In memoriam

Amerika

In memoriam

Nga: Skënder Karaçica Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 18:10
Nexhmije Pagarusha

Këngëtarja shqiptare Nexhmije Pagarusha, dhuntia e vokalit te rrallë dhe si dhuratë e maleve te Pagarushës ne krahinën e Llapushës,u bë ikona kombëtare në Kosovë dhe në hapësirën mbarëshqiptare.

Nëpër vite,në pentagramin dhe vokalin e saj u bë lulja më e bukur e artit muzikor,të këngës së lirë dhe popullore në koncertet në Kosovë dhe më gjerë në rrafshin kulturor të kohës.

Një zë i bukur po vjen ndër malet tona.Atje po vjen baresha në teksin e shkrimtarit Rifat Kukaj,që shumë dashamirë të këngës dhe të tjerët nuk e dinin se bukurinë artistike të këngës ,,Baresha,,ia dha vetë pena e shkrimtarit Kukaj dhe,do të thosha si një prorosi nga Drenica dhe malet me bukurinë e historisë dhe të dashurisë djaloshare.

Ne verën e mërgimtarëve që kthejnë në Kosovë për pushime,pata nderin e madh që bashkë me gazetarën e Radio Kosova,Radije Hoxha dhe emisioni i saj,,Portat e natës,,shkuam që të vizitojmë ikonën  e këngës së lehtë shqiptare dhe popullore ne Prishtinë,Nexhmije Pagarushën.

Nga një kafe të duarëve të Dije Hoxhës dhe nis biseda për historinë,për artin muzikor,për koncertet,për duartrokitjet nga spektatorët e shumtë dhe gjithandej me respektin frenetike ashtu si respketohen artistët e medhenj të kombit shqiptar.Nexhemija Pagarusha shkëlqente dhe tërë shpirtin artdashës të spektatorit e bënte për vete me vokalin e rrallë te maleve të Kosovës.

Takimi me artistën e madhe kombëtare,me Nexhmijen në Prishtinë,shpaluam shumë kujtime nga historia shqiptare dhe për Kosovën ndër vite,atëherë kur disa mundoheshin që ta ndalnin diellin për Kosovën tonë dhe të shembnin tërë panteonin e jetës shqiptare...Aty,atë mbrëmje me Nexhmije Pagarusha,i them se si babai i saj Vesel Pagarusha,si hoxhë dhe atdhetar kur kishin nisë të marrin udhën e shpërnguljes për në Turqi banorët e këtij fshati,babai i saj nga miniarja e xhamisë u bënte thirrje:

,,O vllazni,mos e lëshoni Pagarushën,mos merrni udhën për në Anadoll...,,!

Kur dëgjoj këtë të dhënë nga analet e historisë së kohës,Nexmija e priti me lot në sy dhe nisi të flasë për babain e saj në kujtime të kohës...

Nga udha e saj artistike,i kishte lënë mbresë gjesti shumë kulturor dhe shtetëror i kryeministrit shqiptar Edi Rama,i cili nga Tirana kishte nisur shoferin e tij me një buqetë me lule për Artistën e madhe të kombit në këtë shekull për ditëlindjen e saj në Prishtinë.

Gjatë tërë jetës artistike,Nexhmija përmes vokalit dhe pentagramit të këngës së lehtë dhe popullore me vete kishte mesazhin për kombin e vet shqiptar dhe për Kosovën,atëherë në rrjedhat e kohës kur të tjerët në Beograd na quanin njerëz primitiv dhe me bisht(!).

Shpërblimet më të mëdha në jetë për artistën dhe Bilbili i Kosovës,ishin spektatorët dhe duartrokitjet frenetike plot dashuri dhe me zemrat me erëlulet e këngës së bukur shqiptare të Kosovës!

Brezat e tashëm dhe të ardhshëm do të mësojnë e do të kujtojnë Nexhmije Pagarusha,vokalin dhe pentagramin  shqiptar të saj me mesazhin për bareshën,që sot u bë mësuese,mjeke,gjykatëse,shkrimtare...në hapësirën shqiptare dhe të Kosovës së lirë.

Nexhmije Pagarusha u lind dhe u bë artiste e madhe e kombit shqiptar përmes artit muzikor në përmasën e pentagramit të vlerave tona,që participojnë me vlerat me popujt tjerë në Evropë dhe në botë.

Nexhmija e donte shumë Shqipërinë,e kishte pengë në zemër që një ditë të shihte të bashkuar me Kosovën,kështu ia kishte lenë amanet babai dhe atdhetari hoxhë Vesel Pagarusha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat