Tërmeti në Shqipëri dhe shqiptarët e Amerikës - Bota Sot
Tërmeti në Shqipëri dhe shqiptarët e Amerikës

Amerika

Tërmeti në Shqipëri dhe shqiptarët e Amerikës

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 23:00
Tërmeti në Shqipëri dhe shqiptarët e Amerikës
Rean vajza e dy artistëve shqiptar në SHBA, në aksion për të ndihmuar shokët e shoqet e saja në Shqipëri,
 
NEW JERSEY : Shqipëria e mesme dhe një pjesë e asaj veriperëndimore, më 26 Nëntor 2019, ora 03:54 e mëngjesit, u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, të paktën thanë lajmet që erdhën nga Shqipëria.
 
Simbas atyre lajmeve u tha se dridhja e këtij termeti i konsideruar si më të fuqishmit në njëqind vjet, në Shqipëri, u ndje në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, si dhe në vendet fqinjë, deri larg Itali - Taranto dhe Serbi - Beogradi, pra rreth 370 kilometra në verilindje të epiqendrës, që ishte qyteti i lashtë shqiptar Durrësi, i cili u dëmtua më së shumti.
 
Lajmet nga Shqipëria, sidomos ato në rrjetet sociale Facebook, thanë se në total 51 njerëz mbetën të vdekur nga tërmeti dhe mbi 3,000 vetë u plagosën.
 
Ato sqaruan se për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë, të paktën në më shumë se dyzet vjet.
 
 
Shqiptarët e Kosovës, treguan një solidaritet të jashtëzakonshëm, sapo mësuan lajmin , ashtu si dhe shqiptarët në trojet etnike, por edhe në diasporë, ku si gjithmonë dallohen Shqiptarët e Amerikës.
 
 
Një familje artistësh të njohur jo vetëm në komunitetin shqiptar amerikan, por edhe më gjerë, diasporën, Kosovën dhe Shqipërinë, viset shqiptare janë edhe bashkëshortët muzikantë Raif Hyseni dhe Merita Halili.
 
 
Ata jo vetëm të dy që e ndjen thellë në zemër dridhjen e tërmetit të 26 Nnëntorit, për humbjen e madhe që shkatojë, me vdekjen e 51 vetave dhe qindra të plagosur, por ndjen një dhimbje edhe për dëmet e shumta materiale e tjera.
 
 
Për çka për asnjë moment nuk u ndijen fare mirë, dhe menduan se çfarë duhej bërë……!
 
 
Gazeta jonë bisedojë këto ditë me dy artistët e njohur Merita Halili dhe Raif Hyseni – mbasi mësuam nëpërmjet rrjeteve sociale se bija e tyre Rean, kishte marrë një vet-inisiativë për të ndihmuar sado pak vëllezërit e motrat në Shqipëri, nëpërmjet shokve e shoqeve të shkollës amerikane.
 
 
“Kur ndodhen fatkeqësi natyrore në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare, instiktivisht të gjithë ne Shqipëtarët mbrenda dhe jashtë saj - shqetesohemi dhe brengosemi, për vëllezërit e motrat, tona, bashkatdhëtarët tanë të cilët fatkeqësisht, në disa raste humbin të dashurit e tyre, lëndohen dhe derisa disa ngelen edhe pa çati mbi kokë e tjera e tjera...” tha Raifi në një bised të rastësishme këto ditë ndërsa filsnim rreth tërmetit në Shqipëri, kua ai dhe Merita kishin viztuar edhe disa vende të dëmtuara në Shqipëri.
 
“Ne si familje e diskutonim si mund t’i ndihmojmë, - të japëm ndihma në vlerë monetare, dhe materiale, të lutemi tek të tjerët qoftë shqiptar e amerikan, duke menduar se nuk është turp.”
 
Atëhere unë e pyeta vajzën tonë Rean, tregon Raifi se : Ç’ka do bësh ti që të ndihmosh motrat dhe vëllezërit tuaj në Shqiperi??
 
Rean, me atë çiltërsinë që shkëlqen në zemrën e saj fëminore, më tha nuk di se si ti ndihmoj - por veq mendojë me dërgue ca dollar të kursyera, para këto që Rean, i kishte fituar me punën që bën part time – punë të pjesëshme.
 
Unë i thashë ajo është një gjë shumë shumë e mirë!. Por, e këshillova do beshë diçka tjetër që edhe të tjerët të jenë pjesë e një inisiative, për t’i ndihmuar sa do pak njerëzit e prekur nga termetet.”
 
Rea me pyeti, sërish - Si??
 
Unë i thashë prorpozoj drejtorit të shkollës ku jeni - që të filloni të mbledhni ndihma për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
 
Dhe, ja shpjegova që pa dyshim drejtori James Caldwell High Schooli, Mr. Jim Delvin, të cilin e njihja, kishte me i thënë Po! do bëjmë një aksion për të mbledhur ndihma për viktimat e tërmetit.
 
“Andaj, Rean mori “zemër” dhe u hodhë menjëherë në aksion, që së bashku me shoqen e saj M.C., e bën lajmërimin në shkollë dhe aksioni filloj. Kështu që janë mbledhur, deri tani disa pako të mëdha me veshmbathje dhe materiale të tjera për fëmijët shqiptar, për t’i dërguar në Shqipëri( këto pako kan tesha, triko, xhaketa, çorape, pallto, pantollona, batanije, si dhe produkte për higjenë personale nga më të ndryshmet.”
 
Më pasë si ka shtuar se :” Tani mbrenda javës së ardhshme besojmë dhe shpresojmë që ndihmat do të arrijnë në Shqipëri” – Zoti i bekoftë Shqiptarët" tha mjeshtri i fisarmonikës, Raif Hyseni.
 
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat