Në New York, Misioni i Republikës së Kosovës Ambasadoria Teuta Sahatqija, priti studenten nga Kosova Albulena Uka - Bota Sot
Në New York, Misioni i Republikës së Kosovës Ambasadoria Teuta Sahatqija, priti studenten nga Kosova Albulena Uka

Amerika

Në New York, Misioni i Republikës së Kosovës Ambasadoria Teuta Sahatqija, priti studenten nga Kosova Albulena Uka

Nga: Beqir Sina - New York Më: 31 janar 2020 Në ora: 09:37
Albulena Uka dhe Teuta Sahatqija

UN NEW YORK : Albulena Uka, e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), më 2015,, e cila pas diplomimit në UMIB-i në qershor 2019 me notë mesatare 10, fitoi një bursë nga Komisioni Evropian për studime master në Universitetin e Ghentit në Belgjikë, një ndër universitetet më të mira në botë, sot e ndodhur në New York, vizitoi Misionin e Republikës së Kosovës, ku u takua me Ambasadoren Teuta Sahatqija.

“Ndihem shumë e pritëshme, dhe shumë e hapur e lirë, në zyrën e diplomacies së Republikës, së Kosovës në New York.Dhe, e vlerësojë pritjen e Ambasadores Sahatqija, sidomos për studentët e rinjë nga Kosova, duke na inkurajuar në punën tone,” tha Albulena Uka, e cila tregojë se për momentin Universiteti i Gehntit në Belgjikë, i ka besuar asaj rolin e Sekretares Gjenerale në Konferencën e Universitetit të Ghentit për vitin 2020.

Ambasadorja Sahatqija, mbasi i urojë mirëseardhjen në vizitë në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, studentes nga Kosova, në New York, e përgëzojë atë për pjesëmarrjen në panelin një Dialog të UN75 me të rinjtë në temën 'Rinia në vendin e vozitjes' - 'Youth in the Driving Seat ' në Selinë e Kombeve të Bashkuara me Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres.

Ajo e njohu më pasë studenten Uka, me mjediset e kësaj konsullate dhe punën e stafit të saj diplomatic. Sidomos, në promovim e shqiptarve të suksesshëm, në fusha të ndryshme, dhe e ftojë atë të vizitonte një ekspozitë e cila qendronë e hapur prej vitit të kaluar.

Albulena Uka, ndodhet në New York, me një grup studentësh të rinjë nga universitetet e ndryshme të botës, drejtuesit të të rinjve të cilët tha ajo ndajnë vizione pozitive për të ardhmen, dhe u takuan në Selinë e Kombeve të Bashkuara me Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres në një Dialog të UN75, së bashku me të rinjtë në temën 'Rinia në vendin e vozitjes' - 'Youth in the Driving Seat'.

Ky takim u mbajt më të mërkurën (29 janar 2020) shoqëruar me një panel me Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres, ku ishin gjashtë udhëheqës të rinj nga e gjithë bota, të cilët ishin në Selinë e KB në Nju Jork të Mërkurën për të ndarë vizionet e tyre ambicioze për një të ardhme, në një program të UN në bashkëpunim ndërkombëtar me përparësi që të dëgjohet zëri i të gjithëve.

Albulena Uka spjegojë se ata morën pjesë në një diskutim me Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres duke shënuar fillimin zyrtar të dialogëve që po zhvillohen në të gjithë botën këtë vit për të shënuar përvjetorin e 75-të të KB.

Nga rrugët në internet, të rinjtë po kërkojnë të thonë një vendim në vendimet që ndikojnë në të tashmen dhe të ardhmen e tyre.

Sot dëgjova nga disa prej tyre, si pjesë e bisedave tona në UN75, tha Guterres.

Dhe, shpjegoi se, ky dialog fillestar i profilit të lartë UN75 do të krijojë tonin për këto biseda globale se si KB mund të punojë më shumë për të krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

"Ne duam të ndryshojmë, ne duam të jemi më të mirët, ne duam t'i përgjigjemi aspiratave tuaja, shqetësimeve tuaja," tha ai.

"Ne duam që ju të keni mundësinë të luani rolin që rinia duhet të luajë në botën moderne në të cilën jetojmë, dhe veçanërisht në botën që po përpiqemi të ndërtojmë."

Albulena Uka:

Ajo i filloi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), më 2015. Kishte një entuziazëm të madh qysh në fillim. Në 2017 prezantoi UMIB-in në konferencën ndërkombëtare në “Harvard University”. Pas Harvardit në Amerikë, Albulena mori pjesë në shumë gara, konferenca e kongrese, në të cilat u shpërblye me mirënjohje për performancën e saj, siç ishin: në Bukuresht, Stamboll, Vjenë, Paris, Bruksel, Ankara, Budapest, Shkup etj.

“Universiteti i Mitrovicës më ka dhënë hapat e parë të zhvillimit akademik dhe më ka përgatitur për botën profesionale ndërkombëtare”, thotë ajo.

Në Kosovë është angazhuar gjatë kohës së studimeve edhe në praktika të institucioneve të ndryshme qeveritare dhe gjyqësore, siç janë Gjykata Themelore dhe Gjykata Kushtetuese në Prishtinë.

Më vonë Albulena, është përzgjedhur nga stafet organizative si drejtuese në konferenca të ndryshme siç ishin në:

Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Zagreb, Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Budapest, Këshillin e Bashkimit Evropian në Vjenë e Forumin e Lartë Politik në Tiranë.

Pas diplomimit në UMIB-i në qershor 2019 me notë mesatare 10, ajo fitoi bursë nga Komisioni Evropian për studime master.

Albulena po vijon studimet e masterit ne Universitetin e Ghentit në Belgjikë, një ndër universitetet më të mira në botë.

Për momentin Universiteti i ka besuar rolin e Sekretares Gjenerale në Konferencën e Universitetit të Ghentit për vitin 2020.

Mesazhi i saj për të gjithë studentët është: “Mos e prisni mundësinë për t’u bërë të suksesshëm, por krijojeni vetë atë.”

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat