“Delegacioni” i Alimanit, mbërriti në Nju-Jork, pritet jashtëzakonisht mirë!

Amerika

“Delegacioni” i Alimanit, mbërriti në Nju-Jork, pritet jashtëzakonisht mirë!

Nga: Beqir SINA -Chelsea New York City Më: 16 janar 2020 Në ora: 00:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

CHELSEA – MANHATTAN NY: Më 14 Janar në kinemanë e njohur në New York, SVA u shfaq premiera e filmit Delegacioni – një film shqiptar ky i nominuar vitin e kaluar zyrtarisht nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë, për çmimin Oscar 2020 për filmat jo-anglisht folës.

Shfaqja e “Delegacionit” të Bujar Alimanti, në New York, iu dha një interesim I madh për publikun, dhe është pritur jashtëzakonisht mirë – Më shumë se 300 spektatorë ndoqën shfaqjen – çka ka befasuar edhe administratorët e kinëmasë SVA të cilët thanë se një publik të till kishte kohë që kjo kinema nuk e kishte parë.

Premiera e filmit “The Delegation” në New York – të Shteteve të Bashkuara, u tha se është bërë e mundur me mbështetjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, personalisht Konsulles së Përgjithëshme – Ambasadores Teuta Sahatqija, stafit të saj simpatik, dhe disa kompanive sponsorizuese si : The HeadHunter Group, Newport Car Service, Stefan Gjoni, Stone Castle Vineyards & Winery, FolDrejt.com, DuaKafe & Home ExchangePA - Shërbime dore në Filadelfia” e tjer.

Stone Castle Vineyards & Winery, me pronarin Rrustem Gecaj, e cila ka qenë dy dekadat e fundit një mik i komunitetit shqiptar, nuk “kishte” si të mungonte edhe këtë here : “Si vresht dhe verë në pronësi familjare me qendër në Kosovë, Stone Castle ka qenë një mbështetës aktiv I pothuajse cdo veprimtarie kombëtare, artistike, kulturore shqiptare në të gjithë New York City, në ngjarje të vecanta.

Për të parë premierën e filmit të nominuar për Oskar, filmin shqiptar “Delegacioni” të Martën, më 14 Janar 2020, në Teatrin historik SVA me qendër në zemër të lagjes së komunitetit të artistëve amerikanë Chelsea në Rrugën 23-të West, në Manhattan NYC, erdhën artistët shqiptar dhe amerikan, biznesmen, showman, student dhe veprimtar të komunitetit, lider dhe personalitet të fushave të ndryshme, dashamirë te artit dhe kulturës.

Tematika e filmit, duket se ka qenë ajo që ka ngjallur një intëresim kaq të madh për të parë në New York, filimin “Delagacioni” të Bujar Alimanit:

“Ngjarjet në filmin “Delegacioni” zhvillohen në tetor të vitit 1990. Nderkohe, që regjimi komunist kërkonte të mbajë pushtetin, ndërsa, në Tiranë shkonte një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht ky, që Shqipëria të pranohej në OSBE. Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bind delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.” tregon ky film i realizuar nga Bujar Alimani.

Regjizori i kësaj shfaqje të pa parë në New York, vjen për të tretën here në New York, pas dy filmave të tij Amnistia dhe Kromi, dhe shprehet mjaft i kënaqur, me një pjesëmarrje kaq të madhe, derisa faleminderonë edhe protagonistët e organizmit të kësaj mbrëmje magjike, mikun e palodhur Damo Damian Ambasadoren e Kosoves Znj Teuta Sahatqia si dhe organizatoren e Premieres “The Delagation” Frida Bedaj ideatore, kordinatore sponsoresh dhe public relationship .

Në hapje të kësaj premiere, Bedaj - tha se ky film është edhe një “fotografi” gri, nga e kaluara e jonë gjatë rregjimit komunist, që kurrë nuk duhet harruara .

“Kemi ardhur në një kohë kur gjërat mund të harrohen lëhtë”, tha ajo duke shtuar se “Sot, me një apo mënyrë tjetër, ata që i bënë gjithë ato krime, ose hiqen sikur nuk kan bërë asgjë, ose i mbulojnë krimet e tyre, madje edhe duke ringjallur me propogandën e tyre dhe nostaligjin diktaturën.”

Bedaj tha se :“Andaj ky film është si një “pijatë” përpara nesh që tregon gjithçka, se sa borxhli është shoqëria ndaj kësaj shtrese, e cila jo vetëm duhet të reflektojë por edhe t’ju kërkojë falje të madhe këtyre njerëzve. Bujar Alimani, është për t’u përgëzuar për mesazhin që përcjell me filmin e tij”.

Ambasadoria Teuta Sahatqija – Konsulle e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës në New York, në fjalën e saj u shpreh e lumtur dhe shumë krenare që Misioni i Kosovës në New York, në kuadër të përkrahjes së artistëve shqiptarë, ka mbështetë vazhdimisht artin dhe kulturën shqiptare, edhe me këtë rast filimin “Delegacioni” të regjisorit Bujar Alimani.

Ajo një faleminderim të veçantë gjithashtu i’ja drejtojë me këtë rast të gjithë sponsorëve e përkrahësit që e bënë të mundur shfaqjen e premieres së filmit në New York, Frida Bedajt, e cila tha Sahatqija, ishte ajo që na e prazantoi këtë film në Konsullatë.

Duke folur për filmin e Alimanit, Ambasadorja Sahatqija theksojë se filmi “Delegacioni”, flet për Shqipërinë e vitit 1990, e cila bën tentimet për çkapjen nga grushti i fortë i komunizmit, i cili është i mishëruar fuqishëm, brenda mentalitetit dhe ekzistimit të shumë individëve, edhe sot mbasi komunizmi u rrëzua.

“Ne, Shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi ballafaqoheshim me rrezikun e ekzistencës kombëtarë nga Jugosllavia e Serbia, e madhëronim Shqipërinë në ëndrrat e tyre në shumë mënyra, bile edhe duke ngjitur emrat fëmijëve sipas toponimeve shqiptare apo të rilindasve, dhe ndonje rast edhe të ish udhëheqësit shqiptar të asaj kohë. Ne nuk e dinim cka në të vërtetë ndodhte brenda Shqipërsië së mbyllur hermetikisht.Në të njejtën kohë, që Shqiptarët në Shqipëri, vuanin nga shqiptarët për ekzistencën fizike individuale ku regjimi shkatërronte mendjen, familjen, vlerat e jetës.”

Këtu në New York e SHBA, vijojë Ambasadorja, kam takuar njerëz nga Shqipëria, që kanë arritur të arratisen nga ai burg kolektiv duke lënë pas familjet e zemrat e tyre. Kam dëgjuar storje horori, kam takuar shqiptarë që kanë lindur në kampe interrnimi dhe kanë jetuar atje deri në shkatërrim të komunizmit: “Ata ishin të të dënuar të interrnuar apo të burgosur qysh në barkun e nënës, deri 30 a më shumë vite jete”, tha ajo.

Por, Sahatqija, tha se sot ne duhet të tregojmë këto storje të kohës monstruoze dhe ti përsërisim ato duke i treguar pandërprerë, mbasi :

“Këto storje duhet të dëgjohen nga njerëz që kanë vuajtur që ti japim satisfakcionin që storja e tyre po dëgjohet, që ata janë të mbijetuar dhe fitues mbi atë regjim.Këto storje duhet të dëgjohen nga njerëz që nuk kanë qenë në Shqipëri atë kohë, që të parandalojnë përsëritjen në vendin e tyre.Këto stroje e filma duhet ti dëgjojnë të rinjtë e lindur në demokraci duke i përkujtuar se nëse nuk e mbrojnë lirinë e fjalës dhe dempkracinë, historia mund të përsëritet.”

Edhe për këtë nuk më mbetet gjë tjetë vecse të them : “Bujar, ju lumtë! Ju falemnderit që jeni zëri i shqiptarëve në kohët e dhimbshme,” tha Ambasadoria Teuta Sahatqija – Konsulle e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës në New York, në fjalën e saj në shfaqjen e filimit “Delegacioni” të regjisorit Bujar Alimani.

Lekë Mirakaj, i cili përjetojë 45 vjet persekutim në atë që : Të jetosh si armik që 2 vjeç, jo pa qëllim u ftua në panel nga regjizori Alimani, së bashku me ish të burgosurin politik Hasan Bajo, për të rrëfyer para një audience kaq të madhe një pjezë jete nga e kaluar e tyre në burgje e kampet e interrnimit.

Lekë Mirakaj rrëfeu vitet e fëmijërisë dhe rinisë në internim që 2 vjeç, arresitmin dhe burgun në Spaç e Qafë Bari, fundin e regjimit komunist. Ndërkohë, që edhe Bajo, rrefeu jetën e tij në burgun politik të Spacit.

"Pata kënaqësinë të asistoj në shfaqjen e premieres së filmit Delegacjoni me regji të z.Bujar Alimanit.Duke lënë në një anë nivelin artistik të arritur në mënyrë të shkëlqyer, dhe aktrimin e mjeshtrave të skenës si Zhusti ,Xhepa e të tjerë, duhet të theksoj ,pasqyrimin me vertëtësi të habiteshme të një realiteti që nuk na bënë shumë krenar ne shqiptarve.

Megjithse, sekuencat filmike te anbjenteve të burgut zënë një hapsirë të kufizuar në tërësinë e aksjonit,janë aqë të vërteta sa të rrënqethin me vërtetësinë e tyre.Në tërsinë e filmit pasqyrohet një e vërtetë e dhimbeshme e ngjarjeve të asaj periudhe me pasoja që edhe sot shoqërija shqiptare nuk I ka kapërcyer,.

Hipokrizija dhe mashtrimi si mjete për të ruajtur pushtetin janë pasqyruar aqë vërtetësishtë sa të detyrojnë të reflektosh dhe të pyesish vetvehten,kjo gjendje ku është sot shoqërija jonë ,nuk është gjë tjetër veçse pasojë e atij mentaliteti që filmi në mënyrë artistike e demaskon.

Filmi qe pasi shkruhet fjala END,të fut në mendime dhe shtron shumë pikëpyetje...", shkruajti në një mesazh përcjellur në rrjetin social Facebook, Lek Mirakaj pas shfaqjesë së filmit “Delegacioni “ në New York.

“Delegacioni” i Alimanit, në Nju-Jork

Filmi shqiptar “Delegacioni” erdhi mbrëmjen e datës 14 janar 2020 të shfaq premierë në Nju-Jork, mbasi vitin e kalur njohu suksesin më të madh të tij duke fituar 12 çmime .

Ky film me regji nga Bujar Alimani, është duke vazhduar prezantimet e tij në shtete e në qytete të ndryshme të botës.

Filmi është me skenar nga i ndjeri Artan Minarolli dhe me regji nga Bujar Alimani.

Regjisori i njohur Bujar Alimani, një ditë përpara shfaqjes në New York, i tha nga “Times Square” gazetës sonë, se premiera e këtij filmit shqiptar erdhi në SHBA nga kërkesat e shumta të komunitetit shqiptar për ta parë “Delegacionin”, ku edhe gjeti një mbështje të madhe edhe te Konsullta e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, dhe një numëri të mire të sponsorizuesve.

“Kërkesa e komunitetit shqiptar në Nju-Jork, ka qenë tepër e madhe, pasi “Delegacioni” jo vetëm me sukseset në Evropë e më gjerë, por tashmë ka nisur një rrugë në festivalet amerikane, siç është ai i këtyre ditëve ‘Palm Springs’, njëra nga festivalet më të rëndësishme në botë e pa dyshim më i madhi në SHBA”, u shpreh mes të tjerave regjisori Bujar Alimani, në intervistën me televizionin ALBTVUSA, i cili me këtë projekt kinematografik po vazhdon të marrë vlerësime edhe me mikpritjen e publikut e të kritikës, në metropolin botëror qytetin e New Yorkut.

Regjisori Alimani në këtë prezantim të filmit shqiptar në Nju-Jork, mori vëmendjen edhe të shqiptarëve nga shtete të tjera, shqiptar që kishin udhëtuar nga larg për ta parë shfaqjen e këtij filmi duke ardhë nga Bostoni, Filadelfia, Nju-Xhersi, Ohio, Uashingtoni e deri nga Kanadaja.

Alimani e konceptoi këtë shfaqje, në New York, mbrëmë : “Njësojë, sikur kjo të ishte me të vërtet një festë shumë e madhe e artit kiniematografik në zemër të botës për kinematografinë shqiptare”, duke shtuar se “Shqiptarët, kan histori dhe kan vlera, tema dhe tematika, që duhen promovuar nga regjizorët dhe krijuesit, të cilët janë edhe ambasadorët e artit e kulturës shqiptare, nëpër botë”.

Ndërkaq, duhet cekur se vitin e kaluar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë u bë me dije se filmi “Delegacioni”, pas marrjes se çmimit të madh “Grand Prix” në Varshavë dhe vlerësimit si “Filmi më i Mirë i Gjatë” në Festivalin e Triestes, u përzgjodh nga Komisioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Oscar”, në kategorinë për “Filmin Artistik Ndërkombëtar më të Mirë” në AMPAS.

“The Delegation”

Në role të filmit “Delegacioni” -“The Delegation” janë aktorët si: Viktor Zhusti, Xhevdet Feri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët: Bislim Muçaj, Selaman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Smajli, Gani Morina, Arta Selimi, Imer Loshi. Në role janë dhe Rovena Lule, Bislim Muçaj, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Jorgaq Tushe, Todi Llupi, Lulzim Zeqja, Mirela Naska etj.

Ngjarjet në film nisin në tetor 1990.

Regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet ta mbajë pushtetin. Për regjisorin Alimani filmi “Delegacioni” përcjell mesazhe të forta. Në reagimin e tij më herët regjisori ka treguar se edhe sot shoqëria vuan pasojat e atij sistemi që lamë pas, por këtë herë me një formë të re.

Ky film është bashkëprodhim në mes të Shqipërisë (“Art Film” SHPK), Kosovës (“Bleri Production”), Francës (“Zorba production”) dhe Greqisë (“Graal Films”).

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat