Anëtari i këshillit të Bashkisë së qytetit New York, nisi ngritjen e fondeve të fushatës për “Gjonaj 2021"

Amerika

Anëtari i këshillit të Bashkisë së qytetit New York, nisi ngritjen e fondeve të fushatës për “Gjonaj 2021"

Nga: Beqir SINA – New York Më: 8 janar 2020 Në ora: 23:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

BRONX NY: Anëtari i Këshillit të Bashkisë Qytetit New York, Mark Gjonaj – e nisi vitin e ri, me një fushatë për ngritjen e fondeve në komunitetin shqiptar të Bronxit, zonën elektorale që ai përfaqëso, raporton televizioni Albanian Culture Tv në New York.

Të martën(7 Janar 2020) në lokalin “Tesoro D’Italia Restaurant” në rrugën Marble Avenue – Pleasantville, pronë e një shqiptari, nga Trieshi – Malësia, Pjetër Lucaj, u mbajt dhe kjo fushtatë për ngritjen e fondeve, ku mori pjesë edhe kanndidati për kongresist i New Yorkut, David Carlucci, senator i shtetit, dhe nje grup veprimtarësh të komunitetit, përfshirë Fondacionin “Malësia” në New York, biznesmen dhe activist të komunitetit.

Mikëpritës, i këtij tubimi ishte biznesmeni Pjetër Lucaj, i cili hapi mbrëmjen e fushatës Gjonaj, në lokalin e tij, duke i uruar mirëseardhjen këshilltarit Gjonaj, dhe faleminderojë atë për gjithçka ka bërë ai për komunitetin shqiptar gjatë këtyre viteve të fundit.

Gjek Gjonleka - Ish gazetari Zërit të Amerikës, si bashkëvendas i Lucajt – foli në emër të mikëpritësit të këtij tubimi, duke përshëndetur në emër të pronarit të lokalit dhe familjes Lucaj - Mark Gjonaj dhe pjesëmarrësit.

Ai mbasi e vlërësojë vëllezërit Lucaj, si dy të rinjë me mjaft prespektivë për të ardhmen, të dalluar për kontributete e tyre në komunitet, tha se : “Familja Lucaj, është e njëra nga familjet më të njohura të Trieshit, e dalluar kjo për çështjen kombëtare, shoqërore. Ngaqë, edhe gjyshi i tyre atë ditë që është përuruar Busti i "Gjergjë Kastriotit – Skënderbeut" në Triesh, është nderuar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me urdhërin “Kalorsi i Skëndërbeut”.

Gjonleka, duke folur për Mark Gjonaj, tha se ai është politikani më i suksesshëm shqiptar, në diasporë që e meritonë çfardo mbështetje të komunitetit shqiptar në Amerikë - duke e quajtur atë “Ylli i poliitikës Shqiptare në Amerikë", tha ai.

“Është, kënaqësi që janë mbledhur shqiptarët për Mark Gjonaj. Ngase, sot për sot nëse ka shqiptar që e meriton shprehjen Ylli i politikës, ai është Mark Gjonaj. Të them të drejtën kam qenë gjithmonë active në komunitet dhe jamë munduar me aq sa kam pasur edhe mundësi. Por, tash kur e shohë Markun si vepron dhe punonë për komunitetin dhe çështjen kombëtare, sa përpjekje bën ai, sinqerisht që më duket vetja si me qenë nxënësi i Mark Gjonaj”.

Gjonleka, tha se e sheh suksesin e Mark Gjonaj - si një shkaurje aq larg sa është një mrekulli simbas tij: “ Një djalë shqiptar i lindur në Amerikë, të jetë aq shqiptar e i vendosur,pa dallim, krahine, feje apo bindje politike, vetëm për bashkimin e shqiptarëve, për ndihmën që mund ti japi shqiptarëve kudo, nuk do ta shifnit”

Atë ditë që ndodhi termeti e pyeta apo shkojmë në Detroit, për një fushat, për të, ai mu përgjigjë Jo!

Sespe, Marku, menjëherë u gjend pranë familjeve të viktimave në Durrës, e Thumanë, për t’ju dhënë atyre përkrahje dhe mbeshtje morale nga afer në ato momente të vështira.

“Ne kemi nevojë për Markun, shumë më shumë se ka ai për ne. Dhe, ne jemi per mendimin tim të vetmit që mundemi me e ndihmuar Markun. Ne shqiptarët e Amerikës nëpërmjet fushatave. Siç dihet ketu në Amerikë, funksionon politika nëpërmjet ngritjes së fushatave finanaciare – found rising . Kudo ku ka shqiptar, Detroit, Çikago, Filadelfia, Boston, New York, New Jersey, Konektiket, Washington, Florida dhe Teksas, duhet të organizohen fushata këtë vit për “Gjonaj 2021”.

Më në fund Gjonlekaj, theksojë se Marku, ka nevojë edhe për një përkrahje të madhe edhe morale, si edhe elektorale në zonën ku kandidonë përsëri, që të marrë votën e shqiptarëve. Pra ne le të jemi gati me ato mundësit tona që ta ndihmojmë Mark Gjonajn, u shpreh Gjonlekaj, edhe me votën tonë në këto zgjedhje.

Në këtë tubim për ngritjen e fondeve foli dhe senatori i shtetit David Carlucci, dhe Këshilltari Mark Gjonaj.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat