Memorandum për anulimin e marrëveshjes trepalëshe-Serbi-Shqipëri-Maqedoni Veriore versus Kosovës së pavarur dhe sovrane

Amerika

Memorandum për anulimin e marrëveshjes trepalëshe-Serbi-Shqipëri-Maqedoni Veriore versus Kosovës së pavarur dhe sovrane

Nga: Prof. Dr. Skënder Kodra Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 06:38
Prof. Dr. Skënder Kodra

Edhe ne sikur gjithë klasa intelektuale dhe populli liridashës e patriot shqiptar i Kosovës dhe anembanë Shqipërisë Etnike, si dhe në diasporë, e denoncojmë ashpër dhe e hedhim poshtë prerazi “Minishengenin” e turpshëm të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, të përfunduar me Serbinë dhe me Maqedoninë Veriore kundër interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

Prandaj, për të mbyllur  me kapak të hekurt këtë tradhti ndaj Republikës së Kosovës, të bërë me qëllim dhe për interesa egocentrike vetjake dhe të interesave koloniale të Serbisë nga kryeministri i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, njëzërit kërkojmë që:

1) Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ta hedhin poshtë-anulojnë ligjërisht dhe sipas Kushtutës në fuqi (Premabula dhe Neni 8, Pika 1) Marrëveshjen e “minishengenit ballkanik” të kryeministrit Edi Rama, të lidhur me Serbinë dhe me Maqedoninë Veriore në Novi-Sad (Deklarata e datës 10 tetor 2019); në Ohrid (Deklarata e dates 10 nëntor 2019) dhe në Tiranë (Traktati final, 20-21 2019), të nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i M.Veriore, Zoran Zaev dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sepse kjo Marrëveshje e turpshme ka grindur Prishtinën zyrtare (Qeverinë, Presidencën dhe liderët e tjerë politikë të lartë) dhe Tiranën, ku u mbajtën edhe prostesta popullore kundër mbajtjes së “samitit” të kësaj trojke në Tiranë, si dhe kanë ftohur marrëdhëniet politike në relacionin Prishtinë-Tiranë.

2)  Kryeministri i qeverisë së Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, urgjentisht nevojitet të shpallin PERSONA NONGRATA, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama , spese me vetëdije të plotë, me prepotencë dhe me arrogancë, duke u shtirur si  “lider numër 1” i Ballkanit sheshit po përzihet në punë të brendshme të Kosovës, që së bashku me Serbinë, të marrë në dorë fatin e saj, ashtu si po kërkon miku i tij serb, presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili me “bishtat” e tjerë në Beograd  nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës.

3)   Nëse Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Shqipërisë nuk e anulojnë Marrëveshjen e “minishengenit” Rama-Vuçiq-Zaev, që dëmton interesat e përbashkëta vitale  të Kosovës dhe të Shqipërisë, atëherë, nuk mbetet tjetër alternativë veç NDËRPRERJES  SË PËRKOHSHME të marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh DERISA Shqipëria ta anulojë de fakto dhe de jure “Minishengenin” e Edi Ramës, sepse kjo  rrezikon izolimin e Kosovës si në palin e brendshëm rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Këtë fakt e justifikon edhe një numër  i shteteve  të anëtare të OKB-së, të cilat  e kanë njohur Kosovën, do t’i tërhiqnin njohjet paraprake të tyre, ashtu siç vepruan deri tani  16 sosh. Kjo është “dashuria” dhe “miqësia idilike” e Vuçiqit ndaj kryeministrit Rama, që ta ndihmojë në “bombardimin” e shtetësisë së Republikës së Kosovës, jo kurrfarë liberalizimi i “licna kartave” dhe i “radna dozvolave” të punëtorëve dhe të skamnorëve të shkretë shqiptarë, që prapë si punëtorë krahu të mësynin  Beogradin për të kryer punë të vështira krahu si hamajë; për të sharritur dru dhe për të shkarkuar-ngarkuar qymyr në stacionin e trenit, si dhe të bartin nëpër shtëpitë dhe banesat e beogradasve, ashtu sikur këtu e 100 vjet më parë, të përbuzur dhe të poshtëruar,  pa bukë, zdeshur e zbathur, dhe, duke fjetur nëpër parqe, nënviadukte dhe nëpër zgiqe  të errëta  dhe qymeze të braktisura nga njerëzit. Kjo është  esenca e “minishengenit” të tandemit Vuçiq-Rama, që t’i “rehatojnë” lypësarët e papunë shqiptarë në Serbi dhe në Maqedoni, në këto vende, ku as vetë serbët nuk gjejnë punë, nuk kanë bukë e as strehë, por përditë ikin nëpër vende të huaja në Evropë, në Amerikë e në Australi etj., ashtu sikurse shqiptarët e shkretë me strajca në krah, qe 30 vjet (1990-2019), me miliona sish, bredhin poshtë e lartë për të gjetur ndonjë krodhe buke dhe ndonjë qati mbi kokë.

4) Të shqetësuar  dhe të indinjuar nga lidhja e paktit  Aleksandar Vuçiq-Edi Rama dhe Zoran Zaev për njëfarë “minishengeni ballkanik”:Serbia+Shqipëria+Maqedonia Veriore, i cili është arritur dhe nënshkruar pa pjesëmarrjen e Kosovës, me qëllim që kjo të anashkalohet si shtet dhe si faktor  i rëndësishëm politik në Ballkan, duke qenë se Beogradi zyrtar nuk e njeh si shtet të pavarur dhe sovran, por vetëm si “provincë serbe”(Këtë e thotë Kushtetuta në fuqi e Serbisë e viktit 2006). Këtë e thotë edhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së.

5)  Kështu, presidenti Aleksandar Vuçiq  vazhdimisht po i trumbeton gjithë botës, duke ia biruar tëmthat kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama  gjoja se “Kosovo is part of Serbia and always will be!' ( 10 nëntor 2014)!

6) Këtë sintagmë me përmbajtje kolonialiste, hegjemoniste, aneksioniste dhe gjenocidale për “spastrimin” e shqiptarëve nga Kosova dhe të rikolonizimit të saj, miku i ngushtë serb Aleksandar Vuçiq për çdo takim ia përsërit kryeministrit Edi Rama, se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, dhe se Serbia nuk ka kryer kurrfarë gjenocidi në Kosovë (1989-1999). Mirëpo, ky qëndrim dhe kurs i politikës zrytare promilosheviqiane i Serbisë së  Vuçiqit, të Daçiqit dhe të Bërnabiqit, të ASHAS-së dhe të Kishës Ortodokse Serbe. Mirëpo, sa ia vlen, kur kjo politikë antishqiptare e Serbisë së A. Vuçiqit nuk e pengon  fare Edi Ramën për të lidhur “Mini Shengenë” me Serbinë e presientit Aleksandar Vuçiq, gjoja për arritjen e ndonjë prosperiteti ekonomik dhe tragtar, kur Kosova  nuk ka kurrfarë marrëdhëniesh politike e as diplomatike me Serbinë ngaqë kjo nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës, por institucionet e saj i quan “institucione të përkohshme” !

7) – Çfarë do të thotë kjo për “politikën” dhe për “diplomacinë” e proserbe të Edi Ramës? – “Pajtimin ekonomiko-tregtar-kulturor e politik” të shqiptarëve të Kosovës me serbët pushtues dhe me Serbinë kolonialiste”, para se Serbia ta njohë Republikën e Kosovës? – Kjo do të ishte tradhti mbi tradhti ndaj luftës çlirimitare kombëtare të UÇK-së dhe të popullit të viktimizuar të Republikës së Kosovës, që me gjakun e tyre të derdhur si lumë kundër pushtuesit barbar dhe agresor, e kanë paguar shtrenjtë, duke humbur mbi 13000 shqiptarë të të gjitha moshave, të vrarë dhe të masakruar nga harangat barbare çetniko-fshiste serbe (1989-1999).

ARSYETIM

(A)        Të anulohet “Minishengeni” nga Shqipëria dhe të revokohet  Edi Rama nga posti i kryeministrit për  shkak të përzierjes në çështje të brendshme të Kosovës për interesa të politikës dhe të diplomacies kolonialiste të Serbisë së Madhe .

(B)        Të gjithë këta “narrativa” të paktit “minishengen ballkanik” Vuçiq-Rama-Zaev, që pengojnë shtetndërtimin e Kosovës në kuptimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, pa DYSHIM SE mund të sjellin jo vetëm ftohjen, por edhe prerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Mirëpo, që të mos ndodhë ky nonsens për  shkak të gabimeve dhe të tradhtisë së kryeministrit Edi Rama, URGJENTISHT DUHET REAGUAR QEVERIA, KUVENDI DHE PRESIDETNI I SHQIPERISE, NE MENYRË  QË TË ANALUOJNË “MINISHENGENIN” E TURPSHËM PROSERB TE EDI RAMES, DHE TË PËRQËNDROHEN VETËM NË STRATEGJINË E OBJEKTIVAVE PRIORITARE NACIONALE DHE SHTETËRORE PËR T’U INTEGRUAR NË BASHKIMIN EVROPIAN (BE). Ky DUHET TË JETË IMPERATIVI I POLITIKËS SË JASHTME DHE I DIPLOMACISË SË SHQIPËRISË, jo kurrfarë “Minishengeni ballkanik”PROJUGOSLLAV, ku fjalën kryesore, do ta ketë Serbia  si superfuqi koloniale ballkanike, natyrisht, e ndihmuar edhe nga Rusia, si dhe nga ndonjë aleat tjetër tradicional sllav i saj (1878-2019).

(C)         Pra, QEVERIA, PARLAMENTI DHE PRESIDENTI I  SHQIPERISE, duhet të reagojnë urgjentisht  dhe të reflektojnë thell dhe me maturi, pa u hamendur ta denoncojnë paktin “Vuçiq-Rama-Zaev sipas ligjeve dhe Kushtetutës në fuqi (1998), si dhe sipas objektivave dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës pozitive ndërkombëtare, të cilat rreptësisht e ndalojnë përzierjen në çështje të brendshme të shteteve të pavarura dhe sovrane. Në këtë kontekst, as Vuçiqi (Serbia) e as Rama (Shqipëria) nuk kanë asnjë të drejtë morale e as ligjore, që të përzihen në çështje të brendshme të Kosovës, edhe pse kjo ende nuk është e njohur de fakto e as de jure nga OKB-ja.

      (Ç)   Një përzierje e tillë e kryeministrit Rama në çështje të brendshme të Kosovës në favorin e politikës kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë bie ndesh me interesat kompelementare nacionale dhe shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës ngaqë edhe “Minishengeni” i mbështjellur me “folie alumini ekonomiko-tregtar liberal” ka të njëjtin mision historik të shtypjes së mëtejme kolonialiste të shqiptarëve të Kosovës, si dhe të Preshevës, të Bujanovit dhe të Medvegjës. Për këtë qëllim strategjik shumëshekullor të tiranisë koloniale mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike, Serbia gjithmonë ka ditur dhe ka qenë e suksesshme , që t’i ndërtojë dhe t’i ruajë me fanatizëm lidhjet, kontaktet, interesat dhe marrëdhëniet ndërshtetërore me Shqipërinë .

(D)  Kështu flet historia dhe praktika politike dhe diplomatike e Serbisë së Nikola Pashiqit (1912-1926); historia e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (1918-1941); historia e RSFJ-së Tito-Rankoviq (1945-1980), si dhe historia më e re  e Serbisë gjenocidale e Slobodan Milosheviqit, e Tomsilav Nikoliqit, e Aleksandar Vuçiqit, e Ivica Daçiqit, e Vojsilav Sheshelit, e Akademisë Shkencave dhe të Arteve Serbe (Me Memorandumin e saj çetniko-fashist famëkeq 1986) dhe Kisha Ortodokse Serbe, që bashkërisht, duke bashkëdyzuar trurin, pushkën, penën, lutjet dhe mjetet e tjera shfarosëse kundër kroatëve, bshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve, kanë kryer  3 (tre) gjenocide kundë Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Për çudi, kjo Serbia gjenocidale e Sllobodan Milosheviqit dhe e Aleksandar Vuçiqit dhe e Arkanit…etj., nuk pati prerë lidhjet dhe allishverishet diplomatike, ekonomikee as tregtare me Shqipërinë deri më 1998, kur Evroa dhe bashkësia ndërkombëtare e futën Serbinë nën embargën ndërkombëtare për shkak të luftërave gjenocidale të saj, edhe pse Kosova ndodhej në shtetrrethimin e hekurt, në flakën dhe në zjarrin gjenocidal të Serbisë. MJerisht dhe tragjikisht, ky rast provon recidivat miqësore të liderëve politikë shqiptarë  me ata serbë të Serbisë (1990-1999). Së fundi, rast konkret miqësia Vuçiq-Rama, të cilët i ka bashkuar  Kosova ngaqë frikësohen nga pavarësimi i saj i plotë në kuptim e së drejtës ndërkombëtare si subjekt i saj. Mirëpo,  kot e kanë, sepse as Vuçiqët e as Ramiqët, as Toptanët me “bishtat” e tyre proserbë, kurrë nuk do t’ia arrijnë qëllimit që Kosovën ta kthejnë prapa në “baltën e gjallë” koloniale dhe gjenocidale të Serbis֝ë së Madhe, pavarësisht sesa është dhe, sa do të jetë e fortë dhe jetëgjatë miqësia Vuçiq-Rama.

Sa më sipër,  apelojmë Tiranën dhe Prishtinë zyrtare, që sa më parë të jetë e mundur  të marrin masa ligjore dhe kushtetuese përkatëse  për ZGJIDHJEN  e këtij problemi të paparashikuar mes dy vendeve, si rrjedhim i lidhjes së marrëveshjes së “minishengenit ballkanik”  mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Ndryshe, nëse kjo Marrëveshje Trepalëshe nuk anulohet nga ana Shqipërisë, atëherë kjo, do të gjenerojë kriza dhe konflikte të paparashikuara mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjë që ky është objektivi strategjik dhe taktik i politikës dhe i diplomacisë së “MINISHENGENIT BALLKANIK” të Serbisë, që sa më parë t’i konfrontojë shqiptarët mes veti, duke krijuar  ndonjë incidient dhe konflikt të rëndë në brezin e kufirit  Kosovë-Shqipëri, me qëllim që ta detyrojë OKB-në,  t’i vendosë forcat e saj paqësore, sepse vetëm në këtë formë, Serbia do të mund t’ia arrinte që të “rikthente murin e Berlinit” në kufirin qindravjeçar serbojugosllav mes dy shteteve shqiptare.  –Kjo, do  të ishte humbja më e madhe  për interesin nacional dhe shtetëror gjithëshqiptar, sepse de fakto dhe de jure, do të pezullohej BASHKIMI i Kosovës me Shqipërinë. –Këtë, edhe përmes “Minishengenit” e do Serbia, këto e do Edi Rama, që ta izolojnë Kosovën si në aspektin rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar si shtet të papërfunduar juridikisht sipas së normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, duke e zvarritur me vite e dakada mosnjohjen e Kosovës nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.  Nga një mision i këtillë antikombëtar  shqiptar Vuçiq-Rama, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë me procedurë të shkurtër ligjore dhe kushtetuese,  do të duhej ta revokonin nga  posti i kryeministrit, Edi Ramën, sepse ka shkelur ligjin, Kushtetutën dhe parimet dhe normat e Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke pretenduar që përmes "Minishengenit" serbojugosllav, të ndërhyjë në punë të brendshme të Republikës së Kosovës.

( Departamenti i Politikës dhe i Diplomacisë së ASHASHA-së, Nju-Jork)

Presidenti,

Akademik Prof.Dr. Skënder Kodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat