Në 4 vite asnjë cent nuk kam fituar nga fotot në Prishtinë. Jeta në trojet tona shumë e vrazhdë… - Bota Sot
Në 4 vite asnjë cent nuk kam fituar nga fotot në Prishtinë. Jeta në trojet tona shumë e vrazhdë…

Amerika

Në 4 vite asnjë cent nuk kam fituar nga fotot në Prishtinë. Jeta në trojet tona shumë e vrazhdë…

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 06:45
Nik Morina

Nik Morina është fotograf profesionist që jeton në Philadephia. Që prej vitit 2009 vendosi te shpërngulej nga Anglia drejt USA.

Ai vendosi të largohej nga Prishtina dhe të ndjekë pasionin e tij për fotografinë, dhe sot ka studion e tij ku realizohen photoshooting komerciale, si dhe photoshooting për evente private. Në Kosovë ai ka punuar rreth 4 vite si fotograf dhe nuk ka arritur të sigurojë të ardhura financiare kurrë nga fotografia. Ka punuar shumë punë të ndryshme, dhe kurrë nuk e ka braktisur pasionin e tij për fotografinë. Një ndër mbështetësit e tij në USA ka që qenë fotografi Fadil Berisha. Ai është fotograf në shumë dasma amerikane.

Nik përveç studios së tij të fotografisë ka dhe kafe të tijën, ku kryesisht frekuentohet nga Amerikanë. Në intervistën e dhënë për emisioni diaspora, ai ka treguar rrugëtimin e tij në USA, punët e para dhe si arriti të ndërtojë studion e tij profesionale. I pyetur nëse do të rikthehej në vendlindje, ai është shprehur që është në planet e tij në të ardhmen të jetojë në bregdetin shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat