Struganët në New Jersey - lutje dhe qirinj për viktimat e tërmetit

Amerika

Struganët në New Jersey - lutje dhe qirinj për viktimat e tërmetit

Nga: Beqir SINA - New York Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 21:08
Ilustrim

49 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra persona në qiell të hapur.

Është ky bilanci i tmershëm i tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin së martës së zezë të 26 nëntorit, duke lënë pas dhimbje dhe shumë lot.

Solidariteti te shqiptarët sidomas atyre në Kosovë, Maqedpni, Mal të zi, Luginën e Preshevës dhe diasporën, me të prekurit ka qënë jashtëzakonisht i madh.

Në New Jersey, Riverdale ku edhe ka qendrën e saj komuniteti strugan, kryetari i saj Burim Zhuta, i tha gazetës Bota sot, se mbrëmë komuniteti strugan ësht ë mbledhur dhe kanë ndezur qirinj në respekt të viktimave të tërmetit shkatërrimtar.

“Një vigjilje e qirinjve në nga 7 ora në mbrëmje, Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane për të shprehur solidaritetin dhe për të bërë homazhe ndaj viktimave të tërmetit shkatërrues që tronditi Shqipërinë dhe për të nderuar Ditën e Pavarësisë Shqiptare -” shkruajti në llogarinë e tij kryetari Zhuta.

Këto janë disa nga fotografitë e postuara në llogarinë e tyre në Facebook, dërguar për Bota sot, që ne po i ndajmë me lexues, ku shifet flamuri ynë kombëtar, dhe në formën e zemëres me qirinjë ndezur shenja I Love You! Albanian Brother and Sister.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat