Familja, miqt, bashkëatdhetarët, dhe ushtarak të U.S.Army, i japin lamtumirën veteranit të ushtrisë Amerikane Fran Sokoli

Amerika

Familja, miqt, bashkëatdhetarët, dhe ushtarak të U.S.Army, i japin lamtumirën veteranit të ushtrisë Amerikane Fran Sokoli

Nga: Beqir SINA- New York City Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:39
Pamje nga homazhet

QUEENS NYC : Me hidhërim të thellë, familja dhe Kisha Katolike “ Zoja e Shkodrës”, lajmëruanë komunitetin tonë, duke dhënë kumtin e zisë,  se më 1 nëntor 2019, vdiq në Queens - New York, në moshën 86-vjeçare, Fran Sokoli.

Familjarët, miqt dhe dashamirët, shok dhë bashkëluftëtar të tij, i dhanë një respekt, para arkivolit të Trupi i të ndjerit, mbuluar me flamurin shqiptar dhe amerikan, në shtëpinë mortore Schwartz Brothers-Jeffer Memorial Chapels, në Queens Boulevard, Forest Hills, Neë York, ditën e diele, më 3 nëntor 2019, prej orës 12pm deri në 9pm.

Famullitari shëmbullor Don Pjetër Popaj, fetar e atdhetar mbajti Meshën e Dritës, të kremtuar ditën e hënë më 4 nëntor 2019, në ora 11am, në Kishën Katolike "Zoja e Shkodrës”, në kantonin Hartsdale, të New York.

Mbas meshës, me të gjitha nderimet, deri ato ushtarake, muzikën tradicionale irlandeze , dhe dorzimin bashkëshortes së tij dhe anëtarëve të familjes flamurin e palosur të SHBA, nga ushtar të ushtrisë amerikane me uniformë, ku ai shërbeu në luftën kundra ideologjisë komuniste në Vietnam, Trupi i të ndjerit do të u varrosej në varrezat Gate of Heaven Cemetery, në Hawthorne, të New York.

Famullia “Zoja e Shkodrës” i shprehu me këtë rast ngushllimet familjes, “Frani, pastë dritë në amshim e të gjallëve, e Zoti u dhasht forcë”, tha Don Pjetër Popaj.

Janë rastë të rralla dhe të veçata këto, në SHBA, ku me nderime ushtarake nga marinasat e ushtrisë amerikane me uniformë, bëhen në shërbimin e varrimit për qytetar Amerikan, mbasi duhet të jesh ushtar ose ushtarak, ose veteran i ushtrisë amerikane, për të marrë me vete nderimet e tiila të Ushtrisë Amerikane - U.S. Army.

Duhet të kesh shërbyer si Frani, në ushtrinë Amerikane, që një flamur amerikan të mbuloi arkivolin. Çka në mesin e pa përshkruar të atij hidhërimi të një shprehje të përlotur në të gjithë fytyrën e secilit, del nga altari i Kishës “Zoja e Shkodrës”, për në amëshim , patrioti, atdhetari dhe anti-komunisti i përbetuar Fran Sokoli i Pukës, arratisur nga Shqipëria komuniste e rregjimit sllavo - komunist  .

Por, stoikë dhe të hidhëtuem, anëtarët e familjes, bashkë-luftëtarët e tij në mërgim, pikërisht ata  që nuk iu ndanë për asnjë çast, ashtu si nuk ju nda ai atyreve,  shkuan në funeral dhe në arrimin e tij, duke i dhanë lamtumirën e fundit për në amshëim.

 Ata ecnin duke mbajtur mbi supe arkivolin, por në zëmër ishin krenarë dhe të sigurt se do të vazhdojnë rrugën e tij. 

Përcjellja për në amshim e Franit, ndihej ndryshe nga shumica e funeraleve, që kemi përjetuar deri tani. 

Pasi ai ishte një funeral dhe varrim ashtu si dhe e meritonte, njeriu që la një emër të mirë në komunitet, për të gjithë ata që e njohën, Franin, si i dashur, i mirësjellt, me pak humor, patriot , atdhetar dhe anti komunist deri në vdekje. 

Një veteran ushtarak me merita në luftën e Vietnamit.

Kështu ndodh sidomos këtu në komunitet vetëm për atë person, që kur ndahet nga ne, i gjithë komuniteti i kujton ata për dinjitetin e tyre, krenarinë shqiptare, atdhetarizmin dhe përkushtimin e tyre, gjatë gjithë jetës, për Shqipërinë Etnike.

Me tingullin e emrit të të ndjerit, veteranit të ushtrisë amerikane, legalistit e mbretërorit, Fran Sokoli, do të rikujtojmë të gjithë ata emigrantë të cilët u arratisën nga Shqipëria, ose i ikën sllavo komunizmit, dhe e shkrinë jetën e tyre, për familjen, atdheun dhe fenë e tyre.

Askush nuk mund të fliste më mirë sesa folën për të ndjerin i Përndershmi Don Pjetër Popaj, me lutjen e tij në altarin e kishës, Tomë Mrijaj, në shkrimin e tij, Dr Gjon Bucaj, me rrëfimet, dhe Gjek Gjonleka me një përshkrim me shumë respekt e ndenjë - për  Fran Sokolin, nga ata që e përcollën me dhimbje të thellë ndarjen nga kjo jetë me mikut e tyre të shtrejtë këto ditë.

Ai e meritonte këtë të mirë, me të vërtetë.

 Ngaqë, ai ishte një nga ata pjestar të diasporës, i arratisur nga Shqipëria, që u përpoq, duke luftuar dhe sakrifikuar, së bashku me atdhetar, patriot e anti-komunist, gjatë gjithë jetës së tij për t'i shërbyer kombit të tij - Shqiptarisë dhe SHBA. 

Frani deri sa kaloi në amshim për vite me radhë ishte arkëtari i Lidhjes së Tretë të Prizrenit në SHBA

Dhe, në kohën e vdekjes së tij, Frani ashtu si dhe i lutej Zotit, ashtu dhe shkoi duke mos “bezdisur” asnjë anëtar të familjes ose shok të njohur. 

"Këtu po ndahemi me Fran Sokolin," tha Don Pjetër Popaj. “Një familjar i mirë, beismtar i devotshëm, krenarë për fenë dhe kombin e tij. “Frani, pastë dritë në amshim e të gjallëve Zoti u dhasht forcë”, tha Don Pjetër Popaj.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes i Lidhjes së Tretë të Prizenit me qendër në SHBA, Tom Mrijaj, shkrimtar dhe publicist , autor i disa librave për figurat e njohura në diasporë për kalimin në amshim të një ndër bashkëpunëtorëve më të ngushtë të saj, aktivistit të palodhur të çështjes kombëtare shqiptare Fran Sokolit, shkruajti :

Kjo është një humbje e madhe për familjen Lidhjen e Tretë Shqiptare të Prizrenit në mërgim, miqët, shokët me të cilët ai punoi një jetë të tërë, në shërbim të çështjes kombëtare në diasporë.

Për disa dekada me radhë, në komunitetin shqiptaro amerikanë në New York, kam pasur fatin, nderin dhe privilegjin e veçantë të njihem nga afër dhe të zhvilloi shpesh biseda të ndryshme të kohëve të shkuara, me shumë personalitete, të cilët ishin arratisur nga rregjimi burg komunist në Shqipëri dhe nga kthetrat e rregjimit antishqiptar serbokomunist në Kosovë.

Bisedat e shpeshta me miqët e rinj këtu në SHBA, zhvilloheshin për periudhë ne lirisë para ardhjes së rregjimit komunist, dhe për vite te vështira të sistemit dictatorial ateist dhe bolshevik, që fatkeqsisht u instalua me shpejtësi në Shqipëri.

Çdo njeri prej tyre, kujtonte momentetë dhimbshme të largimit me keq ardhje nga vendlindja për arsye të bindjeve antikomuniste.

I tillë ishte edhe ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli. Ai lindi në katundin Bugjon të Pukës. Babai I tij Smajl Qerim Sokoli, vinte nga një familje patriotike me tradita të hershme atdhedashurie, ku feja dhe atdheu ishin gjerat më të shtrenjta dhe të lidhura ngushtë me njera tjetrën.

Rrugën e babai e vijuane dhe katër fëmijët: dy vëllezërit dhe dy motrat. Smajli mori me vete jashtë Shqipërisë në moshë të re djalin e madh Franin, ku, kaloi kufirin mes shumë peripecive. Posta e kufirit ishte vënë në alarm, për të kapur babë e bir, por Zoti dhe fati ishte me të arratisurit.

Ai me babain e tij u arratisën nga Shqipëria në vitin 1951, pikërisht atëherë kur vala e persekutimit të egër komunist ishte në zenith.

Atë natë shumë bashkatdhetarë të tjerë morën rrugën e mergimit. Ai jetoi me babain e tij në Kosovë (ishJugosllavi) në komunën e Burimit (Istog) dhe në disa qytete të tjera të Kosovës, si: në Pejë, Gjakovë, Prishtinë dhe Podujevë. Në Kosovë, Frani mbaron shkollën e mesme.

Në vitin 1952, babain e tij e arrestojnë dhe e zhdukin pa lënë asnjë gjurmë UDB-ja jugosllave. Me 1 janar të vitit 1955, ai largohet në drejtim të Italisë, ku vendoset nëkampet e refugjatëve politikë. Sërisht ai lëviz drejt një bote më të lirë.

Edhepse jetonte në Itali, ai mendonte të shkonte drejt SHBA, ku, liritë dhe të drejtat e njeriut respektohen dhe mbrohen me ligj. Kështu mbasi plotëson dokumentet,në nëntor të vitit 1955, me një aeroplan zbret në aeroportin JFK në New York.

Me të mbërritur në tokën e shpresës së madhe për çdo emigrant, që vinte nga shtetet, ku, diktaturat komuniste ishin në fuqi, ai bashkohet më bashkëatdhetarët e tjerë dhe organizatat e hershme me ideale të pastra nacionaliste dhe patriotike shqiptare, të cilat ishin kundërkomunizmit në Shqipëri dhe lirisë dhe pavarësisë së Kosovës martire, që ishte e pushtuar nga kolonizatorët serb.

Në vitet në vijim, ai inkuadrohet si marinas në ushtrinë amerikane, duke shërbyer në disa vende, shtete të SHBA dhe bazën ushtarake amerikane në Gjermani.

Gjatë bisedave të shpeshta me Franin, ai kujton, se një ditë një ushtarak I lartë e pyeti atë, se pse ai kishte dëshirë të shërbente në ushtrinë amerikane dhe Frani me sinçeritet dhe brengën, që I vlonte në gji I thotë hapur: “Unë qysh në fillim e kam urryer me shpirt komunizmin dhe rregjimin e tij në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo që më ka munduar dhe më brengos gjithë jetën është fakti se komunistët jugosllav më arrestuan babain tim dhe deri më sot nuk e di se ku është ai…”

Fran Sokoli, në vitin 1961 lirohet nga shërbimi ushtarak dhe fillon punën në Manhattan, NY, pranë “Bank Irving Trust Company”. Në vitin 1966, zgjidhet antari Këshillit të Kishës Zoja e Këshillit të Mirë, Bronx, New York, ku punon për shumë vite si arkëtar I saj.

Frani martohet me Fiora Destanisha, vajza e nacionalistit të shquar shkodran Kapiten Gjon Destanisha, I cili edhe ky vritet barbarisht në Prishtinën ga UDB-ja jugosllave, ku edhe sot e kësaj dite nuk I dihet varri…

Frani si aktivisti palodhur bëhet krahu I djathtë dhe bashkëpunëtor I ngushtë I meshtarit të shquar mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989), themeluesit të kishës së pare katolike shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot Zoja e Shkodrës)në SHBA.

Ai merr pjesë në të gjithë aktivitetet fetare, kulturore dhe patriotike, që meshtari I shquari komunitetit tone mons. Oroshi dhe shqiptaroamerikanë e tjerë, organizojnë demostrata të shumta kundër diktaturës komuniste në Shqipëri dhe për lirinë e Kosovës.

Qysh në fillim është antar I redaksisë “Jeta Katholike Shqiptare” (1966), sot “Jeta Katolike”. Franin e shohim vazhdimisht në të gjithë aktivitetet që organizon kasha dhek ontribuon me bujarie dhe financiarisht saherë që komuniteti ynë kishte nevoj.

Po thuajse në çdo aktivitet ashtu dhe për ngritjen e pervitshme të flamurit shqiptar, më 28 nëntor të organizuar nga mons. dr. Zef Oroshi, shumë here Frani ishte I zgjedhur si drejtues i takimeve përkujtimore historike.

Një rast tjetër I rëndsishëmishte demostrata para organizatës së OKB, kundër qeverisë komuniste të Tiranës, e cila kishte pushkatuar meshtarin dom Shtjefen Kurtin pse kishte pagëzuar një fëmijë në vitin 1974. Kjo vrasje barbare u bë shkak që të diskutohet nga kongresistët edhe në Kongresin Amerikan.

Në vitin 1982 aktivisti I palodhur Fran Sokoli në Kongresin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit (1962) zgjidhet arkëtar I saj.

Frani, dallohet këtu për kontributin e madh me ide dhe mendime pozitive, përmbarëvatjen e Lidhjes në fjalë, duke bashkëpunuar me drejtuesit dhe shumë përsonalitete të shquar të kohës.

Publicisti, ish korespondenti i “Zërit të Amerikes”,seksioni në Gjuhën Shqipe, Gjek Gjonleka,  veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare, si dhe mbuluesi kryesor i të gjitha veprimtarive të diasporës për Amerikë e Kanada në vitet më të egra të sundimit sllavo - komunist, njohës i mirë me të gjithë nacionalistët shkruajti : 

Fran Sokoli ishtë një mërgimtar antikomunist  shumë i nderuar në Komunitetin Shqiptaro-Amerikan  të New Yorkut. Diaspora e Pukës në Amerikë ishtë njëra prëj bashkësivë më sërioze në këtë qytet. Mërgata e Pukës në Bruksel dhe Neë York ishte mërgatë politike antikomuniste. Këtë mërgatë ë drejtontë Kolë Bibë Mirakaj me shumë trima të Pukës që i kishin thënë lamtumirë atdheut njëherë e përgjithmonë. Njëri prëj tyre kishtë qënë edhe Fran Sokoli. Me Fran Sokolin isha njohur para 45-vjetësh në aktivitete të ndryshme kombëtare. 

Me Franin isha takuar shumë herë edhe në demonstrata për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ishte shumë aktiv në lëvizjet antikomuniste sidomos kundër diktaturës në Shqipëri. Para 30 vjetësh ishte në studion time të Zërit të Amerikës në New York për një intervistë dhe kjo bisedë ishte transmetuar në  rubrikën e famshme të VOA "Shqitarët e Amerikës". Fran Sokoli ishte antikomunist i vërtetë ngase kishte marrë pjesë në Luftën antikomunistë të Vietnamit. Në Komunitetin antikomunist shqiptar dhe amerikan ishte shumë i nderuar. 

Zyrat e larta ushtarake e kishin nderuar në mënyrë të posaçme për pjesëmarrjen e tij në Luftën e Vietnamit. Fran Sokoli ishte shumë i mënçur,shumë i dashur dhe elegant, kishte virtyte të larta kombëtare. Trimat e Pukës në New York ishin shëmbull për të mirë. Ishin atdhëtarë e fisnikë. Aktivitetet e tyre kombëtare dhe fetare në Amerikë janë të shkëlqyeshme. 

Trimat e Pukës ishin aktivë në të gjitha organizatat serioze shqiptaro-amerikane. Ata ishin aktivë në kishë dhë në xhami.

 Merrnin pjesë në kuvënde dhe në protesta për të mirën e popullit shqiptarë. Për disa vjet kam jetuar në një lagje me Fran Sokolin dhe atje isha takuar me të pothuajse dy tri herë në javë. 

Natyra e tij e butë dhe fisnike të bënte mik përgjithmonë. Pas isha larguar nga ajo lagje e New Yorkut e kisha takuar disa herë në përvjetoret përkujtimore të Abaz Kupit. Për herë të fundit jemi takuar në mortin e Lekë Gjergjit para pothujse dy vjetësh.  Bile në elegjinë për Lekën e përmenda edhe Franin për miqësinë që kishte pas me Lekën edhe ky pasardhës i njërës prej familjeve më patriotike dhe antikomuniste të Kurbinit. 

Frani buzëqeshi kur e përmenda emërin e tij dhe më pyeti pse më përmënde. O Fran i thash:" po si mos me të përmend, po ti ishe në Luftën e Vietnamit". Pas rënjes së diktaturës kishte vizituar disa herë Shqipërinë dhe familjarët e tij në Pukë dhe në Shkodër. Fran Sokoli pas rënjes së diktaturës kishte krijuar lidhje të shkëlqyeshme me farefisin e tij në Shqipëri.

 Fran Sokoli do të kujtohet për një kohë të gjatë nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan për veprat e tij të mira. Paqë e dritë në amshim o mik i dashur Fran Sokoli. 

Këto fjalë do t'i kisha thënë në mortin e tij, por për arsye personale nuk kisha mundësi dhe iu luta Beqir Sinës t'i botojë në shkrimin e tij për Fran Sokolin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat