Nju Jork :Treni i Krishtëlindjeve - treni i festave të viteve 1930 të nostalgjisë në metro për këtë muaj

Amerika

Nju Jork :Treni i Krishtëlindjeve - treni i festave të viteve 1930 të nostalgjisë në metro për këtë muaj

Nga: Beqir Sina Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 07:34
Foto nga vendi i ngjarjes

New York City : Festat e fundvitit në Nju Jork - Shtetet e Bashkuara po afrohen - por megjithtaë këtu kanë filluar të shihen disa nga shenjat të Krishtlindjeve. Të cilat në këtë qytet me vite janë të veçanta në të gjithë botën, dhe të mrekullojnë duke treguar se jemi në vigjilje të festave.

Kjo është përshtypja e parë e krijuar për çdo vizitor në Qendrën Rockfeller të Njew Yorkut, ku punëtorët javën e kaluar e vendosën këto ditë të para të Dhjetorit me kujdes një bredh norvegjez 22 metra të lartë, i cili kur ndizen dritat, merr aq shumë vizitor sa tregon se është një nga ikonat më të njohura dhe të dashura të New Yorkut për këtë sesion të festave.

Por bukurit e Krishtlindjeve në Nju Jork janë marramendese dhe janë pa fund në çdo rrugë e shesh të qutetit . 

Këto ditë ju mund të hipni edhe në trenin e festave të viteve 1930 një tren ky të nostalgjisë në metro . I cili këtë muaj vjen si dhurat në vigjilje me Krishtlindjet dhe ka për të udhëtuar në metron e qytetit si një dhurat kjo e Muzeuet Transportit Transit në Nju Jork City.

Mendoni se udhëtimi juaj  në një nga këto mëngjese apo gjatë ditës që lëviz Treni i viteve 30’ të jet krejt i veçant. Ngaqë është ky tren i mirëmbajtur ashtu origjinal dhe i zbukuruar me ngjyrat e festës së Krishtlindjes si 90 vjet më parë : jeshil, të kuqe e të bardh, plot me drita të vogla dhe simbolet e Krishtëlindjes që ruhet nga muzeu i qytetit për gati 100 vjet që të sjell sado pak atë bukurinë e ndezur të Krishtlindjeve edhevnë metron e New Yorkut që e frekuentojnë e deri në 2 - 3 milion udhëtar në ditë.

Ky është Treni i nostalgjisë së festave të viteve 1930 i cili është rikthyer edhe një herë këtë vit për të sjellë në metro një dashuri dhe një bukuri të kêsaj feste që shëndrit nga dritat dhe gëzimi i njujorkezeve ngado që të shkosh thonë zyrtarët e metrosë nga NYC-MTA

Për çdo njerin që është këto ditë këtu në New York City - Krishtlindjet janë një mrekulli më vete . Ngase në zemër të qytetit në sheshin në Qendrën Rockfeller të Njew Yorkut, ku është pema Krishtëlindjeve - bredhi norvegjez 22 metra të lartë, i cili jo vetëm gjatë gjithë ditës por kur ndizen dritat, në mbrëmje aty mblidhen për një fotografi në zemër të qytetit qindra mijëra vizitorë të huaj dhe amerikan.

Ndërkohë që Treni i Krishtlindjeve një ditë të diel të këtyre dy javëve do të jet përplot me dhurata të festës së mrekullueshme e cila vjen së bashku me atë të Vitit të Ri. 

Dhe në Trenin e nostalgjisë si quhet ky tren i viteve 30’ do të jet duke u pritur heroi kryesor përrallë të kësaj feste, Santa Claus : « Ai vjen tek ne përmes shtigjeve pyjore, mbuluar me dëborë duke vrapuar me atë karrocën e tërhequr nga drerët nëpër rrugë të gjata, duke nxituar nëpër qytete dhe fshatra ... Ai do të vijë me urime dhe dhurata për çdo shtëpi sidomos në mesin e fëmijve që me zor presin të marrin dhuratat e bukura të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri»

Vagonat e trenit S 1/9 të Muzeut të Transit të Nju Jorkut, janë gati dhe të zbukuruar për Krishtlindjet , dhe simbas zyrtarve të MTA do të nisen nga stacioni i dytë i linjës F , D, dhe A çdo të Diel nga tani deri në prag të Vitit të Ri.

Treni përbëhet nga tetë vagona që dikur lëviznin përgjatë linjave të metrosë në qytet, dhe ato sportivizojnë një estetikë të Studios Art Deco në të gjithë vagonat përfshirë edhe lokomotivën e viteve 1930.

« Nëse do të kapni trenin për një udhëtim këtë muaj, do të gjeni vende të palmshme, randa tavan vozitje, reklama të përshtatshme për festat e fundvitit dhe llamba të lehta me ndriçim të flaktë. »

Udhëtimet me Trenin e nostalgjisë gjatë viteve të fundit në New York City përgjatë këtyre pushimeve janë bërë një traditë e dashur në këtë kohë të fund-vitit. 

« Ne jemi të kënaqur që edhe një herë të jemi partnerë me MTA New York City Transit për të tërhequr blerësit dhe udhëtarët përsëri në kohën kur festojmë sezonin ", thotë drejtori i Muzeut të Transitit të Nju Jorkut, zoti Concetta Bencivenga në një deklaratë.

Shihni më poshtë për orarin e plotë të udhëtimeve me trenat nostaligjik për pushime (një traditë e NYC që daton nga viti 1970) dhe që do të jet edhe për këtë vit:

Më 1, 8, 15, 22, dhe 29 Dhjetor, Treni i Nostalgjisë niset nga Avenue 2 në vijën e sipërme të linjës F në Manhattan të Poshtëm në:

10 të mëngjesit

12 pasdite

2 pasdite

4 pasdite

Më 1 dhe 8 Dhjetor, Treni i Nostalgjisë do të niset nga Rruga e 125-të në qendër të qytetit linja blu A, në:

11 të mëngjesit

1 pasdite

3 pasdite

5 pasdite

Më 15, 22 dhe 29 Dhjetor, Treni i Nostalgjisë do të niset nga Rruga e 145-të në qendrën e qytetit linja portokalli D në:

11 të mëngjesit

1 pasdite

3 pasdite

5 pasdite

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat