Besa Dauti e “Besas’s Roses” sjell Trandafilat e Tetovës në New York - Bota Sot
Besa Dauti e “Besas’s Roses” sjell Trandafilat e Tetovës në New York

Amerika

Besa Dauti e “Besas’s Roses” sjell Trandafilat e Tetovës në New York

Nga: Beqir Sina - New York Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 22:58
Besa Dauti

SO-HO MANHATTAN NYC: Është hera e parë që pikturat e saj, të cilat fokusohen te trëndafilat, ekspozohen në SHBA. Ekspozita “Besa’s Roses” (Trëndafilat e Besës), deri më 19 dhjetor qëndroi e hapur në “MC gallery” në Nju Jork, ku punët e saj u pëlqyen për stilin, teknikën dhe larminë e ngjyrave të harmonizuara bukur, shkruan Panorama, raporten Bota sot.

Më tej kjo gazetë thotë se më 20 dhjetor, pikturat e Besa Dautit, u paraqiten në studion e Fadil Berishës, po në Nju Jork.

Kurse, Besa shprehet e emocionuar rreth ekspozitës, teksa thotë : “Është një ngjarje e veçantë sepse jam përballë një artdashësi që i prezantohet për herë të parë arti im. Jam e privilegjuar dhe shumë e kënaqur me reagimin nga këto ditë që jemi këtu në ‘MC gallery’ … më 20 dhjetor do të jemi në studion e të mirënjohurit Fadil Berisha, të cilin gjej rastin ta falënderoj përzemërsisht”.

Mbështetje për këtë ekspozitëmësohet se kanë dhënë edhe shqiptarë të tjerë të suksesshëm në Nju Jork, si Emina Cunmulaj, e cila bëri edhe një video-mesazh në galeri, postojë ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Ekspozita "Besa's roses" , e artistes nga Tetova , në New York City, ngjalli interes të gjërë me pjesëmarrës të ndryshëm, si diaspora shqiptare dhe plot të tjerë kanë qënë prezente duke shoqëruar  edhe suksesin e saj.

Kjo ekspozite, në Studion Berisha, në Manhattan mbrëmë, u kthye në festë artistësh në New York, duke bashkuar shumë shqiptarë, nga bota e aktrimit siç ishin Artan Telqiu, Shpend Xhani, James Biber, nga bota e biznesit ishin Shpresa Xhakli,  Ilir Rusi, sopranoja Deshira Ahmeti, kengetarja Mira Konçi, Arjan Kerliu, te cilët krijuan një atmosferë shumë të këndshme duke performuar live.

E pyetur nga gazeta Bota sot, mbi këtë prezantim të parë në New York, Besa tha se ”Gjithçka shkoj më së miri duke tejkaluar edhe pritshmëritë më pozitive dhe nga kjo ekspozitë. Ku unë mendojë se mora një energji pozitive, e cila në të ardhmen do të më shërbejë si një shtysë për të përsosur artin tim. Andaj jam shumë e lumtur dhe përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, pjesemarrës ose jo në ekspozitë, veçanërisht shqiptarët në SHBA, pa dyshim shqiptarin më të mirë, mikpritësin, Fadil Berisha, i cili më mundësoi mbatjen dhe  mbarëvajtjen e kësaj ekspozite. Gjithashtu Emina Cunmulaj e cila më mbështeti që në fillim”,. 

Falenderime të përzemërta të gjithëve!

Faleminderit shqiptarë!- thotë Besa.

Kështu që “Trandafilat e Tetovës” në pikturat e Besa Dautit, erdhën në New York,duke u vizituar nga artdashësit Shqiptar e Amerikan, në ekspozitën me titull : "Besa's roses" .

Një ekspozitë kjo që u mirëpritë nga një atmosferë e ngrohtë ngjyrash në shumëllojshmërinë e trëndafilave, të cilët përfaqësojnë cilësinë e artit dhe u kthyen në një element depërtues që dominuan mbrëmjen.

"Një mbrëmje, kjo thanë vizitorët e cila nuk mund të ishte ndryshe përveçse në lartësinë, që studio e Fadil Berishës, dhe që përfaqëson dhe tashme mund të thuhet që "Trëndafilat e Besës" nuk ishin thjeshtë pjesëmarrëse, por protagoniste të denjtë, duke kontribuar në promovimin e vlerave të artit shqiptar nëpër botë"

Duke four me gazetën tonë, artistia nga Tetova, që solli nëpërmjet kësaj ekspozite vetanake - trandafilat e Tetovës në New York, Besa Dauti, u shpreh se me këtë rast u realizua një eveniment shumë i rëndësishëm në jetën e saj profesionale dhe jo vetëm: “ Ekspozita e titulluar "Besas's Roses" u hap edhe ne studion e Fadil Berishës.

Për Besën nga Tetova, pjesëmarrja isatte ajo që i bashkoj njerëz nga fusha të ndryshme të artit si muzika, filmi, moda, bota e biznesit etj.

Ekspozita, do vijojë të jetë e hapur në ditët nē vazhdim .

"Në këtë ambient të ngrohtë të krijuar enkas për trëndafilat e mia, të cilat transmetojnë gjithë dashurinë e qytetit tim Tetovës. Qyteti që më rriti, më shoqëroj në çdo hap të jetës dhe më frymëzon në artin tim, duke më bërë mua kjo që jam sot” tha Besa Dauti, e “Besas’s Roses”.

Ajo me këtë rast i ka qenë nëpërmjet këtij mesazhi thellësisht mirënjohëse mjeshtrit të fotografisë Fadil Berishës, dhe stafit të tij, të cilët si tha ajo kontribuan në mbarëvajtjen e gjithçkaje duke i dhënë rëndësinë e duhur çdo detaji luksoz.

Por , artistia tetovare, po ashtu falënderoj të gjithë shqiptarët, shqiptaro-amerikanët, në veçanti , James Biber, Mira Konci, Dëshira Ahmeti,Arian Kërliu, Emina Cunmulaj ,Artan Telciu, Shpresa Xhakli, Shpend Xhani,Ilir Rusi,stafi simatik të diplomatve të Kosovës, Butrint Ymeri, Albana Bylykbashi, Lulzim Krasniqi dhe Ines Demiri, dhe shumë emra të tjerë të njohur që më zbukuruan mbrëmjen..poashtu Faleminderoj miqtë nga Tetova/Prishtina/Tirana që më mbështetën pafund në realizimin e ekspozitës ...të cilët më bëjnë t'a dua dhe motivohem në rrugën e bukur të përsosmërisë së artit.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat