5 Shqiptarë në Amerikë, bëjnë histori - Fitues në zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme në SHBA

Amerika

5 Shqiptarë në Amerikë, bëjnë histori - Fitues në zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme në SHBA

Nga: B.S Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 17:13
Foto

Jetlir Kulla ka fituar mandatin e tij të tretë për Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury, Donna Colorio, do të jetë pjesë e Këshillit të Qytetit të Worcester-it, Robert Gjonaj - Donovic, është shpallur fitues për Këshillin e Qytetit në Livonia, Michigan ndërsa Vedat Gashi do të përfaqësojë shqiptarët në Bordin e Legjislatorëve në Westchester.

Dhe, Shqiptarja Buta Biberaj - nga Tropoja, zgjidhet prokurore në qarkun Loudon, Virginia, SHBA. Ajo ka fituar garën në zgjedhjet e mbajtura dje në SHBA ndaj rivalit të saj, Mike Chapman.

Biberaj ka më shumë se 25 vite përvojë në fushën juridike. Ajo ka punuar si avokate dhe për 11 vjet radhazi ka qenë e angazhuar edhe si zëvendësgjykatëse në këtë qark.

Në këto zgjedhje kandiduan shtatë shqiptarë, dy të tjerë humbën mes tyre edhe Visar Tasimi.

Vetëm disa orë më shumë derisa të mbylleshin sondazhet, këshilltari për bashkinë e Livonia në Michigan, Rob Gjonaj - Donovic, është shpallur fitues. Duke u bërë shqiptari i parë në historinë e emigracionit nga ky shtetet që zgjidhet në një post të lart publik.

Votuesit thanë se me republikanët në Këshillin Bashkiak, Livonia do të përmirësohet .

Donovic është kandidati më i ri në këshillin e Bashkisë Livonia dhe në SHBA. Edhe pse është i ri, ai ka shërbyer në forcat e armatosura dhe si oficer rezervë i policisë. Ai tha se ishte rritur për të qenë një shërbëtor i komunitetit si djali i një familje emigrantësh.

"Unë dua të shërbej," tha ai. "Në cdofarë mënyrë më e mirë për mua t'i kthehem komunitetit që i kam dhënë fjalën, familjes time që e kam mbi gjithçka që më edukojë dhe mësojë të shërbejmë dhe përfaqësojmë me dinjitet, me punë të palodhur dhe me integritet?"

Donoviç ka thën, se fokusi i tij kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik, siguria publike dhe përmirësimi i komunitetit të Livonia - Michigan.

Kush është Rob Gjonaj - Donovic

Rob, i i thërrasin atij është një pjestar i Ushtrisë, një Ushtar këmbësorie, një oficer i policisë rezervë dhe djali i prindërve emigrantë që erdhën në Michigan në vitet 1980. Familja e Rob e nisi si cdo familje emigratësh , derisa krijojë një biznes familjar, ku ai do të punonte dhe do të luante pak futboll në ligën e parë të shtetit, për Livonia Orioles dhe për Churchill Chargers.

Rob ndoqi Shkollat ​​Publike në Livonia që kur ishte student në Johnson Elementary përmes Collegecraft College, ngrti nivelin e tij shkollor. Ai aktualisht shërben në Komisionin e Arteve të qytetit dhe është Zëvendës President i Zhvillimit të Komunitetit për Livonia Jaycees.

Rob është një anëtar i Dhomës së Tregtisë lokale, Rotary AM, dhe Lions Club.

Rob Gjonaj - Donovic : Zëri i fortë për familjet në Këshillin e Qytetit Livonia

Ai është brezi i parë shqiptaro-amerikan, që nga stundetë, shërbeu në ushtrin amerikane, u bë pronar biznesi, dhe sportistë, ndërsa tani anëtar i Këshillit të Bashkisë së Qytetit Livonia në Michigan.

Këto, pra simbas shtypit lokal janë vetëm disa atribute që përshkruajnë Rob Donoviçin, studentin e Kolegjit dhe prej mbrëm anëtarin e Këshillit të Qytetit Livonia, i cili do të jetë në zyrë më 1 janar 2020.

Prindërit e Donovic kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara nga Shqipëria në vitet 1980. Familja e tij - u vendos qysh në fillim në qytetin e Livonia Michigan, duke punuar e fitua sa për të hapur edhe një restorant familjar, i cili më vonë do të “ndizte” ambicjet e tij oër një sipërmarrës.

Donovic dhe tre vëllezërit e tij të vegjël hynë në sistemin e Shkollave Publike Livonia, ku ai ndoqi Shkollën Fillore Johnson, Shkollën e Mesme Frost dhe mbaroi shkollën e mesme Churchill në 2010.

Ai aktualisht po ndjek shkollën për të marr një diplomë të asociuar në Administrim të Biznesit në Schoolcraft dhe shërben si nënkryetar i Business Club i cili angazhon në mënyrë aktive studentë të interesuar në rritjen e aftësive të tyre profesionale të zhvillimit dhe drejtimit.

Përveç ndjekjes së gradës së tij, Donoviç shërben gjithashtu si ushtarak i Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe oficer policie. Ai vazhdimisht po demonstron pasionin e tij për të qenë një udhëheqës i morë, shërbëtor i qytetarëve, dhe përpiqet të jetë sa më aktiv i përfshirë në komunitet.

I emëruar nga Kryetari i Bashkisë Livonia dhe miratuesi, Dennis Wright, Donovic mbush një vend në Komisionin e Arteve të Livonia. Ai shërben si nënkryetar i Komunitetit për Livonia Jaycees dhe është anëtar Rotary Club dhe Livonia Lion.

Duke ndjekur rrugën e familjes së tij, Donoviç filloi biznesin e tij të vogël duke u përqëndruar në zhvillimin e pronës. Detyra e kompanisë së tij është shit-blerja e pronave, banesave private dhe ato komerciale, rinovimi i tyre dhe vënia e tyre në treg.

Përveç zotërimit të biznesit të tij, Donoviç është manaxher i biznesit në restorantin e familjes së tij, “Darka e Qetë” që gjendet në Redford, Michigan

Si një anëtar i i këtij komuniteti, ai është i angazhuar me komunitetin e Livonias, prandaj nuk është çudi që ai tani do të jetë edhe zëri i banorëve të saj.

"Shërbimi në ushtri dhe departamenti i policisë më ka mësuar shumë se si të shërbej dhe të i vë detyra vetes dhe të jem besnikë," thotë Donovic. "Unë gjithmonë jam duke punuar për përmirësimin e jetës së qytetarëve në krahasim me interesat e mia, duke qenë një përfaqësues i ndershëm i këtyre qytetarëve.

Familjet Livonia e kuptojnë punën e vështirë dhe është e rëndësishme që zyrtarët tanë të zgjedhur të punojnë më shumë për njerëzit që na dhanë privilegjin t'i përfaqësojmë ata; dhe më e rëndësishmja, është ndershmëria, dhe përkushtimi për vendin tonë " ka thënë Rob Gjonaj - Donovic.

Zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën mbrëm më 5 nëntor 2019, dhe Rob Gjonaj - Donovic fitoi si anëtar i Këshillit të Bashkisë Livonia në Michigan.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat