Dibranët, në Nju Jork, diskutoin për blerjen e tokës, ndërtimin e një Qendre multi funksionale për komunitetin dibran

Amerika

Dibranët, në Nju Jork, diskutoin për blerjen e tokës, ndërtimin e një Qendre multi funksionale për komunitetin dibran

Nga: Beqir SINA, New York Më: 22 tetor 2019 Në ora: 19:14
Dibranët

STATEN ISLAND NYC : Shoqata Atdhetare Dibra - zhvilloi takimin me komunitetin Dibran, për të diskutuar për temën e blejres së Objektit/Tokës për Shoqatën Atdhetare Dibra, e cila u mbajt në ambientet e hotel Hilton në Staten Island, me një pjesemarrje rreth 40-50 qytetarë të komunitetit dibran, njofton në faqen e saj në Facebook, kjo shoqatë rarporton Bota sot..

Në këtë njoftim thuhet se ky takim kishte 3 pika të rendit të ditës në të cilat i pari ka qenë sekretari i kësaj shoqate Muharem Mesik i cili me pak fjale tregoi se sa aktivitet ka realizuar SHAD nga viti i kaluar dhe duke u ndalur më gjatë vetëm për disat nga aktivitetet më kryesore. Si dhe sa aktivitet janë realizar në total.

Më pas po simbas këtij njoftimi thuhet se arkëtari i SHAD, Armend Shemsiu, ka folur në lidhje me raportin financiar duke treguar që nëpërmjet antarsimeve, donatorëve dhe aktiviteteve të realizuara, buxheti i shoqatës për ç'do vit ka ritje të konsiderueshme.

Në ndërkohë që ka qenë Kryetari Dashnor Miftari, i cili foli për temën kryesore të këtij takimi, i cili pas fjalës përshëndetëse foli për potencialin dhe iniciativën e marrë nga ana e SHAD blerjen e një Objekti/ Tokë për SHAD.

Kreu i kësaj shoqate theksohet në këtë njoftim se ka dhënë një elaborim të plotë të kësaj ideje duke spjeguar me detaje materialin e përgaditur muaj më parë me disa prona të patundëshme (Objekte/Toka) në Neë York dhe Neë Jersey, të cilat ai i pasqyroi nëpërmjet një video - projektori duke i dhënë kështu të gjithë atyre që ishin të pranishëm në këtë takim, të kishin mundsi të kuptojnë më qartë për atë që ai tha se edhe e kan si synim ta realizojnë përderisa ai edhe ekipi i tij drejtues është vënë në krye të kësaj Shoqate, tre vejt më parë.

Duke folur me gazetën tonë Miftari, tha se : “Ajo ç'ka ishte më e rëndësishme në këtë takim ishte që ç'do pjesëmarrës e morri të drejten e fjales dhe të gjith shprehën ideat dhe sugjerimet e tyre në lidhje me objektin e shoqatës. Mbi të gjitha, të gjithë shprehën përshtypjen e tyre pozitive për këtë nisëm si dhe premtuan që do jenë përkahës të kësaj iniciative në ç'do mënyrë që është e nevojshme” tha ai duke shprehuar bindjen e tij se ka pasur një diskutim mjaft konstruktiv dhe të hapur për të gjithë pjesëmarrësit.

Ai shtoi se nga i gjith diskutimi që u bë, bordi drejtues mbajti shënime dhe do fillojë duke analizuar ç'do ide dhe sugjerim që erdhi nga ky takim.

“Për të qenë më transparent, dhe për t'ju dhënë mundësinë edhe atyre që nuk kishin mundësi të jenë prezent në këtë takim, ne si bord drejtues,” tha kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, Dashnor Miftari, “mbasi të kemi më shumë detaje për të hedhur edhe atë që quhet hapin e rradhës, do të ftojmë përsëri komunitetin tonë, për t'ju dhënë mundësinë që të gjith të jenë pjesë e kësaj vendimarrje, dhe pjesmarrjen e një diskutimi edhe më të gjërë e më konkret mbasi të jetë bërë edhe përzgjedhja”.

Shoqata Atdhetare Dibra, në fund të këtij njoftimi ka falenderuar Parim Papranikun - korespoindetin e Tv Dibra, nga Nju Jorku, për kontributin e tij si gazetar në mbulimin e këtij takimi, raporton Bota sot..

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat