Bronx NYC : Në Restorantin Muze “Çka Ka Qëllu”përurohet Dhoma e Shërbimit "Te Mulliri"

Amerika

Bronx NYC : Në Restorantin Muze “Çka Ka Qëllu”përurohet Dhoma e Shërbimit "Te Mulliri"

Nga: Bota sot Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 22:53
Pamje nga ngjarja

BRONX NYC : New York City, është pa dyshim qyteti ose kryeqendra e shqiptarëve sot, në Amerikë. Dhe, çfarë është një qytet si NYC, për shqiptarët, natyrisht që është një qytet ku jeta e shqiptarëve të bënë të ndihesh krenar si në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare.

Nëse vjenë ose jeton në këtë qytet “The Big Apple” si e quajnë njujorkezët qytetin e New York-ut, patjetër që dotë gjeshë gjithë botën në miniaturë, një botë e tërë në histori, kulturë e traditë, por edhe gjithë Shqipërinë, Kosovën, e trevat shqiptare.

Por, jo vetëm vizitorëve, edhe vet njujorkezëve, banorëve të zonës së Tri-Shteshit, ndodh që shumica e adhuruesve të ushqimit që vizitojnë Nju Jorkun, kërkojnë diçka të ngjashme - nga vend-origjina e tyre, ose nga vendet ku ata kan mbresa të pashlyera, tradita, historia e kultura.

Dhe, në mënyrë afektive për të gjithë ata që frekuentojnë edhe restorantet e lokalet e shqiptarëve, dhe që janë të njohura nëpërmjet mediave lokale e kombëtare amerikane, në industrinë kulinare, dëshirojnë një darkë, apo drekë në një nga këto lokale kudo që ndodhëm ato.

 Ngase, është pikërishtë ai vendi ku cdo njeri “zhytet” plotësisht në disa nga përvojat më të mëdha të ngrënies së gatimit dhe shërbimit që gjëjnë në lokalet e shqiptareve në NYC . Të cilat, janë të shumta, në NYC, NJ , CT,e PA, dhe janë bërë të famëshme për të ofruar, ushqim dhe shërbim klasi, nga pronaret shqiptar.

Resorante keto qe më shpesh sot i gjenë në hartën e gastronomisë së qytetit NYC, dhe pesë lagjet e tij. Ku ato të jenë bere restorantet të famshëme, ikonikë të NYC, fitues çmimesh në të gjithë SHBA, edhe në këtë industri, por që janë edhe lokale me pronar, e manaxher shqiptar që i gjen kur të duash edhe në faqet e gazetave e revistave kryesore në New York City.

Mirëpo, cila është pikërisht arsyeja pse unë kam formuluar vazhdimisht një listë të restoranteve e lokaleve më të mirë në NYC, dhe kam shkruar ose kam folur për ta, shpesh-herë, për një timer të parë, të kategorizuar nga zhanri i tyre.

Padyshim, që është suksesi së pari, i pronarave dhe atyre që i manaxhojnë, i atyre që kan investuar në këtë lloj biznesi. Është vet fama e tyre, e përhapur në të gjithë Amerikën. Është, ajo se para meje kan shkruar ose shkruajn edhe mediat më prestigjoze madje jo vetëm në Amerikë, por edhe në botë, ne Shqiperi e Kosove. 

Në përzgjedhjen e tyre, unë e kuptoj edhe ju se do të ishte gati e pamundur të provoni çdo lokal apo restorant me pronar shqiptar, piceri, a shitore, etj. 

Por ideja kryesore këtu është që unë kam bërë të gjithë punën dhe hulumtimin tim, për ju duke provuar dhe promovuar  të përzgjedh nga shumica e opinioneve tuaja, si komunitet, të ashtuquajturat "restorantet më të mira shqiptare në NYC" si baze e ketyre shkrimeve e kronikave televizive.

Kam perzgjedhur se cilat janë edhe pikat me më shumë gumëzhitje dhe më të lartat e frekuntimit për çdo ditë, për çdo mbrëmje . Dhe, kam siguruar gjatë këtyre shkrimeve, e kronikave televizive përgjatë këtyre viteve një listë te gjate, jo vetëm të disa nga emrat e Restoranteve ikonike të NYC, por ato që ju vet mbasi i keni vizituar dhe keni drekuar i keni shijuar  gjithashtu, keni gjetur një ushqim dhe shërbim  mahnitës.

Për shkak se kjo listë e restoranteve më të mira në NYC, janë të  përfshra (për pjesën më të madhe), në shkrime, kronika televizive dhe emisione televizive nga gazetat e televizionet amerikane, dhe padyshim edhe ato nga Kosova, Shqipëria, dhe viset shqiptare,  restorante jashtëzakonisht të njohura, në përputhje me atë që quhet sukses i radhës, keto dite ka qene edhe një “Grand Opening” zgjerimin e lokalit , në Restorantin Muze “Çka Ka Qëllu” ku u përurua Dhoma e Shërbimit "Te Mulliri" 

Jemi  përsëri restorantin e njohur në Bronx - NYC,  që quhet “Çka ka qëllu”, që ndryshe mund të thuhet “me çfarë na keni gjetur”, ku :. “Të parët tanë, pleqtë tanë kur kishin ndonjë mysafir i thonin: Bujrum, bukë, kripë, zemër dhe çka ka qëllu.” nga ku rrjedh dhe vet emri i këtij restoranti, thonë gazetarët.

Menjëherë pas kësaj, për shkak të suksesit të biznesit, dhe rritjes së klinetelës , numërit të atyre që po e frekuntonin ushqimin e shërbimin e lokalit  “Tradita”, në Bronx, u bë edhe zhvendosja në lokalin e ri - Hughes Avenue Bronx, NY, “Çka ka qëllu”.

 Këtë herë duke iu shtuar dhe një mini-muze etnografik, që me plot kuptimin e fjalës, ai na bën me të vërtet te jemi krenar se jemi shqiptar. Të tregojmë se kemi traditë dhe kulturë, kemi se cfarë tju trejgojë të tjerëve, por edhe të trashgojmë te fëmijët tanë  traditën e kulturën tonë të pasur shqiptare.

 Falë suksesit të restorantit  “Çka ka qëllu”, në mesin e klientëve të saj, jo vetëm në komunitetin shqiptar por më gjerë, në New York, dhe zonën për rreth, ajo vazhdoi të rritet dhe të rritet derisa pronari i saj Ramiz Kukaj, vendosi të zgjerojë ambientin dhe pasurojë në mënyrë të jashtëzakonëshme “muzeun Etnongrafik” në, vendndodhjen e tij aktuale - Në Restorantin Muze “Çka Ka Qëllu” me Dhomen e Shërbimit "Te Mulliri". 

Vendin ku tashmë Restoranti “Çka Ka Qëllu”, po shërben edhe si një përzgjedhje moderne të pjatave më të njohura dhe më të dashura të Shqipërisë dhe kuzhinës kosovare, si dhe ëmbëlsirave për lotim të gojës. 

Pikërisht, aty ku shërbejmë jo vetëm ushqim të shëndetshëm, por edhe ushqyes për ju dhe familjen tuaj. Aty ku shija e juaj e traditës dhe kulturës  është në brendësin e saj dhe nëpërmjet sendeve të ekspozuara në dy faqet e mureve në të gjithë lokalin.

 Në Restorantin Muze “Çka Ka Qëllu”, në Amerikë, ate që të bën sado pak të ndihesh kaq  krenarë, që megjithse vijmë nga një vend i vogël - në Europë, si Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, por që ka pasur një histori kaq të jashtëzakonshme. 

Aty do të gjeni edhe një kluturë e traditë një histori që është e jona, autentike shqiptare.

Ramiz Kukaj, në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook, pronari dhe ideatori i lokalit të njohur “Çka Ka Qëllu”, thotë se “Fal Zotit miqve e dashuris së madhe për Atdhe e Tradit, sot si rrall më her u ndjeva me fat e shum krenar  -: “Nëse e harron të kaluaren të ardhem të erret e ke"

Ky ishte  Projekti im i fundit i ndërtuem me shumë kujdes e krenari në Restorantin Muze “Çka Ka Qëllu” - Dhoma e Shërbimit "Te Mulliri",  e sjella në fotografi nga kush tjetër përpos më mirë se Ilir Rizaj! Ilir faleminderit pa fund! Ramiz Kukaj.

Marko Kepi, Kryetar i Organizatës Rrënjët Shqiptare, ishte në pritjen e organizuar nga pronari i lokalit, Ramiz Kukaj,  me rastin e zgjerimit të ambjentit të lokalit, dhe shkruajti në llogarinë e tij në Facebook : “ Ishte bukur të shohësh kaq shumë njerëz që mbështesin biznesin tonë lokal në NYC. Urime Ramiz Kukaj për vendosjen e kuzhinës shqiptare në hartë në NYC. Ushqim i shkëlqyeshëm, shërbim i shkëlqyeshëm. Urime dhe Zoti ju bekoftë! 

Beni Tena shkruan : Kam qenë atje, vend shumë i bukur, staf miqësor, ushqim i shkëlqyeshëm, atmosferë e bukur shqiptare !! Shumë e rekomanduar!!

Menduh Kraja : “ O shum bukur.Me zemër të mirë. E gezofsh brez pas brezi Ramiz Kukaj këtë mrekulli të traditës  puro Shqiptare.

Mejreme Kuka-Morina : “Të lumtë Ramiz, kënaqësi të promovosh vlerat e vendosjes në Amerikën e largët! Punë të mbarë!

Ilir Rizaj: "Dituria është miell, por dituria është buka". ~ Austin O'Malley - Mulliri në dhomën private - Restoranti Ҫka ka Qëllu, Bronx, NY - dizajn dhe koncept nga Ramiz Kukaj”

Hapja e dhomës private Cka Ka Qellu, u festua së bashku, me shumë klientë, miq dashamirë, dhe frekuentues të rregullut, biznesmen, afaristë, aktivist, gazetar, artistë, përfshirë edhe bashkëshorten e mikut të madh të shqiptarëve, të kongresitit Eliot Engel, Patt Engel, e cila shënojë në llogarinë e saj ën Facebook, :

“ Kjo ishte “Hapja e Madhe” - “Grand Opening”  e Restorantit në Çka Ka Qellu, në Hughes Avenue në BRONX

Këtu, unë jam bashkuar (L në R) nga Kozeta Turista,Julia Engel dhe Vebi Bajrami. Ne ishim në dhomën e re në shpinë, e cila është absolutisht simpatike!

Lokali që ju conë në një kohë dhe vend tjetër në një mënyrë shumë elegante shqiptare. Ushqimi që të conë përsëri në Kosovë! Urime për Çka Ka Qellu !!! Patt Engel.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat