjithë pjestarët e familjes për t’i shpëtuar persekutimit komunist, pas arrestimit të vëllait të tij të madh, Nikollë. Pas një periudhe në Jugosllavinë e atëherëshme, ai u vendos në Neë York, rindërtoi jetesen, me familjen e tij, bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët. Humbja e djalit te tij Nike Mernaçaj në një aksident automobilistik ndërsa kthehej nga demonstratat antikomuniste qe po zhvilloheshin kundër regjimit të Tiranes dhe një vit më pas në vitin 1989 e të vëllait Nikollë, vetëm pesë ditë pasi doli nga burgu, ishin dy goditje të forta për Marashin. Me një punë intensive në Neë York, ai arriti të krijojë një biznes të suksseshëm e shitblerjes së banesave. Zoti Mërnaçaj ishte një figurë e respektuar që ka kontribuar për komunitetin shqiptar në Nju Jork.”
Djali, i Marashit, Aleks Mërnaçaj, la një shënim prekës në statusin e tij në rrjetin social Facebook, ku ai i drejtohet miqeve të tij se kurrë nuk do ta kishte menduar në jetën tij se do të përdorte Median Sociale, për këtë qëllim, për të shkruar me kaq hidhërim për ndarjen nga jeta të babait të tij Marash Mërnaçaj
Aleksi shkruan se “ Me zemrat tona të “thyera”, jemi të pikëlluar nga kalimi në amëshim të babait tonë Marash Ndue Mrnaçaj. Ai ishte në spital dhe regjim shtrati në shtëpi, për 15 muajt e fundit , duke luftuar me një sëmundje që e mbajti të palëvizshëm dhe në gjendje asapak të mirë shëndetësore. Ai ishte një njeri i besimit dhe i përkushtuar si katolik. Edhe, gjatë “gjumit” të fundit, ai ishte duke bërë shenjën e kryqit dhe duke thënë lutjet e tij, të cilat zgjatën gjatë 2 javëve të tij të fundit. Ai ishte gjithnjë një i përkushtuar shumë për familjen e tij. Ai ishte Shtëpia, themeli ynë, që ndërtoi jetën tonë, duke e këthyer atë në një “kështjellë”. Për ata që e njohën, prej kohësh, Ai njihet të ishte një patriot dhe anti sllavo-komunist . Për Marashin, babain tim gjithë jeta e tij ishte vetem familja ishin Kelmendi-Malsia-Shqipëria. Pastaj Atdheu i tij i ri SHBA, ku ai solli familjen e tij në kërkim të realizmit te ëndrrës Amerikane. Ku erdhi një i huaj në një tokë të çuditshme, duke mos ditur gjuhën ose ligjet dhe më pas duke u bërë një sipërmarrës / biznesmen i suksesshëm. Ata që e njohën mirë, e dinë se Ai dinte të bënte per vete, dhe sillte një buzëqeshje në fytyrën e secilit me sensin e tij të humorit.”
Mire po kur, kujtojmë Marashin, dhe i japim lamtumirën e fundit, kujtojmë edhe atë që ka lënë pas Ai, bashkëshorten apo shokun e gjatë të jetës, duke i qëndruar besnik atij, fisniken Mrija Mernaçaj, vajza e të ndjerit Ded Gjon Bajraktari, Kryeprifti i Vukël- në Shqipëri, një grua fisnike, dhe të jashtëzakonshme.
Ajo është presonifikimi ideal i thënjes së Meryll se : “ Pas çdo Burri të madh, është një Grua, inkurajuese! Falënderimi i burrit, thotë, ajo është thelbësor për shëndetin e zemrës dhe mendjes së tij, ngase : “ Pas çdo Burri të madh, qëndron një Grua e jashtëzakonëshme.