Haradinaj takon bashkatdhetarët në Nju Jork - Bota Sot
Haradinaj takon bashkatdhetarët në Nju Jork

Amerika

Haradinaj takon bashkatdhetarët në Nju Jork

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 08:57
Pamje nga takimi

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

Aty ai ka takuar edhe bashkatdhetarët të jetojnë dhe veprojnë në Nju Jork.

Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për shqiptarët e Amerikës për kontributin e tyre për vendin.

“I nderuar të jem pjesë e pritjes për bashkatdhetarët tanë në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork. Mes grave dhe burrave që dhanë shumë për faktorizimin e shqiptarëve dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Për atë që kontribuuan këta patriotë me dekada, sot Kosova ka dyert e hapura në vendet më të rëndësishme të vendim marrjes”, shkroi Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat