Për 24 orë shqiptarët e Amerikës mbledhin afro 3 milion dollarë

Amerika

Për 24 orë shqiptarët e Amerikës mbledhin afro 3 milion dollarë

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 27 nëntor 2019 Në ora: 17:26
Pas termetit

NEW YORK : Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë ditën e djeshme, shumë shqiptarë anekënd botës u mobilizuan për t’ju ndihmuar në njërën apo mënyrën tjetër të prekurve nga tërmeti, shkruajn shqiptarët në rrjetet sociale Facebook, Tëitter e Instagram.

Më së shumti, i janë përgjigjur thirrjeve në rrjetet sociale për ndihma shqiptarët e Amerikës, të cilët janë duke organizuar mbledhjen e ndihmave me qasje të ndryshme në rrjetet sociale, të cilat kan arritur deri tani të grumbullojnë afro 3 milion dollarë, ndërkohë që shuma e parave të dhuruar vazhdon të rritet dhe shifrat ndryshojnë vazhdimisht në xhirollogarit e cdo qasje.

Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj, bëri një deklaratë për Zërin e Amerikës, ku shprehu dhimbjen për viktimat e tërmetit në Shqipëri, duke i bëri thirrje komunitit shqiptaro-amerikan që të ndihmojnë banorët e zonave të Shqipërisë, që u goditën nga tërmeti.

Së fundmi, me iniciativën e Marko Kepit i cili është edhe kandidat për kryetar deputet në Asamblen(Parlamentin) e New York-ut, ku menjëher pas fatkeqësisë natyrore është ngritur grupi “Albania Earthuqake Relief”, ku mund të ketë qasje kushdo.

Qëllimi i këtij grupi në rrjetin social Facebook, është t’i bëjë bashkë shqiptarët që janë kudo nëpër botë, dhe aty të mobilizohen për të dërguar çfarëdo ndihme në Shqipëri, në zonat e prekura nga tërmeti me 6.4 shkallë rihter.

Anëtarët e këtij grupi bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i mbështesin viktimat.

“Të gjitha fondet do të shkojnë drejtpërdrejt te familjet e prekura, dhe tek të lënduarit nga ky tërmet. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë!”, shkruhet në këtë grup.

Deri më tani me iniciativën e Kepit, janë mbledhur mbi 700 mijë dollarë amerikan të cilët do t’ju shkojnë të prekurve.

Për më pak se 24 orë, shqiptarët e Amerikës kanë mbledhur 1milion dollarë për ta ndihmuar Shqipërinë, e cila u goditë nga tërmeti,dha lajmin i pari ish ushtarai i Ushtrisë Clirimatre të Kosovës, UCK, Uk Lushi në rrjetin social Facebook.

Duke shtuaar se solodaritet kanë treguar të gjithë shqiptarët anekëndë botës ku jetojnë, Lushi tha se :“Shqiptarët e Amerikës mbledhin mbi 1 milionë dollarë ndihma për bashkëkombasit në nevojë për më pak se 24 orë.Ju dua shqiptaro-amerikanë! Jemi një— NJË KOMB! ”, është shprehur kështu Uk Lushi nga New York-u.


Ndërkohë, ka qenë edhe Fondacioni Global Shqiptar së bashku me Germin dhe Shoqëria Shqiptare Amerikane e Masaçusets, kanë filluar grumbullimin e parave për të ndihmuar të gjithë shqiptarët që u prekën nga tërmeti që goditi sot Republikën e Shqipërisë.

Një tërmet 6.4 ballësh goditi Durrësin me rrethinë sot në orët e hershme të mëngjesit duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale.

Deri më tani janë 21 viktima të konfirmuara por ky numër po vazhdon të rritet. 395 persona janë plagosur.

Kontributi i mbledhur do të shkojë drejtpërdrejt për individët e prekur nga tërmeti dhe ëpr organizatat që po punojnë për t’i ndihmuar ata.

“Kontributi juaj do të shkojë drejtpërdrejt tek individët e prekur nga tërmeti dhe organizatat jo-fitimprurëse që po punojnë për t’i ndihmuar ata. Të jeni të sigurt se ne nuk do të nxitojmë në këtë situatë kaotike dhe të jemi joefikas – ne do të maksimizojmë përfitimet e donacioneve tuaja duke identifikuar partnerët lokalë të besueshëm dhe efektiv në Shqipëri për të punuar me ne.

Ju faleminderit shumë për mbështetjen tuaj! Zoti ju bekoft!”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat