Marko Kepi, sfidantë i suksesshëm republikanë, zyrtarisht më shumë se 125,000 dollarë në dhurime - Bota Sot
Marko Kepi, sfidantë i suksesshëm republikanë, zyrtarisht më shumë se 125,000 dollarë në dhurime

Amerika

Marko Kepi, sfidantë i suksesshëm republikanë, zyrtarisht më shumë se 125,000 dollarë në dhurime

Nga: Beqir SINA - New York Më: 21 janar 2020 Në ora: 06:03
Marko Kepi

BROOKLYN – STATEN ISLAND NY : Marko Kepi, i cili është njëhereshit dhe një nga veprimtarët më të njohur të rinj +30, në komunitetin shqiptaro-amerikan do të kandidojë për Asamblenë e Shtetit në New York, dhomën e ulët të pushtetit legjislativ, edhe si një ndër kandidatët më të rinjë të Asamblesë së shtetit të New Yorkut.

Shpallja zyrtare e kandidimit dhe nisja e fushatës është bërë në 29 shtator 2019, në qendër të zones elektorale të Distriktit 64të, ku ai po kandidon në Staten Island NY.

Kepi tashmë i ka shpallur planet e tij për të kërkuar kandidimin në emër të Partisë Republikane, dhe ka marrë një mbështetje të fuqishme deri tani nga grupi i të rinjëve republican në këtë parti për shtetin e New Yorkut .

Nëse fiton në garën brenda partisë, në 22 Qershor 2020, Kepi, dotë mund të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020, që është veç të tjerash edhe viti i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, këtë 6 nëntor.

Në njoftimin për shtyp, “Marko Kepi for NYS Assembly”, thuhet se kandidati Marko Kepi, kryeson garën në partinë Republikane për Asamblenë e Shtetit të New Yorkut, me fondet financiare me mbi 125 mijë dollar të deklaruara zyrtarisht në këtë fushat.

Siç dihet në këto zgjedhje U.S. Marine Marko Kepi, është një republikan që kandidon për Asamblenë e Shtetit të New York , në zonën elektorale Rrethi 64të, i Nju Jorkut, i cili përfshin qytetin Staten Island dhe një pjesën veriore të Brooklynit.

Ai gjatë fushatës së tij për ngritjen e fondeve financiare jo vetëm ka kaluar sfidantët e tij republikanë duke deklaruar më shumë se 125,000 dollarë në dhurime, por edhe ata nga partia demokrate.

Simbas shtypi local thuhet se kjo është një fushat e jashtëzakonshme e mbështetjes së Marko Kepit, që del shumë përpara kundërshtarëve të tij demokratë dhe republikanë, dhe e vendos atë si kandidati më i qartë dhe më i mbështetur deri tani prej votuesve, thonë njohës së këtyre zgjedhjeve në New York, për shtypin lokal.

"Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për bujarinë dhe ndihmën, dhe, për mbështetjen e miqve e bashkombasve të mi, që më kanë besuar. Unë premtojë se nuk do t'i zhgënjejë edhe si deputet i Kuvendit të tyre, Asamblesë së NYS ", citohet të ketë thënë Kepi.

I cili, ka shtuar se : "Kam mësuar në shërbimin tim me Trupat Detare – U.S.Marine, që të jap gjithmonë 110% dhe mbetem i përqendruar, kështu që edhe pse jam shumë krenar për tërë ekipin tim të fushatës, mbështetjen financiare që kemi arritur në paraqitjen tonë të parë, tani do të punojmë edhe më shumë për të vazhduar duke tejkaluar pritjet, për të siguruar që unë të jem përfaqësuesi i tyre në Kuvend, zëri dhe avokati i tyre, që do të përfaqësoj familjet punëtore, dhe emigrantët në Staten Island dhe Brooklyn. "

Ish-Kongresisti i GOP Michael Grimm dhe Senatori i Shtetit Marty Golden, mendohet se kanë qenë çelësi i Kepit në këtë fushatë, si përkrahës dhe këshilltarë, të cilët gjithashtu i kanë ofruar ekesperiencën e tyre, mbi suksesin e Kepit.

"Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua kur dikush del e garonë nga zyra ime, " thotë ish-senatorii NYS, Marty Golden, : " Unë mund t'ju them se çfarë pune e vështirë është të mbledhësh para nëse nuk keni mbështetjen e njerëzve, gjë që e bën qartë se Marko Kepi- ashtu thjesht mblodhi një shumë të madhe, duke e nisur këtë garë si një kandidatë i suksesshëm – sfidantë i fuqishëm. ”

Kurse, Ish Kongresmeni Miachel Grimm, shtonë,: “ Unë nuk jam i befasuar aspak kur shoh Marko Kepin të ngrihet në majë kaq shpejt- Ai është një ushtarak i Foracave Detare i SHBA – U.S. Marine-së, dhe përmes kësaj, Kepi ka një etikë pune shumë të admirueshme dhe të vërtetë pasioni, për t'i shërbyer komunitetit dhe vendit të tij. Ky është vetëm fillimi i Markos, që i tejkalon të gjitha pritjeve tona. "

Në këtë garë, Marko Kepi sjell me vete historinë klasike amerikane të djalit emigrant, në kët rast nga një familjeje të presekutuar nga Shqipëria ish komuniste, që e fillon jetën nga asgjëja dhe ngjit shkallët e suksesit në sajë të lirisë dhe demokracinë amerikane.

Qysh në moshë të re, ai ka dëshmuar një interes dhe pasion të madh për politikën amerikane.

Ai me shokët e tij të organizatës “Rrënjët Shqiptare” ndoqën traditën e komunitetit shqiptar, duke u vendosur në krye të “Paradës Shqiptare”

I cili së bashku me komunitetin, këto vitet e fundit ka qenë edhe suksesi i madh i komunitetit shqiptar , me organizimin e komunitetit për të çuar përpara kauza shqiptare të lëna mënjanë, si ajo e Çamërisë, në dy parade dhe dy protesta.

Shqiptaro-amerikanët janë një komunitet me prani të madhe në Staten Island, si dhe kanë një traditë që mbështesin kandidatët me origjinë shqiptare në politikë.

Kepi ka arsye të besojë , sidomos mbas këtij suksesi të jashtëzakonshëm – kur për dy muaj fushat për ngritjen e fondeve financiare “Marko Kepi for NYS Assembly”, kryeson garën në partinë Republikane për Asamblenë e Shtetit të New Yorkut, me fondet financiare me mbi 125 mijë dollar të deklaruara zyrtarisht në këtë fushat.

Suksese kandidatit më të ri shqiptar në Amerikë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat