Violeta Berisha, Anëtare e re e Këshillit Fairview Betohet: Gruaja e 3-të në 123 vjet në këtë qytezë

Amerika

Violeta Berisha, Anëtare e re e Këshillit Fairview Betohet: Gruaja e 3-të në 123 vjet në këtë qytezë

Nga: Beqir Sina - New York Më: 6 janar 2020 Në ora: 12:10
Violeta Berisha

FARVIEW NJ : Të shtunën në Fairview - NJ, u bë përurimi i anëtarëve të rinjë të Këshillit të Bashkisë së këtij qyteti, në të cilin morën pjesë disa personalitete të shquara të këtij shteti, përfshirë edhe guvernatorin e New Jeresit, Phill Murphy .

Ceremonia ishte e organizuar në nivel të lart shtetror me të gjitha atributet e një ceremonie të betimit zyrtar të personaliteteve të zgjedhjura në votimet në SHBA.

Kjo ceremoni e cila zgjati pothuajse dy orë, u mbajt në zyrat e bashkisë ku kryetari i saj - kishte bërë një organizim zyrtar të jashtëzakonëshëm shkruan shtypi lokal.

Violeta Berisha, me këtë detyrë u bë gruaja e tretë në 123 vjet për të mbajtur një vend të Këshillit Fairview Borough, duke u betuar të shtunën më 4 janar 2020, gjatë një ceremonie të përgatitur mjaft mirë dhe tepër dinjitoze, nga kjo bashki.

Violeta Berisha, tani per të dytën her do të shërbejë për një mandat tjetër katër vjeçar, i cili filloi qysh më 1 Janar 2020.

"Mezi pres që të punojmë së bashku me të gjithë ju për të stabilizuar taksat, t'i mbajmë rrugët tona të sigurta dhe të pastra, të punojmë për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të jetës për të gjithë banorët e Fairview", u tha Berisha, të pranishmëve pasi u betua në zyrën « Sallën Borough » nga Pill Murphy, i cili është edhe Guvernatori i Shtetit të New Jerseyt.

"Jam plot shpresë se mund të jem pjesë e rizhvillimit të rrugëve ashtu si vepruam në mandatin e kaluar me rrugën Anderson Avenue, si dhe seksione të tjera të qytetit që kanë qenë në fazat e planifikimit për ca kohë," tha ajo.

Një vend i veçantë në këtë ceremoni, simbas Televizionit Kultura Shqiptare,  iu dha fjalimeve të sapo zgjedhurve në këshillin e bashkisë së qytetit, në marrjen e mandatit të ri, par një afat 4 vjeçar, deri më 2024.

Midis atyre shqiptarve që kan marr detyra të lartz në nivelin lojal dhe që i përkasin komunitetit shqiptar - fitores së 4 Nëntorit 2019, suksesit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në nivelet e përfaqësimit, lokal, ishte dhe përurimi i kësaj shqiptarje, e cila u betua si anëtare e Këshillit të Bashkisë së qytetit  Fairview - NJ, zonjës Violeta Berisha, e zgjedhur par her të dytë në këtë detyrë në këtë qytet, tha TV Albanian Culture, percjell Bota sot.

Violeta Berisha, në zgjedhjet e 4 Nëntorit, 2019, mori 755 votat të mjaftueshme për një mandat të ri, duke u bërë kështu zyrtarisht së bashku me 5 anëtarët e tjerë, anëtare e Bashkisë së qytetit Fairview - NJ, për të dytën herë.

Kësaj radhe betimi i saj u bë përpara guvernatorit të shtetit të New Jersey, Phill Murphy, në praninë e familjes, klerikve, teksa ajo mbante njërën dorë përmbi librin e shejtë - Biblën dhe tjetrën ngritur lart me pëllëmbë nga guvernatori duke lexuar betimin.

Në këtë ceremoni në mesin e pjesëmarrëseve ishin edhe një grup shqiptarësh, anëtar të këtij komuniteti nga New Yorku, dhe New Jersey, përfshirë edhe veprimtarin e njohur të këtij komuniteti, ish gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonleka, dhe shqiptarin që bëri të mundur dhe sponsorizoi vendosjen e shtatores së Nëna Terezes, në në ate që thirret tani Parku “Mother Theresa” në New Jersey, nëntorin e kaluar, Alban Gaba  me gjithë familje.

Gjek Gjonleka, i cili ndoqi nga salla e bashkisë së qytetit Fairview - NJ, ceremonin e betimit, veçoi Violetën Berishën, e cila simbas tij, në këtë ceremoni erdhi me një paraqitje shumë dinjitoze, për të na bërë krenarë për origjinën e saj shqiptare me të cilën ajo u mburr në këtë ceremoni zyrtare.

Ai vuri në dukje se shqiptaro-amerikania me origjinë nga Puka, Violeta Berisha, është e lindur dhe e rritur në Amerik, me prindër shqiptar, por asnjëher nuk tha që nuk është shqiptare.

Ngaqë e njifte mirë këtë familje, Gjonleka, kujtojë se babai i saj ka lindur në Pukë, dhe është arratisur nga Shqipëria, në kohën e sundimit komunist, për arsye që tashmë dihen. 

Ai si pjestar i njërës prej atyre mijra famijeve shqiptare - anti komuniste, të cilat ngase nuk e duronin dotë, dhe, nuk mund të pajtoheshin kurrësesi me regjimin komunist të vendosur në Shqipëri, pas Luftës së Dytë Botërore, u arratisën dhe u vendosën,  këtu në SHBA. 

Familja Berisha, pas arratisjes nga Shqipëria u vendosën në Kosovë, dhe më pas kaluan si emigrant në Belgjik, derisa në 1980, erdhën në SHBA, tha Gjonleka.

Ndërsa, ai foli për familjen e saj, tha më pas se nëna e Violetës, është nga Malësia, fisi Camaj: “ Babai i saj Mili Camaj, ishte një puntor i rregullt, në vendlindje, i cili vidq heret nga një sëmundje e pashërueshme. Ndërsa, ajo vet vazhdoi jetën , duke punuar, edukuar e shkolluar fëmijët e saj, deri sa arritën në suksese. 

“E bija e saj Violeta, e cila zgjidhet për të dytën herë në Këshillin e Bashkisë së qytetit Fairview - NJ, patjetër që është një histori suksesi e gruas shqiptare, në diasporë, por që shumë pak e njohin në komunitetin shqiptar, ngaqë ata janë një familje tepër modeste”, tha Gjonleka.

Ai tha se në këtë ceremoni këshilltarja Violeta Berisha, mbajti një fjalim rasti, që u pëlqye shumë dhe u duartrokit disa herë nga të pranishmit dhe nga vet guvernatori i New Jersey, Pill Murphy, që e ndoqi me vëmendje fjalimin e Violetës.

Gjatë fjalimit të saj Violeta Berisha, tha se ajo shërbeu në këtë bashki për mandatin e kaluar si këshilltare me nder dhe përgjegjësi të lart, duke premtuar se : "Unë vetëm mund të shpresoj të vazhdoj punën e mirë që së bashku me kyetarin kemi bërë përgjatë viteve në Këshillin e Bashkisë së qytetit Fairview - NJ, duke vazhduar me ngritjen e standarteve të jetës së qytetarëve dhe në shërbimin e tyre,si në shëndetësi, arsimim dhe sigurinë e qetësinë në këtë bashki.”

Zonja Berisha, bëhet e ditur se gjatë këtij fjalimi po ashtu falënderoi nënën dhe familjen e saj - veçanërisht fëmijët e saj, për faktin se ishin fëmijë dhe familje të shkëlqyeshëm, që i dhanë aq shumë mbështetje asaj.

Televisioni Albanian Culture - Kultura Shqiptare Tv, e cila ndoqi ceremoninë nga salla e bashkisë së qytetit Fairview - NJ, me drejtorin Adem Belliu, tha se Violeta Berisha, gjatë fjalës së saj në këtë ceremoni përmendi familjen e saj, dhe origjinën shqiptare, si dhe Zërin e Amerikës, seksionin e gjuhës shqipe, pikërisht gazetarin Gjek Gjonleka, të cilin ajo e vlerësoi shumë, mbasi e kishtë dëgjuar me shumë dashamirësi, duke e pasur edhe si një motivim në jetën e saj politike.

“Familja Berisha, është e njohur si një familje anti - komuniste ndër vite në diasporë,”tha Gjonleka, par gazetën tonë, ndërsa po fliste rreth suksesit të kësaj familje, dhe të Violeta Berishës, të cilën ai e quajti një historie suksesi të një shqiptareje në Amerikë »

Ndërkohë, duke protretizuar dhe treguar për formësimin e Violeta Berishës, si një grau me karakter të fort, një shqiptare e mirë, një politikane e suksesshme, ai tha se familja ka qenë baza e saj ku ajo më së mirë me qëndrimin e saj politik, patriotik dhe atdhedashës, e mori nga familja, gjë që e ka përcaktuar kohë më parë edhe Genc Korça, një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar, në kujtimet e tij.

“Genc Korça, e përshkruan jashtëzakonisht mirë, familjen Berisha, nga Puka, ku pas arratisjes së tij - ai tregonte se dekada më parë kishte gjetur një streh, së bashku me babain intelektualin patriot Xhevat Korça. Bëhej fjalë në keto tregime të asaj kohe, simbas Gjonlkekës, pikërisht për kohën kur ata ishin nisur në rrugën për të braktisur Shqipërinë, në vitet e errta të sundimit komunist të Enevr Hoxhës, ku në shtëpinë e kësaj familje, Gjok Berishës, Xhevat Korça, me anëtarët e familjes së tij u strehuan deri sa u arratisën në ish Jugosllavi” tha Gjonleka.

Fairview:

Fairview është një mini-bashki e vendosur në Bergen County, New Jersey, Shtetet e Bashkuara. Ndërsa në Regjistrimin e Shteteve të Bashkuara të vitit 2010, bashkia kishte një popullsi totale prej 13.835, duke reflektuar një rritje prej 580 (+ 4.4%) nga 13,255 të numëruara në Regjistrimin e vitit 2000, e cila nga ana e saj ishte rritur me 2.522 (+ 23.5%) nga 10.733 të numëruara në Regjistrimin e vitit 1990.

Fairview u formua në 19 Dhjetor 1894, nga pjesë e Ridgefield Toënship, bazuar në rezultatet e një referendumi të mbajtur një ditë më parë se të fitonte referendumin. Bashkia u formua gjatë fenomenit "Boroughitis", më pas, duke përshkuar Qarkun Bergen, në të cilin e formuan me 26 bashki në qark në vitin 1894. Bashkia është pëlqyer për pamjen e saj për bregun që e lidhë me luginën e lumit Hackensack. Që nga viti 2019, Kryetari i Komunës së Fairview është Demokrati Vincent A. Bellucci Jr., mandati i të cilit përfundon më 31 Dhjetor 2023.

Anëtarët e Këshillit të Fairview Borough janë Violetta Berisha (D, 2019; të zgjedhura për të shërbyer edhe një mandat të padiskutueshëm, janë, Stephen Burke (D, 2020), Jhon Gomez (D, 2021), Albert Lukin (D, 2020), Russell Martin (D , 2019) dhe Stephen J. Russo (D, 2021).

Në maj të vitit 2017, Këshilli i Borough-it zgjodhi per herë të parë një shqiptare Violetta Berishën për të mbushur vendin e lënë në Dhjetor 2019 që u bë boshllëk pas dorëheqjes së John Rossi. Berisha shërben mbi një bazë të përkohshme deri në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit 2017, kur ajo u zgjodh për të shërbyer pjesën e mbetur të mandatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat