Kjo e Kuvendit në Michigan, nuk ishte Vatra e Konicës, Nolit dhe Kirkës - Bota Sot
Kjo e Kuvendit në Michigan, nuk ishte Vatra e Konicës, Nolit dhe Kirkës

Amerika

Kjo e Kuvendit në Michigan, nuk ishte Vatra e Konicës, Nolit dhe Kirkës

Nga: B.S Më: 27 janar 2020 Në ora: 00:10
Foto

Komedia e Kuvëndit të ashtu-quajtur Kuvendi i VATRËS në Michigan më 19 Janar 2020 tregoi hapur në mënyrë të qartë se sa larg ka arritur militantizmi, hipokrizia, kërcënimet dhe frika për të menduar ndryshe në VATËR në këto dy vjet e gjysëm të fundit.

Ky Kuvend i Turpit në Michigan tregoi se Dega e VATRËS Washington DC kishte të drejtë ne dënimet e saj ndaj shkeljeve të Kanunores dhe se krijimi i Komisionit VATRA 5 Tetor 2019 ishte i nevojshëm për ta kthyer VATREN në rrugën e vërtetë të institutit ku Kanunorja respektohet dhe jo “udhëheqesi i lavdishëm”, ku e vërteta pranohet dhe jo hipokrizia, ku liria e mendimit ndryshe ështe themeli i kësaj organizate dhe jo unitetit nën frymën e kërcënimit dhe shpifjeve.

Duke pasur parasysh se Dega e VATRËS në Washington DC nuk njeh asnjë nga vendimet e Kuvendit të Turpit po ju paraqesimi një nga vendimet e këtij kuvendi ku shihet qartë fytyra e vertetë e hipokrizisë dhe arrogancës në këtë Kuvend. Sipas deklaratës në faqen e Facebook Dielli VATRA të datës 21 Janar nga Rafaela Prifit në gjuhën anglisht me titull NjË ERË E RE NË VATËR theksohet si më poshtë:

“Kuvendi i 2020 me një vote nga delagatët përjashtoi nga VATRA në bazë të neneve të Kanunores (nuk thuhet se kujt neneve të Kanunores dhe sa vota ishin pro) : Degën e Washington DC, Degën Newburgh dhe gjithë anëtarët e Komisionit VATRA 5 Tetor 2019”.

Arsyeja për përjashtim – sulme personale kundër zyrtarve të VATRËS dhe sidomos ndaj “udheheqësit ” që mburonte vetëm dashuri – Dritan Mishto Për të sqaruar lexuesit këta janë emrat e VATRANËVE që Kuvendi i Turpit deklaron se i ka përjashtuar nga VATRA

1- Dr. Gjon Bucaj- ish kryetari i VATRËS – anëtar I Degës së VATRËS në Washington DC -5 dekada përkushtim VATRËS sëbashku me familjen e tij

2- Sergio Bitici – anëtar I Komsionit VATRA 5 Tetor 2019-ish nënkryetari i VATRËS – Mbi 50 vjet VATRAN që i kushtoi jetën VATRËS sëbashku me vëllezërit që i shërbejnë VATRËS nga New Yorku deri në Washington DC dhe me ndihma financiare në cdo kohë

3-Ahmet Xhafo nga Camëria – anëtar i Komsionit VATRA 5 Tetor 2019 mbi 50 vjet në VATËR, me përkushtim në VATËR dhe sot

4- Dr, Nexhat Kalici – anëtar I Komsionit VATRA 5 Tetor 2019-Kryetari i Degës se Newburgh, kryetari i VATRA Foundation Inc mbi 30 vjet në VATËR me përkushtim,

5-Kris Kirka – anëtar I Komsionit VATRA 5 Tetor 2019-mbi 20 vjet në VATËR. Nipi i themeluesit të VATRËS Kristo Kirka që vdiq në bugjet e komunizmit në Shqipëri dhe i biri i Niko Kirkës që kaloi dekdada në burgjet e komunizmit në Shqipëri

6-Ahmet Hoti – anëtar I Komsionit VATRA 5 Tetor 2019 ish anëtar i këshillit drejtues përfaqësues i Legaliteti dhe VATRAN prej 2 dekadash

7 – Elton Mara- anëtar I Komsionit VATRA 5 Tetor 2019 ish anëtar i këshillit drejtues – një dëkadë në VATËR

8-Armin Zotaj – anëtar I Komsionit VATRA 5 Tetor 2019-kryetar i Degës Washington DC ish anëtar i Këshillit Drejtues 15 vjet në VATËR

9- Dega e VATRËS Washington DC dega më e vjetër ë VATRËS e krijuar që më 2011 e cila midis anetarëve të saj ka dhe 3 veteranë te forcave të armatosura amerikane, juristë, biznesmenë, student, drejtuesh shkollash, nenpunës universitetesh si dhe nenpunës që punojnë në departamentet e ndryshme te shtetit federal amerikan.

10- Dega e Newburgh New York

Dega e VATRËS Washington DC është krenare që nuk është më pjesë e ketij grupi të Kuvendit te paligjshëm dhe turpit që u përpoq ta transformojë VATRËN në llumin e politikës shqiptare. Ajo do të vazhdojë rrugën e saj në mbrotje të insitutit dhe lirisë së VATRES ashtu si e la Konica, Noli dhe Kirka dhe nuk terhiqet as nga “përjashtimet” e stilit komunist as nga kërcënimet. Dega e VATRËS në Washington DC është krijuar përpara se Dritan Mishto të dinte ku ishte dera e VATRËS dhe nuk e përjashton dot nga VATRA asnjë nga militantët e degëve që u krijuan me 2013 që kanë shkelur dhë shkatërruar cdo nen të Kanunores por mbi të gjitha të vërtetën dhe lirinë në VATËR. Ne zgjedhim gjithmonë VATRËN. SIC e

Kemi thënë dhë më përpara —–NE JEMI VATRA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat