Kryemadhi: T’i krijojmë mundësinë të rinjve të rikthehen në Shqipëri

Amerika

Kryemadhi: T’i krijojmë mundësinë të rinjve të rikthehen në Shqipëri

Nga: Beqir Sina Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 05:59
Monika Krymadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Krymadhi në një intervistë të dhënë për gazetarin Beqir Sina në SHBA u shpreh se gjithmonë revolucionet popullore kanë ardhur atëherë kur pushtetarit i është dukur vetja i plotfuqishëm, i plotfuqishëm është vetëm Zoti lart në qiell.

Pjesë nga Intervista:

Kohët e fundit ju patët një dakordësi me mazhorancen. A do të thotë kjo se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe do të kemi një dakordësi tjetër për këtë mbas këtij debati të fundit që u zhvillua?

Edhe shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Europian, i kanë vendosur 9 kushte Shqipërisë. Ku kushti parë fillon me miratimin e reformës zgjedhore dhe kushti dytë është implementimi. Dhe ne duhet të fillojmë një proces të realizimit të 9 kushteve të Bundestagut në mënyrë të tillë që Bashkimi Europian të japë një po qoftë edhe me kushte për Shqipërinë. Sepse është ndarja përfundimtare e drejtimit të Shqipërisë drejt perëndimit dhe jo drejt drejtimeve të tjera. Dhe faktikisht i vetmi kusht që ka të bëjë me opozitën është dakordësimi për reformën zgjedhore. Dakordësimi për reformën zgjedhore është e vetmja gjë që ne tashmë e mbyllim të gjithë detyrimin tonë. Jo me shqiptarët detyrimi ynë mbyllet kur Shqipëria të jetë anëtare e BE-së, kur të rrisim ekonominë shqiptare, t’iu krijojmë shqiptarëve më shumë mundësi punësimi, me paga të paguara, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve sepse kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë jam e bindur që pjesa më e madhe e djemve dhe vajzave që janë këtu, të cilët kanë qenë pjesë përbërëse e strukturave të LSI-së, kanë qenë organizatorë të fushatave tona, kanë qenë ‘zemra’ e të gjithë fushatës tonë, mendoj se ndihen shumë më mirë në Shqipëri, shumë më komod dhe mund të jenë shumë mirë në profesionin e tyre. Sepse, një inxhinier mekanik nëse do të ketë një rrogë të mirë paguar në Shqipëri si një evropian i vërtetë normal që nuk do të vijë dhe të jetë emigrant që pret për të marrë dokumentat në SH.B.A. Unë e thash edhe më parë që kjo është një mundësi për shumë gjëra të tjera por ama kënaqësia e profesionit është diçka tjetër sepse nëse këta të rinj dhe të reja kanë duruar deri më tani për të mos ardhur dhe për të mos ikur nga vendi i tyre do të thotë se ata ndihen shumë mirë në Shqipëri. Por situata u bë aq e vështirë sa që ishte çështje e mbijetesës së tyre, nuk ishte më çështje e durimit por ishte çështje e mbijetesës për të fituar kafshatën e gojës.

Me një mazhorancë kaq të fuqishme dhe me një mazhorancë kaq të papërgjegjshme ndaj një opozite, cilado qoftë ajo, sa mund të besoni ju që mund të shkojë Shqipëria në zgjedhje të reja, që ju ta dërgoni vendin drejt zgjedhjeve të reja, të lira dhe të ndershme?

Gjithmonë revolucionet popullore kanë ardhur atëherë kur pushtetarit i është dukur vetja i plotfuqishëm, i plotfuqishëm është vetëm Zoti lart në qiell. Të gjithë ne të tjerët jemi shërbëtorë të tij dhe nëse ne nuk e kuptojmë që duhet t’i shërbejmë me devotshmëri qytetarëve tanë, me gabime, pa gabime, me një ndershmëri që në fakt është bërë si një utopi për qytetarët që politikani ka ndershmëri por t’i dhimbset vendi i tij, të bëjë diçka për vendin e tij sepse nesër do të jetë edhe ai një nga pensionistët i cili do të ketë nevojë për sistemin, për shtetin, për sigurinë, për shëndetësinë, për çdo gjë që t’i shërbejë atij. Nuk është paraja ajo që të ndihmon, nuk është pushteti ai që të ndihmon, është sistemi ai që të ndihmon. Nëse ne nuk e instalojmë këtë lloj mentaliteti sigurisht që do të jetë shumë e vështirë për Shqipërinë.

Te diaspora që edhe sot të jetë në gjendje, të jetë aq e afërt për të kontribuar kësaj opozite që siç jeni opozita juaj jashtë parlamentit?

Unë nuk mendoj që diaspora duhet të ndihmojë opozitën por mendoj që diaspora duhet të kontribuojë për shqipërinë dhe opozita, mazhoranca dhe të gjithë faktorët politik duhet ta shohin diasporën jo vetëm si një portofol i një ministri me 3-4 veta por duhet të jetë një institucion i cili i jep dinjitet, i jep krenari diasporës në vendet ku jetojnë sepse këtu çdo shqiptarë që jeton qoftë shqiptarë i Kosovës, i Maqedonisë, i Shqipërisë, Malit të zi apo dhe të tjerave me radhë nuk ka nevojë për shtetin shqiptarë. Shteti shqiptarë ka nevojë për ta dhe ne në qoftë se nuk do ua japim atë që duhet dhe nëse ne nuk do iu rrimë pranë sigurisht që diaspora nuk do ta kthejë më kokën pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat