Dita e Flamurit Shqiptar - në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

Amerika

Dita e Flamurit Shqiptar - në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

Nga: Beqir SINA - New York Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:17
Dita e Flamurit Shqiptar

Kremtohet Dita e Flamurit dhe Pavarësisë duke filluar me Meshë kushtuar dëshmorëve të kombit, ngritjen e Flamurit në kambanoren e Kishës Zoja e Shkodrës dhe një koktej modest. Dom Pjeter Popaj këndon me fëmijët himnin tonë kombëtar dhe mban meshë për Flamurin kuq e zi

HARTSDALE NY : Krenaria shqiptare mund të shihet duke fluturuar lartë mbi Kambanoren e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, për nder të Ditës së Flamurit kuq e zi - Pavarësisë së Shqipërisë, të Ejten, më 28 nëntor.

Shqipërët e diasporës, të enjten shënuan 107-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, krejt ndryshe nga herët e tjera, nga që kjo ditë, ky 28 Nëntor,  i gjeti shqiptarët në ankth, në panik dhe pa qetësi.

28 Nëntori - Dita e Flamurit, Solidaritetit dhe Falimenderimeve - Thanksgiving - 28 Nëntori, një ditë krenarie, një ditë solidariteti me viktimat e tërmetit në Shqipëri, përkrah flamujve amerikan, në shenjë falenderimi ndaj SHBA-së për kontributin e saj për Kosovën e çështjen shqiptare në Ditën e Faleminderimeve - Thanksgiving Day!

Si çdo vjet edhe sivjet në festimin e saj tradicional - Kisha Katolike "Zoja e Shkodrës”, solemnisht e ngriti Flamurin Kombëtar, flamurin kuq e zi me shqiponjën me dy krena mbi kambanoren e Kishës, duke mbajt një meshë për Pavarësinë e Shqipërisë, dhe lutje për viktimat e tërmetit të së martës së zezë në Shqipëri, si dhe shtroi me këtë rast një pritje modeste për pjesëmarrësit.

Në llogarinë e saj në Facebook, Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, shpërndau edhe një video , ku tregohet për ceremoninë e mbajtur sot në mesdrekë me rastin e ngritjes së flamurit mbi Kambanoren e Kishës, Meshën dhe fjalimet e mbajtura me këtë rast.

“Më shumë se tre dekada flamuri i Kastriotit, Flamuri i kuq me shqiponjën e zezë, po valvitet mbi Kambanoren e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, për të nderuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë,, më 28 nëntor” tha Famullitari i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj.

Ai ka shtuar se :”Kjo i jep bashkësisë shqiptare një ndjenjë njohjëje dhe krenarie, për të parë këtë flamur këtu në kambanoren e kishës sonë", tha Popaj.

Ngritjen e flamurit tonë kombëtar në Kishën Katolike Shqiptare “Zonjë e Shkodrës” në Hartsdale, e kanë bërë një grup djem e vajza të veshur me kostumet folklorike, së bashku me dhjetra besimtar.

Dom Pjeter Popaj - këndoi me fëmijët himnin tonë kombëtar dhe atë Amerikan :"The Star-Spangled Banner”, si dhe çojë Meshën për Flamurin kuq e zi

“Sot është një ditë sa e gëzimit aq dhe e një hidhërimi, teksa kujtojmë viktimat e tërmetit në Shqipëri. Dje, atje ka qenë ditë zie, ndërsa sot është ditë gëzimi. Por për ne gjithmonë kjo datë është se nuk e harrojmë kurrë ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Së pari duhet me u lut për të gjithë ata të parët tanë, që ranë dëshmor, dhanë jetën e tyre, gjakun e derdhur,  për të na dhuruar këtë liri e pavarësi për shtetin tonë shqiptar. Po ashtu edhe për këtë ditë që është një Faleminderim për gjithë Amerikën. Pra janë tre përkujtime të jashtëzakonëshme në një datë më 28 Nëntor.” tha në fillim të fjalës së tij Dom Pjetër Popaj.

Ai më pas shtojë se këto janë tre ngjarje që tregojnë atë se ne sikurse shqiptar gjithmon kemi kaluar një her nëpër luftëra, dhe ka mbarimi kemi gëzuar një farë gëzimi, një farë lirie, dhe kemi gjetur një farë drite . Ashtu si thotë edhe edhe shkrimtari T.S.Eliot : “Sillu rreth e përqark botës, dhe ktheu përsëri në qendër të saj - ke për të parë atë nga e ke filluar”, pra kjo është më se e vërtetë, se populli ynë është sjell nëpër vuajtje dhe nëpër mundime të pa fundme në shekuj.

“Pra ne jemi këthyer si popull për të parë atë gëzim dhe liri aty ku nisi ajo.Dhe, ne atë e përjetojmë përcdo vjet si një gjë që na lidh edhe më shumë ne si shqiptar.Kjo për ne është me të vërtet një ditë gëzimi dhe faleminderimi. Zoti e bekoft popullin Shqiptar dhe Amerikën - Gëzuar ditën e flamurit - Pavarësinë e Shqipërisë”, tha familitari Dom Pjetër Popaj.

Më pas foli ish gazetari i “Zëri i Amerikës” Gjek Gjonlekaj i cili theksojë se ishin mbledhur në këtë ditë të gëzueshme, siç është 28 Nëntori, e cila është dita e pavarësisë së gjithë popullit shqiptar, mbasi 28 Nëntori, është dita më e bukur dhe e bekuar për kombin tonë," 

" Por që këtë vit përngjetet me Ditën e Faleminderimeve, dhe me një nga ditët më tragjike të popullit shqiptar, atë të termetit që dridhi Shqipërinë të martën, ngase numëri i atyre që kan humbur jetën, i ka kaluar të 40 - shkaktuar nga Nëna Natyrë".

Ai tha se ajo që është shqetësuese, me këtë rast, është se po jepen shenja se do të ketë dridhje përsëri. 

"Ka pasur tërmete , në Shqipëri, tash tre muaj, por jo me këtë përmasa. Ngaqë këto dridhje sizmike, kan marrë dridhje në të gjitha tokat shqiptare, këto kohë. Tronditje të tërmetit, ka pasur edhe në Ulqin, me dëme të mëdha.Derisa lëkundje jan ndjer edhe në Kosovë, dhe trevat e tjera shqiptare në Maqedoni. Çka tregon se është një paralajmërim mjaft serioz, që kjo zonë mund të tronditet përsëri "- 

Gjonleka, u shpreh se "këto ditë kishte dëgjuar shumë lutje , ligjerata dhe thirrje për ndihma, fjalime dhe premtime, por sot Mesha, predikimi dhe lutja e meshtarit Dom Pjeter Popaj, në këtë Meshë,  simbas tij, ka qenë në një nivel të lart, fetar dhe shoqëror e social, çka do të ishte mirë që të përcillej deri në atdhe, dhe kudo ku ka shqiptar, nëpërmjet mjeteve të shtypit - televizionet, radio dhe gazeta, rrjetet sociale në internet" tha ai.

“Si konkludim, për sa i përket këtyre “dridhjeve” tha më pas Gjonleka, ne shqiptarët ndoshta më shumë se cdo popull tjetër, fatkeqësisht kemi pasur më së shumti “dridhje” : dridhje të njëpasnjëshme, patëm si në kohën e komunizmit  - dridhje diktaturash, dridhje pushtimesh, e tash dridhje të natyrës, dridhje të tokës, e tjer. Dridhje, këto që për ne popullin shqiptar, duket se nuk do të ndalojnë aq shpejt”.

Duke four për luftën dhe përpjekjet shekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi në këtë 107 Vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, Gjonleka, u dal në luftën dhe përpjekjet e mëdha ndër vite të shqiptarëve për liri e pavarësi.

" Lëvizjet e para simbas historisë, u shreh ai kanë nisur me Kryengritjen anti-otomane, në Malësinë e MbiShkodrës - Pra, Kryengritja shqiptare e vitit 1911 ose Kryengritja e Malësorëve e vitit 1911, ishte ajo një nga shumë kryengritjet shqiptare në Perandorinë Osmane, dhe zgjati nga 24 mars 1911 deri më 4 gusht 1911 në rajonin e Malësisë. Ajo ishte e para serioze e asaj kohe, duke filluar nga Hoti e Gruda, Trieshi, Koja dhe vise e tejra, Kastrati e Kelmendi, e deri në Lezhë, duke vazhduar në viset shqiptare, deri në 28 Nëntor 1912.”

Gjonleka, gjatë kësaj fjale iu refrua edhe dy historianve - Gjergj Nikprela, dhe Levi Shalon, të cilët tha ai kan thënë se nga këto luftëra janë vrarë më shumë se 400 vet për një periudhë tremujore. Pra, çka tregon se janë bërë përpjekje dhe sakrifica të mëdha deri sa erdhëm në këtë ditë që po e gëzojm të gjithë shqiptarët sot.

“Të gjitha këto na bëjnë ne si popull të mendojmë se megjithë këto vështërsi, populli shqiptar, kurr nuk ka qenë më mirë se tash. Sepse, egziston pak apo shumë edhe liria, megjithë, do “ngatërresa” politike, të cilat i shohim edhe në vendlindjen tonë. Të cilat për mendimin tim, tha Gjonleka "kurr nuk kan me u ndal, Ngase, këto ngatërresat politike, janë si me thënë të zakonëshme për popullin shqiptar.”

Ai gjatë fjalës së tij,foli mjaft optimist për bashkimin tonë kombëtar, duke e lidhur atë sidomos me angazhimin dhe përpjekjet për të ndihmuar Shqipërinë, këto ditë, nga të gjithë shqiptarët, prej nga Kosova, shqiptarët e Malit të zi, Luginës së Preshevës, Maqedonisë e disaporës: “Shembuj, si ato të Kosovës, shqiptarëve në trojet e tyre stërgjyshore, apo edhe individve si Dua Lipës, Rita Orës, dhe të tjerë me miliona dollar ndihma, tregon se bashkimi ynë kombëtar, ka për të ndodhur shumë shpejt - Gëzuar Dita e Flamurit - Pavarësia e Shqipërisë,” përfundojë Gjonleka.

Më pas këtë celebrim mbajtur në Kishën Katolike Zoja e Shkodrës, Qendrën Kulturore “Nëna Tereze”, e përshëndetën me vargje edhe fëmijët vallëtar, me një këngë arbëreshe, “Moj e bukura more”, dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar Amerikan Mëhill Velaj.

Ndërsa, “Mjeshtra e Medhe”, koreografja e Grupit të valleve “Rozafati” Agjelina Nika, mes shumë emocioneve, kujtojë dhe u lut për humbjen e mikut të familjes së saj Bajram Hajdarmataj : “Mbeti i vdekur nën rrënojat e tërmetit të së martës së zezë, miku i madh i famijes time, Komisar Bajram Hajdarmataj” tha Nika.

Me një poezi, kushtuar Ditës së Flamurit - Pavarësisë së Shqipërisë, poeti popullor, dhe recituesi Nosh Camaj, ka mbyllur këtë shënim të 28 Nëntorit në Kisihën Katolike “Zoja e Shkodrës”, ku edhe u ngrit flamuri dhe u çua Meshë nga Meshtari Dom Pjetër Popaj - me rastin e 107 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat