Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, vizitë në Iowa

Amerika

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, vizitë në Iowa

Më: 14 janar 2020 Në ora: 16:01
Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, vizitë në Iowa

Takime me zv.Guvernatorin, Sekretarin e Shtetit dhe vizitë Gardës Kombëtare të Iowa-s me ç'rast janë pritur nga Komandanti i Pergjithshëm, Gjenerali Ben Correl, si dhe autoritetet e larta drejtuese të Gardës Kombëtare

Des Moines (Iowa), 13 janar 2020 – Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, i përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, z.Astrit Zemaj dhe Zyrtari për Politika të Sigurisë, z.Bujar Maxhuni, si dhe z.Artan Duraku, KP në Iowa, u priten të hënën në një takim nga autoritetet më të larta të këtij shteti, Zëvendës Guvernator i Iowa-s, z.Adam Gregg, dhe Sekretari i Shtetit të Iowa-s, z.Paul D. Pate, shkruajnë në rrjetin social Facebook, anëtar të këtij delegacioni trasmeton Bota sot.

Në këto takime, të organizuar me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Iowa-s, ata thonë se u diskutuan tema të shumta me interes të ndërsjellë bilateral në ekonomi, arsim, kulturë, shkencë dhe teknologji.

“Gjatë bisedës për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Iowa-s, i themeluar më 2011, dhe tashmë i konsoliduar në sfera të shumta, zv.Guvernatori Gregg premtoi angazhime shtesë për jetësimin e projekteve të ndryshme, të iniciuara nga procesi i partneritetit të përbashkët midis dy shteteve simotra.”

Në këto takime po ashtu është biseduar edhe për proceset e binjakëzimit të institucioneve dhe komunave të Kosovës, si dhe për detajet e përgatitjes së vizitës së Guvernatores së Iowa-s, znj. Kim Reynolds në Kosovë, e cila planifikohet të realizohet në muajin qershor.

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, gjatë kësaj vizite në Des Moines, pati edhe takime të tjera me drejtues të institucioneve të ndryshme të Iowa-s, me synim të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe me interes për qytetarët e të dyja vendeve.

Në kuadër të vizitës në Iowa, dje ky delegacion shkruan në statusin e tij në Facebook, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, z.Astrit Zemaj “ kishim një takim pune në selinë e Gardës Kombëtare të Iowa-s me ç'rast jemi pritur nga Komandanti i Pergjithshëm, Gjenerali Ben Correl, si dhe autoritetet e larta drejtuese të Gardës Kombëtare”.

Ai thotë se në takim u bisedua për të arriturat e deritashme që nga themelimi i partneritetit mes shteteve dhe institucioneve tona, si dhe rreth avancimit të bashkëpunimint në fushat e sigurisë veçanërisht mes FA të Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat