Një natë e paharruar muzike në Nju Jork, me Nexhmije Pagarushën e Vaçe Zelën

Amerika

Një natë e paharruar muzike në Nju Jork, me Nexhmije Pagarushën e Vaçe Zelën

Nga: Beqir Sina, New York Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 19:34
Nju Jork

Aktivitet me këngë që i përkasin një repertori shumë të veçnatë të këngës shqiptare, siç është ai i dy prej legjendave të muzikës shqiptare: Nexhmije Pagarusha — Bilbili i këngës Shqipe, dhe asaj nga Lushnja, Vaçe Zela - Magjia e këngës shqipe

BROADWAY - NEW YORK: Më në fund këngëtarja e njohur e komunitetit, Aurela Gaçe, tregojë se edhe ajo ka mundësi të këndojë live në një aktivitet me këngë që i përkasin një repertori shumë të veçnatë, të këngës shqiptare, siç është ai i dy prej legjendave të muzikës shqiptare: Nexhmije Pagarusha — Bilbili i këngës Shqipe, dhe asaj nga Lushnja, Vaçe Zela - Magjia e këngës shqipe. Një rast i bukur qe ky mbrëmë, që u shfrytëzua mirë prej kësaj këngëtareje, rastë ky siç e pamë iu dha asaj nga artisti i madh i fotos Fadil Berisha, i cili mbrëmë së bashku me grupin muzikor Alba, organizojë një koncert për ndihmuar dy këngëtaret e paharrueshme Nexhmije Pagarushën dhe Vaçe Zelën. Auerla Gaçe dhe grupi muzikor Alba i drejtuar nga muzikani i njohur Edmont Xhani, sollën mbrëmë në Nju Jork, një spektakël të një koncepti të ri, krejt ndryshe nga ai çka kemi parë deri tash në komunitet.

Për t'i dhënë vlera të veçanta këtij koncerti, e ftuar speciale nga Tirana, ishte gazetarja e njohur Tefta Radi. Fotografi i njohur shqiptar në mbarë botën, Fadil Berisha, ka mëse një vit që ka nisur punën për organizimin e këtij aktiviteti, për dy artistët të muzikës shqiptare dhe ia arriti një suksesi të madh. Ky koncert i mbajtur në një lokal luksoz, në një ndërtes shumë katëshe(gradaciele) ishte një koncert i mabjtur në Broadway - Nju Jork, tërësisht shqiptar. Aurela Gaçe, risolli mbrëm origjinale për shqiptarët e Amerikës, këngët më të njohura të dy artisteve tona të mëdha, të kënduara ndër vite. Qëllimi i organizatorit, Fadil Berisha ishte që të gjitha të ardhurat që u mblodhën mbrëmë nga ky koncert, të shkojnë për nder të dy artisteve që tashmë ndodhen në pension, Vaçe Zelës, e cila, prej kohësh jeton në Zvicer, pranë së bijës, dhe Nexhmije Pagarushës, e cila ndodhet në vendin e lindjes, në Kosovë. Në koncertin e organizuar enkas për dy artistet tona të mëdha, të cilat nuk ishin prezente për arsye shëndetësore, u bë live, e "gjallë" për rreth tre orë, jeta dhe veprimtaria e tyre nëpërmjet repertorit të këngëve të tyre të paharrueshme. Ambasadori i RSH, në Kombet e Bashkuara ekselenca e tij Ardian Neritani, tha në fjalën tij se: "Njërëzit e vlerave na sjellin vlera".

Artiste shqiptare

Sakaqë, prezantuesja e këtij koncerti, gazetarja nga Tirana, Tefta Radi, në fillim të fjalës tha se: "Dashamirë, të artit e të kulturës, mirëseerdhet në këtë mbrëmje elite. Në qender të këtij koncerti do të jenë"poleni" i 20 këngëve të zgjedhura, të dy personaliteteve tashmë të shquara, të shëndërruara në legjendë - në mite. Dy artiste të mëdha që me zërat e tyre të mrekullueshme plotë 40 vite krijuan historinë e këngës shqiptare. Artistitja e Popullit, Nderi i Kombit një zë i paarritëshëm siç do t'a shohim më pasë Vaçe Zela. Bilibili i Kosovës, Këngëtarja e Shekullit, këngëtarja e Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Ky koncert bamirësie, tha Radi, u realizua këtu në zemer të Nju Jorkut, në Manhatan, në këtë mjedis të mrekullueshem nga fotografi i mirënjohur Fadil Berisha. Personalitet në botën e madhe të artit amerikan, botëror e shqiptarë. Natyrishtë që ky është një koncert bamirësie që shuma e mbledhur në mënyrë simbolike du t'u dhurohet të dy këngëtarve të cilat jetën e tyre e kaluan në skenat shqiptare e të huaja. 40 vite karjere - 40 vite që ato lancuan këngën shqiptare - 40 vite ato krijuan preformanca të shkëlqyera, lanë pasë ritme që sot, janë bërë magjike.

Image

 

Ambasadori shqiptar Ardian Neritani

Një pjesë e atyre këngëve do të vi sot, për ju Aurela Gaçe me një sfidë të jashtëzakonëshme, u shpreh Tefta Radi. Ajo tha se: "Për t'a bërë koncertin sa më të freskët dhe sa më të gëzueshëm kemi para nesh orkestrën Alba, ku bëjnë pjesë muzikan të nderuar të komunitetit tonë, siç janë: në kitarë Edi Xhani, në klarinet Sokol Asllani, në bateri perkusion Alban Kushi, në organo Ilir Dangëllia. piano elektirke Dritan Papa, në kitarë basë Zini Borova, tre muzikantët e Broadueit, trompistët, Tim Uendi, Xhejms Prospi, dhe Azdrea Patler. Kjo bëhet, për dy arsye e para: që të pasurojmë formacionin orkestral, dhe arsyea e dytë është t'i bëjmë sa më shumë të njohur opinionit amerikan vlerat e vërteta të muzikës sonë kombëtare."

Gazeta jonë, foli me drejtuesin e grupit muzikor Alba, kitaristin e njohur Edmont Xhani, i cili tha se: "Me këtë koncert, ne si muzikan, kishim parasyshë të sjellim në kohë repertorin e famëshëm të atyre dy këngëtareve. Gjithmonë, duke ruajtur orgjinalitetin e tyre, dhe t'a freskojmë me elementin e ri. Kamë parasyshë orkestracionin, që kamë përgatitur për këtë koncert. Të raujmë të pastër karakterin e muzikës shqiptare, të ruajmë notat e saja të shkrura nga kompozitor të shquar si në Shqipëri e Kosovë.

Aurela Gace - këndon

Image

Pse zgjodhët këtë llojë forme me një koncept të ri të koncerteve në komunitet, krejt ndryshe nga to çka jemi mësuar të shohim deri tash?

Lolali luksoz ku u zhvillua koncerti

Image

Edmond Xhani: Më thënë të drejtën e kapët shumë bukur këtë pikë. Ky është megjithë mënd një aktivitet i një stili krejt të veçantë. Unë do të thoja që pikë së pari, më tërheqë shumë atmosfera e krijuar. Vendi i zgjedhur. Publiku do të jetë sonte mes "shoët" dhe një ambjenti teper atraktiv. Ku do të jemi larg shablloneve larg atyre koncerteve kur pak a shumë skena e ndanë këngëtarin dhe muzikantët nga spektatorët. Ky llojë koncerti i tipit perendimorë, i ngjanë një bashkëbisedimi mes muzikës dhe publikut. Dhe ky është një hap i rëndësishëm që mbikëtë bazë dhe në amjente edhe më të mëdha të organizojmë koncerte të tjera. Kërkesa për koncerte të tilla kanë ardhur duke u rritur ashtu siç është rritur edhe komuniteti ynë. Pra kjo do të jetë një pikënisje e mirë për aktivitete të tjera.

Image


A mundet që Aurela, sonte solo, të mabjë "peshën" e madhe të këtij koncerti dhe të na sjellë për publikun e këtushëm të "gjallë" zërin dhe interpretimin legjendar të Pagarushës dhe Zelës?

Edmond Xhani: Jo pa qëllim kemi zgjedhur këtë këngëtare, për këtë recital. Kjo pikërishtë, ka qënë një ide e kaluar e Fadil Berishës.Aurela sot, mund të them është elita e këngës shqiptare. Ajo është një këngëtare me vlera të veçanta vokale. Një këngëtare me vlera të veçanta të karaktereve të ndryshme. Këtë e ka treguar si në aktivitete të ndryshme në Shqipëri e komunitetet. Pra është një këngëtare që mëshiron në vetvete tiparet që mund t'i mbulojë më së mirir këto dy këngëtare që po kujtojmë ne Nju Jork, sot. Pasi, sot nuk bëhet thjesht fajla se po respektojmë vetëm Pagarushën dhe Zelën, këtu bëhet fjalë që këto dy ikona të muzikës shqiptare, kanë kënduar dhe kanë lëvruar në gjini të ndryshme muzikës - në popullore, të kultivuar dhe atë të lehtë. Pra një këngëtare e kompletuar, siç është sot, Aurela Gaçe, do të bënte atë që t'a çonte sonte në vend këtë mision për të kënduar treva të ndryshme dhe dy karaktere të ndryshme.

Pjesëmarrës në koncert

Image

 


Çfarë mendoni për të ardhmen e këtyre koncerteve?

Edmond Xhani: Kjo pyetje është më shumë vend. Ne jemi një "armatë" e tërë muzikantësh dhe këngëtarësh që jetojmë e punojmë në SHBA-ës, dhe kemi shumë mundësi të zhvillojmë më shumë aktivitete të tilla dhe për ndihma humanitare. Ky koncert sonte të paktën, dua të them që kontributi më i vogël që mund të japëm ne sot për këto dy zonja dhe muzikën shqiptare. Do të thoja se ka ardhur koha që koncerte dhe aktivitete të tilla janë bërë domosdoshmëri e komunitetit shqiptar në Amerikë. Me këtë i bëjmë thirrje biznesmenve shqiptar në Amerikë, se arti shqiptar ka nevojë shumë për ndihmën e tyre financiare. Që ky artë dhe kjo muzikë të arrijë sferat më të larta ku edhe ne prtendojmë të ngjisim muzikën shqiptare, dhe t'i tregojmë me këtë rastë edhe opinionit e specialistëve amerikan, se Shqipëria është një vend i pasur kulturor e artisitk. Një vend me kultur të lashtë dhe moderrne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat