Presidenti i Shqiperise Ilir Meta, u takua me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo

Amerika

Presidenti i Shqiperise Ilir Meta, u takua me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo

Nga: Beqir Sina Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 17:08
Pompeo dhe Meta

WASHINGTON D.C. (Bota sot 6 Janar 2020) Presidenti i Shqiperise zoti Ilir Meta po merr në Mëngjesin e Lutjeve në Washington ku ka bërë disa takime të rëndësishme, me senator e kongresmen, anetare te qeverise amerikane, perfshire edhe shefin e diplomacise amerikane Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

Keshtu te pakten thote zyra e tij e shtypit në një postim qe ka bere sot në rrjetet sociale ku Presidenti Meta ka njoftuar takimin e tij me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

"Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C." shkruan Meta.

"Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Brownback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.

Image

 

Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane! ?????"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat