Nju Jorku: Elmi Berisha zgjidhet kryetar i Vatrës - Bota Sot
Nju Jorku: Elmi Berisha zgjidhet kryetar i Vatrës

Amerika

Nju Jorku: Elmi Berisha zgjidhet kryetar i Vatrës

Më: 20 janar 2020 Në ora: 06:22
Elmi Berisha

I pari shqiptar nga Kosova në historinë 108 vjeçare të Vatrës që bëhet kryetar i Vatrës

Detroit MI : Federata Panshqiptare Vatra, një nga organizatat më të  vjetra e më të njohura në ShBA sot në Detroit - Michigan ka mbajtur Kuvendin e rregullt zgjedhor në të cilin është zgjedhur Kryesia dhe drejtuesit e rinjë të kësaj organizate shqiptare me seli në Nju Jork.

Në këtë Kuvend u ndanë mirënjohje aktivistëve dhe anëtarëve të devotshëm të Vatrës dhe u zgjodh Kryetari i i ri saj. Ai ështeë Elmi Berisha një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar në Amerikë i cili tash e sa vjet jeton e vepron në Nju Jork. Dhe i pari shqiptar nga Kosova, që bëhet kryetar i Vatrës në 108 vjet të saj.

Berisha u zgjodh me vota unanime nga anëtarë te Kryesisë ndërkaq për kryetar nderi i zgjodh Agim Rexhaj, nënkryetar i kahershëm i Vatrës dhe aktivist i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, i cili u   « tërhoq » nga kandidimi për kryetar gjatë Kuvendit .

Vatra është themeluar nga Fan Noli e Faik Konica më vitin 1912. Prej atëherë kjo organizatë ka luajtur një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e cështjes shqiptare në Kongresin dhe diplomacinë amerikane dhe ka ruajtur traditën dhe historinë e shqiptarëve në mërgim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat