SHBA: 9 vjetori KAEF: "Kosova dhe Shqipëria: Një lidhje Kulturore" - Bota Sot
SHBA: 9 vjetori KAEF: "Kosova dhe Shqipëria: Një lidhje Kulturore"

Amerika

SHBA: 9 vjetori KAEF: "Kosova dhe Shqipëria: Një lidhje Kulturore"

Nga: Beqir SINA - Washington D.C Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 08:58
KAEF

WASHINGTON D.C.: Këtë vjeshtë, Këshilli Amerikanë për Arsim Ndërkombëtar - KAEF -priti në mbrëmjen e saj të 9-të vjetore, më shumë se 200 mysafirë, mbremjen e mbajtur ne Uashington, DC, dje me 30 tetor.

Nje mbremje ku u përfshinë filantropist të njohur, diplomat gazetar dhe studentë nga Shqipëria e Kosova, të cilët me bursat e Kaefit, po studionë në universitetet amerikane.

Ngjarja vjetore thanë organizatorët për cdo vjet po tregonë ne disa rajone unike të botës ku Këshilli Amerikanë, po punonë me sjelljen e studentëve, ndërsa këto mbrëmje ajo po i shfrytëzon edhe për mbledhjen e fondeve financiare, qe jepen falas për bursa.

KAEF per cdo vit zgjedh një temë, dhe për këtë vit, tema e kësaj mbrëmje ishte : "Kosova dhe Shqipëria: Një lidhje Kulturore".

Programit të Kaefit, që sjell studentë nga Kosova dhe Shqipëria, në Shtetet e Bashkuara, iu bashkuan dhe mbështetësit e tjerë të arsimit ndërkombëtar nga e gjithë bota, ndërkohë që KAEF, me kete program po promovonë dhe mbështetet për vite me radhë Fondin e Edukimit në Kosovë.

Për natën e e 9-të, Vjetore të Këshillit Amerikanë për Arsim Ndërkombëtar, erdhën të marrin pjesë edhe studentë të dalluar, personalitete të ndryshme dinjitarë, zyrtarë të qeverisë amerikane , diplomatët e dy vendeve tona ; Ambasadorja Floreta Faber e Shqipërisë, Vlora Citaku e Kosovës, Konsullja e Përgjithëshme e Repubikes se Kosoves, në NY, Ambasdorja Teuta Sahatqija, si dhe ish Ambasadori i SHBA, në Kosovë, Greg Delawie.

Së bashku diplomatët, liderët, aktivistët dhe veprimtar te komunitetit të pranishëm ishin dhe Familja Biberaj, Kantina “Stone Castle” Abdi Gecaj, nga Kosova, zoti Haxhi Dauti, Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan,Ilir Zherka Drejtor Executive për Alliance for International Exchange, si dhe shumë të ftuar të tjerë të shquar nga Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar, perfshire, Ed dhe Barabara Hammel, qe morën pjesë në këtë ngjarje vjetore në Washington DC.

Në mbrëmjen që e mbështesin Fondi i Edukimit të KAEF dhe Fondi i Edukimit Shqiptar-Amerikan AAEF, me këtë rast ishte i hapur edhe një ankand i qetë, ku ishin te ekspozuara disa materiale me vlera artistike, dhe produkte të cilësisë së lart - sjellur nga Shqipëria e Kosova.

Ankandi i heshtur përfshinte dhe fitues të biletës për dy-natë në një vilë private malore në Kosovë, dy bileta udhëtimi me destinacion në Evropë, një turne personal rreth Kombeve të Bashkuara në NYC, bileta të kompanise “ Washington Redskins”, dhe bileta për shërbime ne disa lokale dhe sende të tjera unike .

“Nga të ardhurat përfitojnë Fondi i Edukimit Amerikan i Kosovës (KAEF) dhe Programi i sapohapur i Masterit dhe Internship (MIP), të cilat ofrojnë bursa të diplomuara të bazuara në merita për nxënësit e ekselencës nga Kosova dhe Shqiptaria, përkatësisht, për dy vjet studim dhe trajnim në Shtetet e Bashkuara”.

Ed Hamel i KAEF, shkruajti në statusin e tij në Facebook, per kete evenet : “Verë nga një vresht në Kosovë, birrë dhe pije joalkoolike,- Ju Faleminderit Avdi Gecaj, Avni Gecaj dhe Bruce Stewart nga Stone Castle Vineyards dhe Veraria e Rahovecit, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme si Sponsor Partner".

Në këtë mbrëmje ra në sy edhe dhurata speciale, e sponsorizuara në ADRIATIK TOURS LLC, me vendndodhje në West Hartford, CT, e cila është dega e Hotel Adriatik dhe Adriatik Tours në Shqipëri, kompania më e famshme nga industria e turizmit shqiptar, që ofron shërbimin e udhëtimit, dhe paketat ekskluzive nga Shtetet e Bashkuara, për në Shqipëri, dhe zonat për rreth saj.

Ndersa, një shfaqje muzikore - një shfaqje tradicionale popullore shqiptare me valle “Vallen e Tropojes” nga Ansambli Epos Dance! nga Stamford -CT, dhe nje koktel me ushqime tradicionale shqiptare, shenoi edhe mbylljen e kesaj mbremje vjetore.

Gazmend Gjonbalaj, i cili është anëtar i bordit të drejtorëve të fondacionit KAEF, Maester i kësaj mbrëmje , i cili në fillim ka qenë vet donator dhe përkrahës i KAEF, tha se : “ Të diplomuarit e programeve të Kaefit, tani mbajnë poste të niveleve të ambasadoreve dhe ministrave, poste të larta në Bankën Botërore dhe biznese kryesore private, dhe nga organizata të njohura ndërkombëtarisht, përfshirë Akademinë Britanike të Filmit dhe Arteve Televizive”

“Këshillit Amerikanë, iu bashkua dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) si partner zbatues në vitin 2018, dhe më i fundit Fondacioni Biberaj i cili është një sponsorizues i Programit MIP,” tha Gjonbalaj - për gazetën Bota sot, ndërsa, shtoi ai :”Fondi arsimor kosovar-amerikan (KAEF), është një iniciativë e USAID-it, e cila tani mbështetet nga kontributet private”.

Fondacioni i Familjes Biberaj ka kontribuar me 2.5 milion dollarë për të sjellë në Amerikë studentë nga Shqipëria me bursa masteri.

"Shpresoj që edhe ky fondacion do të zgjasë ashtu si edhe Fondi i Kosovës me vite të tëra. Këta studentë studiojnë magjistratura të ndryshme. E kanë të paguar çdo gjë. Qëllimi është të bëjnë ndryshimin kur të kthehen," thotë zoti Gjonbalaj, duke shtuar se "Çdo vit nga Kosova sjellim 8 studentë. Këtë vit filluam me Shqipërinë, filluam me 10 bursa, duke iu falënderuar Fondacionit të Familjes Biberaj si dhe American Albanian Development Fund".

Në një shënim privat në llogarinë e tij në Facebook Dr. Elez Biberaj - tha se ishte mjaft i kënaqur që po merrte pjesë në këtë fest të 9 Vjetorit të KAEF : "Familja Biberaj, është shumë krenare të bashkëfinancojë programin Master të Fondacionit Master për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim me Këshillin Amerikanë për Edukim Ndërkombëtar” shkruajti Dr. Elez Biberaj.

Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku, shkruajti në statusin e saj në Facebook se bashkë me Ambasadoren Teuta Sahatqija, ato patën kënaqësinë për pjesmarrëjen në mbrëmjen e 9-të Vjetore të KAEF, dhe takimin Presidentin David Patton dhe mbështesin “American Claimils”, një organizatë e mrekullueshme që ka sponzoruar mbi 100 bursistë nga Kosova për të ndihmuar financiarisht studimet në Universitetet më prestigjoze arsimore në SHBA - Përjetësisht mirënjohës për kontributin dhe miqësinë e Shteteve të Bashkuara” tha Çitaku.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku i tha Zerit te Amerikes se gjatë tre dekadave të fundit Kosova, ka kaluar nëpër ndryshime mjaft të mëdha dhe në shumë aspekte.

"Ndërtimi i një shteti dhe i një shoqërie është mjaft i komplikuar dhe duhen njerëz të kualifikuar për të patur ndryshim të qëndrueshëm. Jemi me fat që kemi patur kaq shumë kosovarë të rinj që kanë studiuar në universitetet më të mira amerikane. Përmes KAEF-it ne kemi patur mbi 100 studentë, të cilët janë kthyer në Kosovë jo vetëm me njohuritë e tyre por edhe me një etikë shumë të lartë. Ata të gjithë janë bërë përfaqësues të ndryshimit," thotë ambasadorja Citaku.

Studentët përzgjidhen nga më të mirët, në bazë të standardeve më të larta. Ata studiojnë në mbi 40 universitete amerikane, duke përfshirë Harvardin, Columbia, Johns Hopkins, Duke dhe Yale.

Shumica studiojnë administrim biznesi dhe ekonomi por ka edhe një numër gjithnjë e më të madh që po studiojnë drejtësi, marrëdhënie ndërkombëtare dhe gazetari.

Këto bursa janë një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës.

Nuk është çështja thjesht për të shkolluar një individ. Financuesit shpresojnë se studentët që vijnë këtu do të sjellin një mendim ndryshe kur të kthehen, do të mund të luftojnë korrupsionin dhe të nxisin zhvillimin e ekonomive në Shqipëri dhe Kosovë.

Në SHBA vijnë shumë nxënës nga Shqipëria me programe të ndryshme, thotë ambasadorja e Shqipërinë në Uashington Floreta Faber. Dëshira e tyre e madhe është t'i shërbejnë vendit amë:

"Nëse jo të gjithë, shumica e tyre janë kthyer në Shqipëri. Ata kanë vazhduar studimet në universitetet shqiptare. Gjithmonë i kam bërë pyetjen vetes: A do të rrinë apo do të kthehen? Shumica e tyre kanë vendosur të kthehen." u shpreh Ambasadorja e Shqiperise Floreta Faber.

Kjo pikturë e bukur e Urës së Vjetër të Gurit në Prizren, Kosovë, e cila u dhurua nga Ambasadori Teuta Sahatqija, do të jetë në dispozicion për tenderim në nëntë ditë! tha një stundete e cila na shpjegonte pikturat.

Ambasadorja Teuta Sahatçija, Konsulle e Përgjithëshme e Kosovës, në Nju Jork, pati një falenderim për partnerët amerikanë që siç u shpreh ajo, i dhanë Kosovës shansin të jetojë e lirë:

"Janë shumë të rinj që kanë përfituar bursa nga Fondacioni Amerikan i Edukimit për Kosovën apo bursa të tjera. Sot ata po ndërtojnë Kosovën moderne."

Në fjalën e saj para të panishëmve, duke përshëndetur Presidentin e KAEF, dhe anëtarëve të Bordit, Familjen Biberaj e Gecaj, Ambasadoret Floreta e Vlora, profesor Ed e Barbara, Gazmend Gjonbalaj dhe, të tjerë:

“Jam e nderuar dhe e lumtur që kam mundësi të flas sot para jush për edukimin, temë kjo aq e rëndësishme për shqiptarët e Kosovës” tha Sahatqija.

Askush më mirë se ne nuk e din rëndësinë e shkollimit, ju drejtua Sahatqija të pranishëmeve;

Nga 1989 kur Millosheviqi, Kasapi i Ballkanit mori udhëheqjen, veprimet e para që i mori ishin suprimimim ininstitucioneve të Kosovës dhe mbyllja e shkollave. Universiteti dhe shkollimi i mesëm iu ndalua shqiptarëve të Kosovës.

Por, kjo nuk na gjunjëzoi e nuk na e humbi dëshirën për shkollim. Shtëpitë, xhamite e kishat u shëndëruan në shkolla duke kundërshtuar nënshtrimin. Po qe se do kishte pasë sukses ky plan djallëzor i Millosheviqit, sot Kosova, do të popullohej nga Shqiptarë të pashkollë, të pazot që do të flisnin në emër të kombit, dhe do të shëndëroheshim të gjithë në shërbëtor të serbëve.

Dua që edhe me këtë rast të falenderoj Amerikën dhe gjithë botën përparimtare, që nuk e lejoi këtë gjenocid shumë dimensional.

Bashkeëme përpjekjet e popullit të Kosovës, Amerika na dha atë shansin, të ekzistojmë si komb, të frymojmë lirshëm, të edukohemi, dhe të jemi pjesë e barabartë e kombeve të botës.

Falemnderit KAEF që për vite me rradhë po organizoni këto ndihma në të mirë te Kosovës dhe po ju jepni mundesi studentëve shqiptar të vijnë në SHBA, e të marrin shkollimin superior, të forcojnë edhe më tej lidhet miqësore me Amerikën dhe të kthehen të zhvillojnë Kosovën.

“Unë KAEF-in, e njoh kohë më parë, kur vajza ime Hana fitoi bursën e KAEF-it, dhe erdhi në Georgetoën për Master. Ajo ishte tejmase e lumtur pasi kjo bursë është më e vështira për t’u fituar dhe paraqet privilegj për pranuesin. Kur erdha në SHBA për të shërbyer si Shefe e Misionit u njohftova më thellë me këtë organizatë dhe me aq mundësi sa pata ndihmova që të kenë mundësi tësjellin edhe studentë tjerë sic e pati rastin vajza ime vite me parë” tha Ambasadorja Sahatqija.

Ju përgëzoj për punën e mrekullueshme që beni, jam e lumtur që tashme edhe Shqipëria është e përfshirë në këtë sistem. Shume suksese e ju priftë e mbara!

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat