Televisioni Shqiptarve të Amerikës: Përshëndetje në Kuvendin Federatës PanShqiptare VATRA

Amerika

Televisioni Shqiptarve të Amerikës: Përshëndetje në Kuvendin Federatës PanShqiptare VATRA

Nga: Nga Gani Vila* Më: 23 janar 2020 Në ora: 06:19
*Drejtor i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës

I nderuar Kryetar i Kuvendit,të nderuar klerik,të nderuar zonja dhe zotërinj të pranishëm në Kuvend.

Kam nderin,priviligjin dhe kënaqësinë që në emër të Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës,të përshëndes Kuvendin e radhës të Federatës Pan Shqiptare Vatra.
Ju pëshëndes ju të nderuar delegat që jeni prezent në këtë kuvend,ish kryetarin zotin Mishto,nënkryetarët,
kryesinë,të gjithë kryetarët e degëve dhe nëpërmjet jush gjithë antarët e thjeshtë të Vatrës,për kontributin e shumë anshëm që keni dhën dhe punën e mirë që keni bërë në vite dhe gjatë mandatit tuaj.
Në këtë kuadër në mënyrë të veçant unë do të përshëndes Zotin Dalip Dreca Editorin e Gazetës Dielli për pasqyrimin me profesionalizëm dhe përgjegjesi të aktiviteteve të Federatës Panë Shqiptare Vatra në Qëndër dhe të Degëve si dhe mbarë aktivitetet e komunitetit Shqiptaro-Amerikanë në Amerikë.

Televizioni i Shqiptarëve të Amerikës që kur është hapur Federatën Pan Shqiptare Vatra e ka parë dhe e ka trajtuar në emisionet e tij si një vlerë të rëndësishme kombëtare në shërbim të Kombit Shqiptar.
Angazhimi juaj të nderuar të pranishëm në aktivitetet e Degëve të Vatrës,apo në rastet kur aktivitetet i ka organizuar Qëndra,ne si Televizion i vlerësojmë shumë jo vetëm nga cilësia,serioziteti dhe produkti që ato aktivitete kanë sjell për Vatranët dhe diasporën shqiptare,por në radhë të parë,ne vlerësojmë shumë kontributin e çdo Vatrani që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni për çështjen kombëtare shqiptare.

Të gjithë ju që jeni këtu keni shpenzuar dollarë nga xhepi juaj,keni shpenzuar shumë kohë,keni lënë punët tuaja,keni lënë bizneset,keni lënë familjet tuaja,keni lënë hallet dhe preferencat tuaja dhe keni ardhur të kontriboni në kuvëndin e Vatrës. 
Këto sakrifica e kontribute që ju keni bërë Televizioni i shqiptarëve të Amerikës i vlerëson shumë pasi të bashkëpunosh në emigracion vullnetarisht dhe me shpenzimet e tua si antar i Federatës Pan Shqiptare Vatra ky fakt,ju bën juve të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë shqiptarët në emigracion dhe në vendlindje.

Televizioni i Shqiptareve të Amerikës për 20 vjet me inisiativën dhe buxhetin e tij ka trasmetuar dhe po trasmetojmë vazhdimisht në kohën e duhur emisione profesionale në programet tona për Federatën Pan Shqiptare Vatra.

Vetëm me rastin e 100 vjetorit të Federatës Pan Shqiptare Vatra ne kemi pregatitur dhe trasmetuar 37 emisione kushtuar vlerave dhe kontributit kombëtar që ka dhënë Vatra nga krijimi i saj deri në ditët tona.
Ne Vlerësojmë të gjitha organizimet shoqerore,kulturore politike e sporive që veprojnë në komunitet,pasi ato kanë dhënë kontribute të çuara për diasporën dhe për vëndlindjen, por Federata Pan Shqiptare Vatra është e veçant,Ajo do të jet në jet të jetëve “PERANDORIA E SHQIPTARËVE NË MËRGIM “,ndaj drejtuesve të rinjë të Federatës Pan Shqiptare Vatra që do të zgjidhen nga ky kuvënd ju sygjerojmë të bashkëpunojnë me të gjitha organizimet që ka aktualisht komuniteti shqiptar në Amerikë dhe Federat Pan Shqiptare Vatra të marë rolin e liderit e të përfaqësojë si dikur me dinjitet LOBIN SHQIPTAR TË AMERIKËS.

Televizioni i Shqiptarëve të Amerikës jo vetëm që e sjell këtë ide në këtë Kuvënd të nderuar,por unë si pronar dhe si drejtues i këtij televizioni që është i pa varur politikisht dhe ekonomikisht,nëse ky projekt propozim do të meret në konsiderat ju premtoj se Televizionin e Shqiptarëve të Amerikës do ta vëm në shërbim dhe në dispozicion të plot të Federatës Pan Shqiptare Vatra.

I uroj punime të mbara Kuvendit!

JU FALEMINDERIT!

*Drejtor i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës

Michigan 19 Janar 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat