Nju Jork: Qiradhënësi, Kontraktori dhe Hidrauliku gjendën fajtor për vrasje në shpërthimin fatal të gazit të lagjes East Village në 2015

Amerika

Nju Jork: Qiradhënësi, Kontraktori dhe Hidrauliku gjendën fajtor për vrasje në shpërthimin fatal të gazit të lagjes East Village në 2015

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 19:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qiradhënësia Maria Hrynenko, 59 vjeç, kontraktori Dilber Kukic, 44 vjeç, dhe hidrauliku (pa leje - pa license), Athanasios "Jerry" Ioannidis, 63 vjeç, pritet të përballen me nga 15 vjet burg për akuzat e tre vrasjeve,

MANAHATTAN : Tre persona u dënuan për vrasje të Premten në gjyqin që u zhvillua në Manhattan NYC, akuzuar për shpërthimin fatal të gazit në një ndërtesë në vitin 2015, shpërthim ky i cili rezultoi në vdekjen e dy personave dhe shkatërrimin e rëndë të tre ndërtesave, për reth shpërthimit, raporton Daily News, njofton Bota sot.

Simbas së përditëshmes, Daily News, është qiradhënësia Maria Hrynenko, 59 vjeç, kontraktori Dilber Kukic, 44 vjeç, dhe hidrauliku (pa leje - pa license), Athanasios "Jerry" Ioannidis, 63 vjeç, që u shpallën të gjithë fajtorë për akuzën, vrasje pa qëllim, “sulm”mbi njerëz, rrezikim të pamatur dhe të pambrojtur, si dhe disa akuza të tjera në lidhje me atë shpërthimin e gazit në ndërtesën që ndodhet në rrugën 121 Avenue, në Manhattan NYC, katër vjet më parë.

Shpërthimi, i cili ndodhi në 26 Mars 2015, dhe rezultoi në vdekjen e 23-vjeçarit Nicholas Figueroa dhe 26-vjeçarit Moises Locon, dhe plagosi rëndë 13 viktima të tjera.

Hrynenko, zotëronte dy pallate - ndërtesa, në Manhattan, pallatin numër 119 dhe 121 - Avenue II, dhe autoritetet pretendojnë se pas rinovimit të apartamenteve atje në vitin 2014, ajo dhe djali i saj tani i ndjerë Michael Hrynenko Jr., i cili vepronte si menaxher i ndërtesës, kërkoi që të ndizet gazi edhe pse kompania e gazit Con Ed, nuk do të miratonte në atë kohë, instalimin dhe hapjen e njehsorëve të gazit.

Zyra e Bashkisë në DA tha që Hrynenko, Kukic dhe Ioannidis u përpoqën të vendosnin sifonin( shpërndarsin automatik) të gazit, në mënyrë të paligjshëme, duke e marrë gazin nga një restorant Sushi Park, në katin përdhes, për të shërbyer këtë gaz në apartamentet që ajo dëshironte të jepte me qira. Ata gjithashtu dyshohet se e fikën ( e mbyllën rubinetin) e sifoninit - shpërndarsit, kur Con Ed lamerojë se do të inspektonte ndërtesën.

Në ditën e shpërthimit, ata dyshohet se mbyllën linjën e gazit për të mos tërhequr vëmendjen e inspektorëve, dhe hapën valvulat e gazit në shpërndarsin e bodrumit të ndërtesës numër 121 në rrugën Avenue II, me shpresën për të kaluar inspektimin. Pas këtij inspektimi nga inspektori i qytetit nga DA, i ndjeri Michael Hrynenko dhe kontraktori Kukic dyshohet se e kthyen në ndërtesë, dhe hapën valvulat prapë, duke e futur gazin në linjën e paligjshme të shpërndarjes së gazit, në ndërtesën e tyre, por ata nuk e vrejtën se përsëri valvulat që do të hapnin kishin rrjedhje gazi. Kështu që rreth 25 minuta pasi ata u kthyen përsëri në ndërtesë, një punëtor nga Sushi Park, u tha se nuhati gaz dhe e kishte njoftuar edhe pronaren e ndërtesës, por sa ndërsa ata po flisnin dicka u ndez dhe shpërtheu shumë shpejt pas kësaj.

Tre ndërtesat në të njëjtën rrugë, 119, 121 dhe 123, në Avenue II u shkatërruan të gjitha nga ky shpërthim, i cili gjithashtu dëmtoi rëndë edhe një pallat tjetër - atë 125 në Avenue II.

Mbas këtin incidenti në bllokun e banesave kishte padi të shumta më pas, nga banorët e lagjes dhe ndërtesave të shkatërruara, duke përfshirë një listë me emërat e të 36 personave që humbën shtëpitë e tyre në këtë shpërthim, katër vjet më parë.

"Kjo është një fitore e madhe për sigurinë publike në Nju Jork," tha Avokati i Qarkut të Manhattanit, Vance në një deklaratë.

"Ndërsa ndërtimi dhe zhvillimi vazhdojnë të lulëzojnë, aktgjykimi i sotëm për fajin njerëzor vë në dukje se pronarët e pronave, kontraktorët dhe menaxherët duhet të jenë të gjtihë zbatues korrekt të ligjit : Zyra ime do të ndjekë kallëzime penale kundër të gjithë atyre që vendosin të veprojnë e në mënyrë të kundraligjëshme, për përvetësim dhe përfitim financiar gjatë, punës së tyre, megjithse rreziojnë edhe jetë dhe gjymtojnë njërëzit ... Ndërsa rezultati i sotëm nuk do të thotë se do të sjellë këta të rinj Neë Yorkers të kthehen, në jetë, por shpresoj që familjet Figeuroa dhe Locon të marrin me këtë rast vetëm një masë ngushëllimi për të ditur se ky rast do të ndryshojë mënyrën se si pronarët dhe kontraktorët të bëjnë biznes në Nju Jork. " tha Vance.

Simbas kësaj, Hrynenko, Kukic dhe Ioannidis, tani pritet të përballen me nga 15 vjet burg për akuzat e tre vrasjeve, të pa qëllimshme, raporton Daily News, njofton Bota sot.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat