E jashtëzakonshme: Shqiptarët në SHBA, për më pak se 24 orë mbledhin gati 1 milion dollar për të prekurit nga tërmeti

Amerika

E jashtëzakonshme: Shqiptarët në SHBA, për më pak se 24 orë mbledhin gati 1 milion dollar për të prekurit nga tërmeti

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 00:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Marko Kepi i organizatës “Rrënjët Shqiptare” në Nju Jork dhe Mark Kosmo me fondacionin “Global Albanians” në Boston folën me Zërin e Amerikës për përpjekjet e ndihmave nga diaspora shqiptare në Amerikë dhe në botë.

Kepi tha se komuniteti shqiptar në SHBA e kanë për detyrë që t’u dalin në ndihmë shqiptarëve në Shqipëri kurdo që kanë nevojë, ndërsa tregoi se janë mbledhur mbi 700 mijë dollarë për më pak se 24 orë.

“Akoma s’janë bërë 24 orë nga nisja e iniciativës për të mbledhë para, dhe janë mbledhur rreth 730 mijë dollarë. Ne u gëzuam shumë, na u bë qejfi kur pamë shqiptarët e Kosovës që u nisën me makina drejt Shqipërisë menjëherë pas tërmetit, duke dhënë kështu kontributin e tyre. E shqiptarët që jetojnë në Amerikë nuk e kanë mundësinë të shkojnë direkt në Shqipëri e të kontribuojnë, por ky ishte kontributi i tyre. Jemi një”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Kurse Kosmo ka thënë se janë mbledhur rreth 70 mijë dollarë për rreth 24 orë.

“Shpresojmë të mbledhim 150 mijë dollarë, por kush e di. Po provojmë të mbledhim fonde edhe nga organizatat amerikane, jo vetëm nga ato shqiptare”, deklaroi Kosmo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat