Çfarë po ndodh me Vatrën në New York?

Amerika

Çfarë po ndodh me Vatrën në New York?

Nga: Shefqet A. Saliu Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 20:34
Vatra

Historinë reale pa zbukurime te ardhjes se saj ne NY dhe çfarë ndodhi me te e ka përshkruar saktësisht ditori i saj i porsaemëruar i atyre viteve: "Në fillim të viteve ’90 VATRA “u grabit”. “Në ato vite kur në tërësi gjendja e vatranëve ishte e vakët “Agim Karagjozi me një grup të vogël shokësh të ngushtë, shkruan Anton Çefa, nga i cili mund të përmend Gjon Buçaj, Agim Rexhaj (të dy nënkryetarë), Jonuz Ndreu, Musli Mulosmanaj, Zef Perndocaj, Hajdar Tonuzi, Zef Balaj, Sabit Bytyçi, Marjan Cubi, Lumo Tsungu, Mithat Gashi, Dine Dine, krijoi a mund të themi, e solli Vatrën nga Bostoni në Neë Jork. Ky veprim pati kundërshtarë të fortë, do të shkruante Çefa dëshmitar okular dhe editor i gazetës Dielli në ato ngjarje dramatike. Më i pari, më i forti, Anthony Athanas i njohur dhe i vlerësuar edhe nga personalitete amerikane, dhe i çmuar shumë nga shqiptarët e Amerikës për veprimtarinë e rëndësishme atdhetare në krah të Nolit dhe Konicës.

pasur fatin të jem i pranishëm në këtë mbledhje, tregon Anton Çefa, që qe për mua mbledhja e dytë në gjirin e Vatrës, mbas së parës, asaj të pranimit si anëtar i saj dhe si editor i Diellit. Anthony Athanas, porsa e mori vesh themelimin e Vatrës në Neë York, erdhi nga Bostoni në një mbledhje të vatranëve, dhe foli shumë ashpër kundër Agimit, e dënoi veprimin e tij, dhe tha se nuk njihej nga shqiptarët një gjë e tillë. E mbaj në mend që Agimi i tha: “Në Boston është shuar Vatra.” Përgjigjja e tij qe e egër dhe e menjëhershme, duke ia ndërprerë fjalën Agimit: “Atje ka lindur dhe atje le të vdesë nëse i ka ardhur koha… Kundërshtari tjetër qe Dr. Med. Hamdi Oruçi, organizatori, ndër sa e sa veprime të tjera, i Seminarit Ndërkombëtar të Federatës Panshqiptare Vatra, në Neë York me 28 – 29 – 30 Nëntor 1969, dhe për veprimtarinë atdhetare e kulturore ndër shqiptarët e Amerikës, i njohur edhe në Evropë, sidomos në Itali, për lidhjet që kishte me Ernest Koliqin. Ky foli ashpër kundër Agimit dhe së fundi tha që kjo Vatër që keni krijuar ju nuk njihet nga shqiptarët". Ky ishte fillimi i fundit të Federatës Panshqiptare Vatra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat